Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Letër e hapur drejtuar:
Ministrit të Punëve të Jashtme të Danimarkës
z. Per Stig Møller,
Koordinatorit të BE-së për çështje të jashtme
z. Havier Solana,
Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së
z. Ban Ki-moon
Që nga lufta e vitit 1999, UNMIK-u ka qenë përgjegjës për çështjet politiko-ekonomike në Kosovë. Në praktikën aktuale, politika e tyre ka qenë që të lejojnë politikanët e korruptuar dhe mafioz që të merren me situatën.
Gjatë disa viteve të fundit, popullata ka treguar pakënaqësinë në rritje ndaj udhëheqjes së jashtme duke demonstruar gati çdo ditë. Këto demonstrata kanë arritur kulminacionin e tyre më 10 shkurt, njerëzit ishin në rrugë në tërë Kosovën për të kërkuar tërheqjen e planit të Marti Ahtisaarit. Një manifestim i madh u bë në Prishtinë, i organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe udhëheqësit të saj, Albin Kurti (ish-udhëheqës i studentëve shqiptarë) dhe me Adem Demaçin, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Demaçi është një hero, simbol atdhetari politik, pas mbajtjes së 29 vjet burg politik në kohën e sundimit të ish-Jugosllavisë (shpesh i quajtur edhe si Mandela i Kosovës). Gjatë këtyre viteve, ai, me anë të mënyrave paqësore ka luftuar për të drejtat e popullit shqiptar deri në lirinë demokratike dhe vetëvendosjen politike.
Protesta paqësorë u ballafaqua me brutalitetin policor, me ç´rast 2 u vranë, 80 u lënduan dhe afër 200 të arrestuar në mesin e tyre dhe udhëheqësi i VETËVENDOSJES Albin Kurti.
Rezistenca e popullatës shqiptare kundër planit të Ahtisaarit është protestë kundër faktit që autoritetet e jashtme vendosin për të ardhmen e tyre.
Ata, duan të drejtën e njëjtë si njerëzit e tjerë kudo qofshin ata, të vendosin për jetën e tyre me anë të mjeteve demokratike. Por, përfaqësuesit shqiptarë në komisionin përgatitor në Vjenë nuk janë zgjedhur në mënyrë demokratike dhe ata nuk përfaqësojnë interesat e popullit.
Populli i Kosovës ka vuajtur tmerrshëm, gjatë luftës në vitin 1999:
Më shumë se 14. 000 të vrarë,
Më shumë se 3000 janë të zhdukur,
Më shumë se 20. 000 femra janë të dhunuara
Më shumë se 185.000 shtëpi janë të dëmtuara,
Më shumë se 850.000 shqiptarë u dëbuan jashtë vendit.
Ekonomia e Kosovës është në gjendje katastrofale, dëshpëruese; sepse ushtria Serbe i ka grabitur bankat, pasurinë shoqërore dhe private. Pas gjithë kësaj, askush nuk e pranon që Plani i Ahtisaarit privilegjon 5 % të pakicës serbe kundër minoriteteve tjera dhe 90 % të shumicës shqiptare.
LËVIZJA VETËVENDOSJE kërkon:
Vetëvendosje të popullit të Kosovës përmes votës demokratike; Tërheqjen e Planit të Ahtisaarit; Tërheqjen e sistemit të komunave mbi baza etnike serbe, të decentralizuara duke ju dhënë më shumë pushtet autoriteteve lokale; Serbia, ta kryej ndaj Kosovës, obligimin ekonomik për dëmet e luftës!
Me këtë letër, ne përkrahim kërkesat e VETËVENDOSJES dhe kërkojmë që popullit të Kosovës t’i jepet (njihet) e drejta për Vetëvendosje.
Xhemil Zeqiri, aktivist për të Drejtat e njeriut.
Minna Skafte Jensen, aktiviste për të Drejtat e Njeriut.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje në Danimarkë
xhemil@hotmail.com
www.diplomacia.dk
Kopenhagë, 13 shkurt 2007
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!