Shkruan: Fatmir Brajshori- Tushi
Të hy menjëherë në Temë.
Për jetën dhe veprën e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, kisha shkruar me rastin e një vjetorit të vdekjës së tyre, dhe, ishte botuar në „ Alternativa“ të Lubjanës në vitin 1990.
Kisha shkruar i pari duke qenë bashkëveprimtar në ilegale me Afrimin dhe Fahriun.
Më vonë shkrova poezi e poema sikurse tregimin me titull: „ Epopeja e Kodrës së Diellit!“
Sot në përurimin e shtatorës nuk folën „ shokët“ e Fahriut ( hiç Arbenin dhe Shabanin); ata ishin në këmbë dhe në fund të masës.
Në radhë të parë ishin ulur „ këmishëbardhët dhe kravatë kuqët!“
Nejse, e dimë që shokët e Fahriut kanë qëndruar gjithmonë në këmbë para popullit, kur duhej mbrojtur atë popull, dhe, kurrë ulur, për t‘u dukur,të rëndësishëm para popullit, siç bëjnë sot ata që asgjë nuk bënë dje, për lirinë e vegjelisë.
Sot u ftuan të flisnin, disa që nuk dinin se çfarë të flisnin për Fahriun.
Fahri Fazliu ishte njeri i aksioneve. Në tetor të vitit 1989, me propozimin e shokëve u pranua në Këshillin Rajonal të LPRKës.
Komiteti Drejtues merr vendimin që Këshillat e Rretheve, të kordinohen nga Këshillat Rajonale.
Deri në tetor të vitit 1989 LPRKja drejtohej nga KD teksa me organizimin e ri bëhej veprimtaria më serioze ku:
Komiteti Drejtues komunikon me Këshillat Rajonal( që do formoheshin) dhe pastaj KR të LPRKës do t‘i kordinonin Këshillat( celulat) nëpër rrethe.
Kështu që në tetor u themelua Këshilli Rajonal i LPRKës për Prishtinë ( në kuadër të Këshillit Rajonal hynin këshillat e komunave Podujevë, Obiliq, Fushë Kosovë, Lypjan) në përbërje:
Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Avni Klinaku,Ramadan Avniu dhe Fatmir Brajshori.
Ky Këshill organizon demonstratat e tetor- nëntorit sikurse shpërndarjen e Pamfletit „ Thirrje“ që ishte më i madhi deri në atë kohë: u shpërndanė në tërë Kosovën 13.500 trakte që të gjitha të futura në zarfe. Pra 13.500 letra A4 të futura në 13.500 zarfe.
U shtypën dhe u përgaditen në një bazë në Prishtinë prej nga u transportuan, pastaj fshehtas, në tërë Kosovėn.
E tëra në kordinim me Fadil Vatën, Bardhyl Mahmutin, Halil Selimin etj.
Unë s‘paku sot kam pritur që për veprimtarin e Fahriut do të fliste Avni Klinaku . Nuk foli. Ishte nga fundi. Rrinte në këmbë.
Ata që meritojn një falenderim janë: Arbeni( Krasniqi) si iniciator dhe kryetari i Komunes së Obiliqit zoti Gashi, i cili pas Xhavit Hazirit që e vuri shtatoren e tij në Komunë, nga sot sheshet e Obiliqit i shqiptarizuan akoma më shumë me shtatoren e Fahri Fazliut.
Sikur secila komunë të kishte një zoti Xhafer Gashi.
Ka shumë episode nga veprimtaria me Fahri Fazliun, siç është rasti i automatikut ku në kondak ishte shkruar „ Kosova Republikë“, pastaj se si e harroj rrushin në makinën time, porosia e shkruar e futur në kuti shkrepëse ( qibritë) etj…
Por kjo qëndron:
Pa Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun dhe më herët AliAjetin, Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën dhe më vonë Hasan Ramadanin kurrë nuk do të bëhej UÇK- ja.
Ka qenë lehtë të luftosh si pjestarë i UÇKës kundrejt Serbisë por nuk ka qenë e lehtë në vitin 1989 me luftue kundrejt Serbisë krejt Jugosllavisë dhe 80% shqiptarëve autonomistë siç luftuan Afrimi dhe Fahriu.
Afrimi i dashuruar në pendën dhe pushkën e Qemal Stafës dhe Fahriu i dashuruar në bombat e Vojo Kushit.
E përfundoj me një lutje:
Shokët heronjë mund t‘na i merrni se janë heronjë të të gjithëve por veprimtaria klandestine e heronjëve nuk ishte me të gjithë.
Lavdi, Lavdisë së Heronjëve të Kombit!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!