VLERËSIMI I ISMAIL KADARES PËR PACIFISTËT DHE UÇK-ËN

13
Jun
2024
Shkruan: Dr. Musa Krasniqi


/Nga libri “Ra ky mort e u pamë” f. 39, 40, 41/:
“Të krijohet përshtypja se diku (diku lart, në Olimp, në Bruksel) është menduar se ndoshta është më mirë që UÇK-ja të zhduket.
Ndryshe nuk mund të kuptohet braktisja e saj, pa asnjë ndihmë, në mëshirë të fatit.
Kam drojë se në këtë braktisje pacifistët shqiptarë kanë luajtur një rol tepër të mbrapshtë. Deklaratat e tyre cinike kundër atyre që po martirizohen janë një turp për moralin e një populli.
Poshtërimi i UÇK-ës prej pacifistëve ka kaluar nëpër disa faza. Në krye filloj në një mënyrë të fshehtë, tinzare. Lavdërohej çdo shenjë përulje e gjunjëzimi, madje u dërgoheshin telegrame urimi familjeve, të cilat milicët serbë i kishin çnderuar e ata kishin qendruar duarkryq. Pastaj u kalua më tej.
Më kujtohen fare mirë dy varrime që ndodhen njëri pas tjetrit në Prishtinë, pikërisht në atë kohë. Një student shqiptar i ndjekur nga milicët, nuk dorëzohet por vritet me armë në dorë. Lideret shqiptarë pacifistë u japin urdhër njerëzve të tyre dhe gjithë popullit të mos shkojë në varrim. Studenti vorroset me jo më shumë se 10 vetë. Disa ditë më pas, një punonjës arsimi, qe nuk ja mbaj mend emrin, anëtar i komisionit famëkeq të arsimit serbo-shqiptar, pra njeri tepër i afert i pacifistëve, vdes në një përplasje veturash. Liderët i organizojnë një varrim madheshtor ku marrin pjesë mbi 100 mijë vetë.
Sfida është tepër e qartë. Një student martir qe vdiste për lirinë e Kosovës duhej të varrosej si një qen. Kurse një punonjës mediokër arsimi, pjesëtar në një komision mashtrues (nga ata komisionet e shumta qe krijoheshin prej Millosheviçit sa herë qe ai ndihej ngushtë dhe kërkonte ti hidhte hi syve të botës) nderohej si hero.
Kumti ashtu si sfida, lexohet hapur. Kërkohet përulje dhe jo qendresë. Kështu që populli shqiptar të bëjë një ndryshim themelor në kodin e tij moral. Me fjalë të tjera, ta marrë luanin për qen dhe qenin për luan. Me fjalë të tjera, të rrëzohet perfundimisht në pluhur.
Faza e dytë ishte përgojimi i hapët i djemve dhe vajzave të UÇK-së. Quheshin agjentë të serbëve ata që jepnin jetën në luftë kundër serbëve. Nuk kam dëgjuar gjer me sot të jetë kërkuar ndjesë për këtë blasfemi.
Faza e tretë, e tanishmja, është më e rrezikshmja ngaqe është dyfytyrëshe. Nga një anë, përpara popullit shqiptar shqiptohen ca fjalë simpatie për UÇK-ën, nga ana tjetër, prapa krahëve, në të gjitha zyrat e Këshillit të Europës, të NATOS-s, të OKB-ës, të senatorëve, të kongresmenëve, të ministrave, villet vrer oër ta. Quhen terrorist, marksistë, fundamentalistë, fashistë etj. Me fjalë të tjera, të përshtatshëm për tu zhdukur.”
Këto çka thot Kadare për “pacifistët e medhënjë” unë i kam perjetuar nga “pacifistët e vegjël” (penguesit e mbledhjes së ndihmave për UÇK-ën) në mërgim çdo ditë gjatë punës time vullnetare në sherbim logjistik për UÇK-ën, bile edhe më keq – me kanë kërcnuar edhe me jetë duke marrë turr fizik me armë të ftohta ndaj meje, vetëm pse flisnja të vërtetën për UÇK-ën.
A do të shkruhet historia për pacifistët dhe luftetarët vërtetë – ashtu siç në jetë ka ndodhur ?
Urime 25 vjetori i çlirimit të Republikës së Kosovës

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/06/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk