Xhemil Zeqiri është një nga figurat më të rëndësishme
që i ka diaspora shqiptare në Europë. Për më shumë se 4
dekada ai nga Kopenhaga e Danimarkës ka qenë një zë i
rëndësishëm i cështjes shqiptare.
Do ta gjeni emrin e tij në kancelaritë e Danimarkës,
në shtypin e përditshëm dhe në të gjitha mekanizmat e
këtij vendi ku jetojnë një numër i madh i shqiptarëve që
veprojnë aty.
Ky libër është një dëshmi historike për rolin e
diasporës tonë për cështjen shqiptare si për Kosovën,
ashtu edhe për shqiptarët në Maqedoni veriore.
As edhe për një cast nuk u ndal me veprimtarinë e tij
Xhemil Zeqiri, dhe këtë do të keni mundësi t’a lexoni, t’i
shihni edhe faktet, dokumentet, artikujt e gazetave,
intervistat, korrespodencat, nismat e përpjekjen për
cështjen shqiptare.
Kosova e kishte një strehë të fuqishme në shekullin e
kaluar një diasporë e cila u organizua me Shoqatën
patriotike “Besa” dhe që luajti një rol tejet me rëndësi në
kohën kur eksistonte Jugosllvia, kur u shpërbë dhe në
kohën e diskriminimit të shqiptarëve atje.
S’do mend se ka shumë protagonist që kanë dhënë
kontribut, por nga ky brez lipset të vecohet emri i
Xhemil Zeqirit, ai, është shumë dmth pasiqë nuk kurseu
asgjë për cështjen shqiptare.
Të gjithë faktorët e rëndësishëm nëpërmjet tij dhe
bashkëmendimtarëve të tij që nuk kalkuluan dhe nuk
kursyen asgjë, por punuan dhe kursimet e tyre i
vendosën në veprim të cështjes së Kosovës. Këto
argument edhe dëshmi do ti gjeni në këtë libër i cili është
i vlefshëm për studjuesit, pasiqë një është veprimtari
shumë e gjatë për cështjen shqiptare, dhe do ta keni në
një vend.
Pse i botohet ky libër Xhemil Zeqirit. Për arsye të
veprimtarisë së tij për shkak të angazhimit të tij shumë të
rëndësishëm në proceset që i kaluan shqiptarët në
shekullin e kaluar dhe po i kalojnë. Më kujtohet kur
diku në vitet 91 apo 92 e takova për herë të parë me një
grup gazetarësh nga Danimarka që shkruanin për
problemet që i kalonin shqiptarët në ish Jugosllavi.
Pastaj deri më sot kemi bashkëpunuar dhe bashkërenduar
nga pozita dhe pozicione të ndryshme, por gjithnjë në
shërbim të cështjes shqiptare.
Xhemil Zeqiri u ka ndihmuar shumë si Lëvizjeve
ilegale shqiptare por edhe subjekteve politike shqiptare
me theks të vecantë atyre në Maqedoni veriore për të
njxerr në pah problemet shqiptare.
Sdo mend se Xhemil Zeqiri vokacion kryesor e ka
Kosovën dhe kjo nuk do ti ndahet edhe sot kur Kosova
është shtet i pavarur dhe demokratik. Ai do të vazhdojë
ta mbështes në kancelaritë dhe adminisrratën daneze ku
pritet gjithnje dhe mendimi i tij ka një peshë të madhe.
Nga Adem Demaci e deri te Albin Kurti kanë kaluar
nëpër dyert dhe veprimet e tij konkrete për Kosovën, gjë
për të cilën nuk ka kërkuar asgjë, përvec që ta sheh
Kosovën të lirë dhe demokratike.
Për Xhemil Zeqirin mund të them se në zhvillimet për
themelimin e mbijetesën e Universitetit të Tetovës ai ka
dhënë maksimumin e tij për ta ndërkombëtarizuar dhe
për ta prezantuar denjësisht problemin e arsimit, por
edhe problemet që edhe sot I shqetësojnë shqiptarët në
Maqedoni veriore.
Shpesh nuk ësht kuptuar mirë pasi veprimet e tij kanë
qenë veprime konkrete dhe pa lëvizje majtjas apo
djathas. Xhemili e ka mbajtur dhe vazhdon ta mbajë
cështjen shqiptare në qendër të veprimtarisë së tij.
Shqiptarët e Maqedonisë e njohin shumë pak punën e
tij që ka bë për ta, por ky libër është mundësia më e mirë
për ta kuptuar, punën dhe angazhimin e tij.
Më duhet ta them për mbamendje historike se
diaspora shqiptare në Danimarkë e cila është me një
komunitet të shqiptarëve që me origjinë janë nga
Maqëdonia veriore dhanë shumë për shtetndërtimin,
luftën për liri, për konsolidimin e luftës së UCK-së dhe
për gjithcka që pat nevojë Kosova.
Xhemil Zeqiri me këtë libër na sjell në vëmendje se sa
e vështirë ishte që të veprosh për cështjen shqiptare, por
edhe me sa pasion punuan për lirinë që shqiptarët e
gëzojnë si në Kosovë, poashtu edhe për përpjekejt që
shqiptarët në Maqedoni veriore të bëhen themeltar të
këtij vendi.
Duke e redaktuar librin jam munduar që cdo detaj ta
sjell në formën sa më të mirë dhe duke i vendosur të
gjitha elementet që mund të përdoret për studime të
mëtutjeshme të cështjes shqiptare. Me idenë se historia
jonë lipset të shkruhet me kujdes, vëmendje dhe me
argumente të cilat nuk mungojnë në këtë libër.
Prandaj Xhemil Zeqiri mund të thuhet se është I
përkushtuar dhe besnik I kauzës shqiptare, këtë do ta
shohim me ato që do të lexoni si veprime dhe narracione,
e që janë të rëndësishme për historinë shqiptare
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!