/Ribotim/
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Emisioni i datës 23. 10. 2008 në Radio Televizionin e Kosovës “Pro et kontra” më detyroi të reagoj kundër RTK-së të udhëhequr nga një staf i dyshuar i kësaj redaksie. Nuk është hera e paë që redaktorët e këtij mediumi elektronik, informativ, po organizojnë debate me “analistë” të tipit, Halil Matoshi, Nëse titstët si Agim Zatriqi dhe zatriqër e hiqër të tjerë të RTK-së, ishin dhe do të jenë të interesuar që të dalin me “argumente ” kundër shqiptarit më të madh që ka lindur nëna shqiptare, Këtë e dinë më mirë dhe këtë u përpoqën ta bëjnë në emisionin në fjalë.
Gjatë emisonit u pa qartë se shikuesve i servireshin shpifje dhe trillime nga më të ndryshme dhe nuk i jepej mundësi palës tjetër të shpjegonte shtruar kundër-argumenet e Pastaj, në debate të tilla nuk ftohen njerëz që do të debatonin shtruar dhe shekncërisht të shpjegonin për luftën dhe përpjekjet e Enver Hoxhës, për t’i çliruar e përparuar Kosovën dhe viset tjera shqiptare, të cilat kishin mbetur padrejtësisht nën robërinë e ish-Jugosllavisë titste. Në fillim të programit vetëm me dy fjalë u paraqit veprimtari besnik i çështjes kombëtare, Hydajet Hyseni dhe pastaj iu dha rasti atyre “analistëve” të përrallave titiste dhe berishiste Halil Matoshit dhe një puthadori “gazetaruc” nga Tirana. Ky i fundit krekosej para kamerës me “argumente” doli se Enver Hoxha ka qenë komunist dhe diktator dhe ka vra kaq e aq, kishin dhembje për ata që i shërbenin nënës së tyre UDB-së famëkeqe dhe bashkë me agjenturat evropiane dërgonin diverzantë për të bërë përmbysjen e pushtetit popullor në Shqipëri, i cili u fitua me 28.000 dëshmorë e dëshmore të atdheut, Gjatë luftës çlirimtare.
Bile grindaveci fjalaman, H.Matoshi e sulmoi bashkëbiseduesin historiker, me akuzën se Enver Hoxha , paska qenë kundër NATO-s. Sa harrestar i madh u tregua “analisti” titist , kur harroi se i madhi Enver nuk kishte frikë nga blloqet imperialiste , të cilat në esencë e kishin shtpjen e popujve. Harrestari mjeran, harroi gjithashtu, apo më saktë këtë fakt nuk e din se në vitin 1961 Pakti i Varshavës ishte shumë më i fortë se sa NATO-ja por, Enver Hoxha, ia tregoi vendin tek thana, në momentin e duhur dhe kur e pa qartë se ky Pakt, i drejtuar nga Rusia hrushqoviane, kishte qëndrime kundër-shqiptare.
Enver Hoxha, punoi për të mbrojtur popullin nga rreziqet që i kanoseshin nga fqinjët okupatorë. Ay, dha urdhër të prodhohen miliona tonelata armatime, të fortifikohej vendi, që në momentin e caktuar të mundet dhe të dijë si të veprojë ndërsa, ato armë tani po shiten në Serbi dhe deri në Afganistan, nga trafikantë armësh të tipave Delijorgji dhe nga tipa injorantë si H.Matoshi. Natyrisht, duke e marrë bekimin nga i pari juaj Sali Berisha. Sot, po shihet qartë se qarqe reaksionare, brenda dhe jashtë Shqipërisë, ende po bëjnë plane për tragjedi të reja për kombin shqiptar në Ballkan, sepse, tani nuk është Enver Hoxha, në ballë të popullit e t’iu thotë të huajve dhe puthadorëve të dæk: stop pazareve me popullin shqipta,r se ky popull ka zot!
Enver Hoxha tha në Beograd më 1946, se: “Kosova, është e Shqipërisë dhe duhet t’i kthehet asaj”!
Ashtu siç u tha në Paris më 1947, se: “Shqipëria ishte aleate në alenacën antifashiste, e cila u çlirua vetëm me forcat e veta, prandaj, kujdes me Shqipërinë”!
Ashtu siç u tha në Moskë më 1961, se: “Nikita Hrushqovi me klikën e tij, mund t’i fusin m … xhepave, por kurrë Shqipërinë nuk do të munden ta bëjnë koloni”! Ashtu siç u tha në Tiranë më 1981, se: “Kërkesa për Republikën e Kosovës, është kërkesë e drejtë”!
Atëherë, kur titistët shqipfolës dridheshin në Prishtinë dhe e dënonin si djallin vet, kërkesën për Republikën e Kosovës. Ishte, Enveri që aq shumë e mbrojti rininë heroike shqiptare e cila po përfytej e po përgjakej shesheve të qyteteve shqiptare, për të drejtat tona, me në krye atdhetarin vizionar, Hydajet Hysenin.
Eh, tani e ka Shqipëria një kryeminsitër si Sali Berishën , i cili nëpër vite po prodhon vetëm fatkeqësira për Shqipërinë duke u përlyer në korrupsion, duke pjellë afera, me tipat e Delijiorgjëve dhe Fazlliqëve. Dua t’ju bëjë me dije Haliol mateshit dhe klanit të tij reaksionar se: 100 vjetorin ditëlindjes të e Enver Hoxhës e festuan në mënyrë madhështore edhe revolucionarët danezë në Kopenhagë. Enciklopedia botërore këto muajt e fundit e ka shpallë Enver Hoxhën si njeriun më të aftë shqiptar, për këtë lajm, kujdes zotërinj; -MOS po Merrni infart në zemrat tuaja fanatike. Dhe, për fund po ju them: grupit të “Ekspresit” me kokën në Beograd e bishtin në Prishtinë, mjaft me këto trillime e shpifje të paskurpullta, dhe mos harroni se nënat shqiptare, për kohëra të vështira do të lindin kurdoherë, Avni Rustemët e Shqipërisë.
Danimarkë, 25.Tetor 2008.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!