XHEMIL ZEQIRI-VEPRIMTAR HEROIK I ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE

30
Jul
2024
Shkruan: Hektor Gurakuqi

/ Shkputur nga Libri porsa i ribotuar, NË MBROJTJE (DIPLOMATIKE) TË ÇËSHTJES SHQIPTARE/

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

XHemil Zeqiri jeton në Kopenhagë të Danimarkës që prej

20 vjetësh. Rinia dhe tërë jeta e tij flet për një personazh të mahnitshëm, të cilin ndoshta mund ta përshkruante vetëm një shkrimtar i madh dhe shumë i përkushtuar. Sikur jeta e Xhemil Zeqirit të përshkruhej në një roman pa kurrfarë fantazie letrare,lexuesit,megjithatë, do të mendonin se ky është një personazh i gjallë, krejt real. Ai e shkruan romanin e jetës me “penën” e atdhedashurisë, me shprtin e kristaltë të dashurisë për popullin e vet e kombin e vet. Përkushtimi i tij ndaj çështjes kombëtare shqiptare është i jashtëzakonshëm.

Ky përkparsa i botuarushtim është pasqyruar në shumë gazeta të huaja e shqiptare prej gazetarëve e politikanëve të ndyrshëm, me të cilët Xhemil Zeqiri ka mbajtur e mban kontakte të përhershme. Fotografitë e ti, intervistat e tij gjenden në shumë gazeta e revista të shkruara në gjuhë të huaja. Këto sigurisht janë një dëshmi që e portretizojnë atë si veprimtar të ndërgjegjshëm e të palodhur, por gjithsesi janë disa gjurmë e jo gjithçka, sepse gjithçka janë tërë netët e ditët nëpër të cilat Xhemil Zeqiri jeton aktivisht me shqetësimin e patriotit të zjarrtë për fatet e Atdheut të vet. Në këtë libër përmblidhen vetëm një numër i shkurtër intervistash, shkrimesh e bisedash të Xhemil Zeqirit. Ato do të vazhdojnë në librin e dytë dhe ndoshta tretë. Lexuesi, duke ndjekur këtë sëri librash, do ta ketë më të lehtë për të kri- juar një përshtypje të përgjithsh me rreth këtij njeriu zemërmadh e me karakter të hekurt. Ky është me të vërtetë një personazh që të ngjall respekt e admirim të veçantë.

Gjithçka në jetën e Xhemil Zeqirit është njerëzore, ndërsa përkushtimi atdhetar mbinjerëzor. Fillimisht e kam njohur me korrespondencë. Më vonë nga afër. I përkushtuar në kulm ndaj çështjes kombëtare. Ai më ka vënë disa herë me shpatulla për muri. Dhe kjo ka ndodhur në biseda telefonike. Ndiqte TVSH- në dhe më pyeste për një lajm a për një tjetër. Si është ky fakt? Çfarë ka ndodhur aty? Përse është bërë kjo deklaratë? Shpesh jam bindur në telefon se Xhemili e njeh më mirë gjendjen në Tiranë që nga Kopenh aga e Danimarkës sesa unë që banoj në Tiranë. Përse ndodh kështu vallë? Sepse ai jeton shpirtërisht me ngjarjet e situatat, sepse çdo pikë gjaku e tij është e lidhur me zemrën e kombit, sepse çdo nerv i tij është i lidhur me të sot- men dhe të ardhmen kombëtare. Zemra e tij, truri i tij, gjaku i tij janë gjith monë në lëvizje. Qenia e tij gjith monë në aktivitet. Njerëz të tillë janë me të vërtetë të rrallë. Se po të ishin njerëz- it të gjithë si Xhemili, padrejtësitë njerëzore do të elimino- heshin brenda orës. Xhemili është simbol i pastërtisë njerëzore. Sentenca e Çehovit se “arti më i madh është arti i të qenurit njeri” i përshtatet plotësisht Xhemil Zeqirit.

Po kush është më gjerë Xhemili? Sa universitete ka mbaru- ar? Sa grada shkencore ka marrë? Nuk di të ketë mbaruar uni- versitete e nuk di të ketë fituar grada shkencore. Ai është thjesht një punëtor. Shpirti kombëtar, që ngrihet mbi çdo universitet e gradë shkencore, e ka mobilizuar me energji të pashtershme për të hyrë në betejat e politikës, e ka njohur me gazetarë e poli-

tikanë, ministra e diplomatë të huaj, shoqata e organizata të ndryshme që veprojnë në botë. Gjithmonë energjik i hekurt, Xhemili i ngjet atij njeriut – legjendë që vetëm vrapon e vrapon. Në ndonjë çast të kujton Maratonomakun që shpejton të japë lajmin e fitores. Por Xhemil Zeqiri, një tip intelegjent nga natyra, e di fort mirë që fitorja kombëtare është ende larg, pran- daj punon e punon për çështjen e saj, i palodhur kurrë, i pathy- er kurrë. Ndërgjegjja e tij prej luftëtari kombëtar pasqyron në mënyrën më të shkëlqyer shpirtin e vetëmohimit.

Frymëzohet si revolucionar në vitin 1981 . Është koha kur rinia e Kosovës shpërthen si uragan në demonstrata me kërkesën: Kosova Republikë. Xhemili e përqafon këtë lëvizje kombëtare dhe i mbetet besnik tërë jetën. Ndiqet, persekutohet, detyrohet të mër- gojë larg Atdheut, por nuk përkulet. Vazhdon veprimtarinë ditë e natë, sakrifikon çdo pushim e çlodhje. Emri i tij bëhet i njohur në një qytet të huaj. Ai nuk bën pjesë në ndonjë parti. Drejton punën si mbrojtës i të drejtave të njeriut. I zgjuar e intelegjent në vorbul- lën e ngjarjeve e situatav e politike, Xhemili orientohet gjith monë drej, flet hapur, asnjëherë nuk i fsheh mendimet, godet padrejtësitë e intrigat, shpall qëndrimet e tij konsekuente. Nuk pretendon se është analist, megjithat ë ai në më të shumtën e herës, në mos gjith monë, është një analist i saktë dhe largpa mës. Korrespondenca me publicistë e personalitete të tjera të larta të politikës botërore e tregojnë më së miri këtë të vërtetë.

Xhemil Zeqiri nuk është njeri i fjalëve. Ai është njeri i veprave, i aksionit patriotik, një aksionist i madh. Kosovën, qytetet e fshatrat shqiptare në Maqedoni nuk i ndan me Shqipërinë. Se Kosova është Shqipëri e Tetova është Shqipëri. Shqipërinë ai e sheh si NJË të vetme, siç ka qenë në shekuj, prandaj disa herë i referohet vitit 1913 kur Shqipëria u copëtua nga Fuqitë e Mëdha për të ushqyer orekset imperialiste e shoviniste fqdiferente ndaj kombit shqiptar dhe thotë fjalën e tij prej patrioti atdhetar me thjeshtësi mad- hështie, me guxim e mençuri, me trimëri e maturi.

Kur guerilet e para kosovare u quajtën fillimisht “terroriste” Xhemili nuk u thye dhe ndër të parët tha se ata nuk ishin ter- roristë, por ishin çlirimtarë, duke mbrojtur deri në fund gjakun dhe sakrificat e tyre. Bota më në fund u detyrua t’i pranonte si çlirimtarë. Ngjarjet në Kosovë rodhen njëra pas tjetrës. Tani në Kosovë diçka ka ndryshuar, por Xhemili e kupton se nuk është arritur gjithçka, sepse Kosova ende nuk ka fituar pavarësinë. Kësisoj Xhemili vazhdon të qëndrojë me armet e veta në fushën e betejës, duke luftuar pandërprerë.

Shkrimet e këtij libri janë vetëm një pjesë e vogël e kësaj lufte. Në librat që do të vijnë pas, lufta e tij do të na shfaqet më e gjerë, portreti i tij më i plotë. Ka disa njerëz, jeta e të cilëve u ngjan lumenjve që rrjedhin pa pushim drejt detit. Jeta e Xhemil Zeqirit rrjedh vazhdimidht drejt interesit kombëtar. Ai nuk është poet, por u mëson poetëve poezinë heroike të jetës së njeri- ut. Ai nuk është orator i specializuar, por u mëson oratorëve se ligjërata e punës konkrete të ndërgjegjsh me ngrihet mbi ligjëratat më të bukura. Ai nuk është një mësues profesionist, por çdo njeri që dëshiron të jetojë si njeri mund dhe duhet të mësojë nga puna e këtij njeriu të thjeshtë, këtij punëtori mërgim tar, që është në gjendje të bëjë punë të ndershme pa menduar kurrë për vlerësime. Një i mençur thotë: “Mos pyesni kurrë ç’bëri Atdheu për ty, por ç’bëre ti për Atdheun”. Edhe kjo sentencë i shkon aq bukur për shtat Xhemil Zeqirit, i cili është larg Atdheut megjithat ë shumë afër tij. Ai të kujton Rili ndasit patriotë që në kohëra të vështira e shkrinë tërë jetën e tyre larg Atdheut në shërbim të Atdheut, të gjuhës shqipe, lirisë dhe pavarësisë së tij, emancipimit të shoqërisë shqiptare me shpresën dhe optimizmin e pafund se, siç thotë Naim Frashëri, “Për Shqipërinë/ditët e mira paskëtaj vinë/Ta shohë Zonjë”.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/07/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk