ZAGORA OSE BULLGARIA, APO ZAGORA DHE BULLGARIA, DY NJËSI TË VEÇANTA POLITIKE DHE FETARE NË MESJETË?!

28
Mar
2023

Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Shpalime historie
Mes shek. (IX) XII deri në shek. XV në shumë dokumente zyrtare, shtetërore dhe fetare, si edhe në hartat e krijuara më vonë në bazë të këtyre burimeve, përmenedet emri PERANDORIA E ZAGORËS, si edhe emrat e kishave dhe autoriteteve fetare me këtë emër, në tokat e Zagorisë.
Termi gjeografik Zagori, si emër rajoni, mali, vendbanimi (qytete, katunde), ka shtrirje në disa shtete të sotme, në Shqipëri, Greqi, Bullgari, Kroaci, Bosnje, Maqedoni, Rumani (Vllahi,Transilvani, dhe shumë më përtej, në Moldavi, Gjeorgji, Iranin veriperëndimor, Maroko etj.
Në lidhje me ngarërresat në lidhje me përdorimin e emrit të shtetit mesjetar, perandorisë me emrin Zagoria dhe emrit të shtetit të lashtë me emrin Bullgari, që nga shumica e studiuesve nënkuptojnë mbretërinë e Tërnovës dhe Mbretërinë e Vidinit, si dy njësi të veçanta, si dhe mundësinë e ekzistimit të shtetit me këtë emër në hapësirën më të gjerë të Gadishullit Ilirik, në disa periudha të shtrisë nga Deti i Zi deri në Detin Adriatik, ndërsa në jug deri në Detin Egje (rrethina e Selanikut).
* Termi Zagora dhe Zagori është formë e sllavizuar, nga rrënja e fjalës GUR, emrat në gjuhën e lashtë shqipe, si: Zigur (zi-gur), Zgura-Sgura-Skura etj, si dhe: Guri, Gurinë, Gurgurinë, Gjurishë etj.
Poshtëshënim:
Në shkrimin e radhës, në vazhdim: emrat, vendndodhja dhe hartat e rajoneve dhe vendbanimeve me emrin Zagori në shtetet e ndryshme.
(28 mars 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/03/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk