ZBULIM I MADH NË HISTORIOGRAFINË SHQIPTARE!

11
Mar
2024
Shkruan: Agron Dalipaj

DORËSHKRIMI ANONIMAT I ELBASANI ËSHTË UNGJILLI SIPAS SHËN ANDREUT, QË DERI MË SOT SUPOZOHEJ I HUMBUR DHE NUK KISHTE ASNJË KOPJE NË GJITHË BOTËN.
E KONFIRMON ALBANOLOGU E ETRUSKOLOGU NIKOS STILOS, i cili së shpejti e sjell të transliteruar në shqipen e sotme dhe në greqisht.
Ungjilli është shkruar me Alfabetin e Elbasanit me 43 grafema. Këtë tekst, që gjendet në Arkivin e Shtetit Shqiptar e kanë patur në dorë shumë studiues por asnjëri prej tyre nuk e kuptoi se çfarë thesari kish në duar si për krishtërimin botëror ashtu dhe për historinë e shkrimit të shqipes.
Stilo konfirmon se teksti i përket sektit të krishterë të bogomilëve që u përhap më së shumti në Bullgari dhe në Shqipëri dhe shkëlqimin e vet e kish në vitet 1200 – 1300 dhe mendohet se ky tekst i ungjillit i përket asaj periudhe.
Ky rast dëshmon dhe shterpësinë intelektuale të akademikëve të Tiranës që e disponojnë tekstin dhe nuk ditën as ta lexojnë e as ta kuptojn. Ose nuk deshën ta tregojnë për çka bëhet fjalë pasi nuk mund të kapërcejnë piketat sllave se shkrimi shqip fillon me Buzukun. më 1555.
Ungjilli sipas Andreut ka shpëtuar fal injorancës së akademikëve shqiptarë për ta kuptuar se çka ishte e për paaftësinë e tyre për ta transliteruar. Mbase ai sot do ishte në Beograd dhe …
Një albanologji e çliruar nga kontrolli sllav do kishte dhe arritje të tjera e të shumta si kjo. Vëmë në dijeni se gjeniu i etruskologjisë dhe albanologjisë Nikos Stilos është autor i rreth 20 botimeve të rëndësishme në albanologji dhe ka gjetur edhe të tjera tekste shqip para Krishtit. Vepra e Stilos është në vetvete akuzë për pseudoalbanologjinë e Tiranës e cila ka mbajtur një qëndrim nihilist ndaj veprës së tij. Stilos është De Rada i kohës sonë dhe i së njëjtës madhështi të Petro Zhejit.
Ungjilli sipas Andreut do promovohet së pari në rrjetin universitar të Gjermanisë.
Shfrytëzoj rastin të falenderoj zbuluesin e këtij ungjilli, të përndriturin Niko Stilo, që pati mirësinë të ma dërgojë të gjithë ungjillin dhe unë me lejën e besimin e tij po u jap me fotografi 14 faqet e para.
Shpresojmë që ASh e Tiranës ta përshëndesë këtë zbulim të rëndësishëm e mos të nxjerrë lloshët e memushët për ta nënëçmuar këtë zbulim historik në albanologji që vjen prej atij që e kanë injoruar përjetësisht.
Le ta shijojmë të këtë zbulim e ta shpërndajmë për të gjithë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 11/03/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk