Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
(Këto zbulime duhet t’i alarmojnë studiuesit shqiptarë dhe të jashtëm, sepse përvoja e derisotme ka dëshmuar që studiuesit vendës përherë kanë qenë të prirur t’i falsifikojnë ose mbulojnë këto gjurmë, duke i vjedhur, zhvendosur artefaktet nga një lokalitet në tjetrin, ose duke i transferuar jashtë vendit, në Beograd, Sofje, Atinë, Moskë e gjetiu, dhe sidomos u kushtojnë rëndësi vetëm shtresave të kulturës materiale nga periudha e Mesjetës, pas ardhjes së sllavëve në këto hapësira.)
Këto ditë, gjatë punimeve në trasenë e rrugës së re mes qytetit të Shtipit dhe Radovishit janë zbuluar së paku katër lokalitete arkeologjike, të cilat i takojnë qytetërimit Pajon. Kjo u bë e ditur edhe nga drejtori i Entit për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe muzeut të Shtipit.
Sipas arkeologëve të cilët kanë dalur në terren dhe i kanë nisur kërkimet, këto lokalitete i takojnë periudhës parahistorike, qytetërimit Pajon, ku mund të ketë edhe shtresa të periudhave të mëvonshme, sidomos nga mesjeta. Sipas arkeologëve vendës në këto lokalitete pritet të gjenden dëshmi shumë të rëndësishme.
Edhe më herët është përmendur nga arkeologët dhe studiuesit e ndryshëm se në territorin e Radovishit janë hasur gjurmë të kulturës materiale nga periudha parahistorike. Është theksuar gjithashtu se, interes të veçantë paraqesin artefaktet e gjetura që i takojnë periudhës së neolitit, eneolitit (periudha e bakrit), hallshtatit dhe periudhës së bronzit.
Sipas shumë studiuesve vendës dhe të hua, në kohën e sundimit të Filipit II dhe Lekës së Madh, në territorit e Radovishit të sotëm kanë banuar kryesisht fiset pajone-ilire, sipas emrave të të cilave njihen edhe vendbanimet e kësaj periudhe. Por, shkenca ende nuk e ka përcaktuar saktë vendndodhen e këtyre vendbanimeve të qytetërimit pajon.
Artefaktet e gjetura deri më sot në këto hapësira dëshmojnë për një qytetërim të zhvilluar që i takon periudhës së hershme ilire dhe para romake. Këto janë kryesisht vendbanime, nekropole, kastrume, akuadukte etj.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!