Heroi Zijah Shemsiu lindi në vitin 1950 në Prelepnic të Gjilanit!
Ky revulucionarë që heret ishte i organizuar në GML në rrethinen e Gjilanit me Kadri Zeken, Hydajet Hyseni, Taip Zeka,Ahmet Isufi,Agim Sylejmani, Saime Isufi (Bulja),Abdulla Tahirin, Regjep Mala, Nuhi Berisha, Sami Kurteshi, Vllëzerit Zylfiu si dhe familjaret vllezëritë Fetahun Shabanin si dhe babai i tyre Hasani,
Zijah me shoket të frymzuar e ideuar nga Metush Krasniqi e Adem Demaqi!
Me veprimtarit organizative e revulocionare të shumta nga viti 1968 në Kosovë deri sa emigroi në perendim në Zvicerr!
Atje i kontaktuar bashkë me mergimtaret e tjerë që në at kohë ishin veprimtarë të shumt, nga LPRK me çendër në Zvicerr dhe shumë kshilla popullor në Gjermani e në shtete të tjera në Europë, në Gjermani ka mundur të i takoi si; Jusuf e Bardhosh Gervallen,Faradin Tafallarin,Hysen Gegen, Maksut Saramati, e shum te tjerë,!
Pas 17-01-1982 bashkohet dhe themelohet LPRK. në Zvicerrë me qindra të organizuarë, Zijah ishte përkrahë Kadri Zekes Saime Isufit, Agim Sylejmanit, Hasan Males e Nazmi e Fehmi Zylfiun Gafurr Qala, Hasan Kadria si dhe shum veprimtarve të tjerë!
Angazhimi në degën jashtë vendit që kishte hapësirë gjysem të hapur (legale) për veprimtari, si në peopagandë, protesta e matriale peopaganduese!
Gjë që Zijas i dukeshin veprimtari të leta e të pakëta për mos me thanë te thata e teorike, ngase ai donte veprimtari konkrete, prakëtike peagmatike e luftarake pë ta çliruar Kosoven dhe viset e saja të okupuara nga Jugosllavia!
Në – LEVIZJEN për REPUBLIKEN SOCIALIST SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI- – LRSSHJ-
Duke qenë përkrahë zhvillimeve të kohës dhe përkrahë, Republikës Popullore Socialiste të Shqiprisë.
Zijah kontribon në propagandë dhe angazhime organizative për avancimin e Krahines Socialiste Autonome të Kosovës në -REPUBLIKË SOCIALISTE SHQIPTARE NË JUGOSLLAVi-!
Gjithsesi këte mendonte që duhej realizur me luftë!
Prandaj kishte vendosur të i funizoji shoket në Kosovë me armë ekspolozivë e mjete tjera lufte për prita akcione e luftë guerile kunder pushtuesit!
Bashkë me Sami Kurteshin shokun e veprimtaris u ndaluanë në afërsi të Beogradit, atyre ju gjeten shumë armë në veturen e tyre!
Po ashtu në bastisjn e shtepive të Shemsive u gjeten armë te ngjashme!
U bër edhe arrestimi i tetë antarve veprimtar, pesë nga ata ishin të familjes Shemsiu!
Kjo goditje e madhe dëmtoji levizjen dhe aktivitetin e vazhdueshem revulucionar Kombëtar!
Zijah u burgos me 09 tetor 1983,pasë shumë turturave të vazhdueshe në burg nga hetuesit në mënyrë makabre qënjerzore, e shkatrruan fizikishtë duke ja sjellur vdekjen!
Mesë 2-3 majit vritet në burg Heroi, ndërsa ne e kuptuam me 05 maj 1985 që i kishte pushuar së rrahuri zemra e Heroit në këthetrat e UDB-s!
Revulocionari, patrioti, trimi i pa epur i cili rezistoj deri në flijim, ndaj turturave të kriminelve shovinist të Beogradit!
Zijah Shemsiu duke qen i prëgaditur teoritikisht, moralisht, psiqikisht idealishtë dhe strategjikisht i gatëshem të organizoj luften!
Të luftoj me bashkë veprimtaret për kauzen e çirimit nga okupatori e të behet, Republika e Kosovës me viset shqiptare, që pasë çlirimit të bashkohen me Shqiprin Socialiste, si dhe të bashkohet i tër kombi Shqiptarë!
Zijah e merrë për detyr të i funizoj bashkveprimtaret, me armë nga perendimi!
Kështu në marrveshje me shoket niset për Kosovë si shum herave tjera me veturen e tij me disa armë luftarake te maskuara!
Porë UDB-ja si duket kishte pasur informata për veprimtarin e madhe të Zijah Shemsiut!
Kur Zija Shemsiu u nisë për vendlindje në Kosovë i ngarkuar me armatim në Veturë!
UDB- ja e ka përcillë që nga futja në kufirin e atëhhershem nga Italia në Jugosllavi, e percjellë deri në afërsi të Beogradit, e arrestojnë duke e ndaluar, milicia e atëhershme!
I arrestojnë bashkë me Sami Kurteshin, në veturë dhe armet e shumta në atë veturë!
I mbyllinë në burgë në Beograd në CZ!
Gjatë hetuesisë vazhdimisht e turturojn në mënyrat ma qnjerzore dhe të pa para ndoniher nga njerzimi, duke ja shkatrruar edhe trupin e ti, me metoda kriminale e gjakpirse, vetem që të pranonte, Kush ja kishte dhën këte mision me i funizuar me armë?
Kujtë po ja dergonte?
Kur dhe kushë doti përdorte? Kundër kujtë,si dhe arsyjen pse duhet të luftoni ju Shqiptarët?!
Pse juve ju duhen armet? Cilët janë shokët, njerzitë që bashkpunoni ju, duke ja kerkuarë emrat e tyre?
Këto me siguri kanë qenë pytjet e kërkuara me turturat e të gjitha llojshme që
UDB-ja kerkonte pergjigjejen e Zijah Shemsiut!
Por trimi që kishte ndarë mendjen me e pranuarë vdekjen, jo pergjegjëjen ndaj armikut, rezistoj deri në fundë deri sa ja moren jeten me turtura të pa mshirshme udbashet, porë nukë munden të ja marrin informacionet që ju duheshin atyre!
Vdiqë me dinitet, mbrojti shoket
përballë armiqve duke i mbrojtur shoket veprimtarë, ruajti shokët dhe e ruajti kontinuitetin e veprimtaris, të bashkveprimtarve tê idealit për çlirimin e Kosovës!
Ky trim i pa epur i vrarë në turturë u sollë në vendlindje në Prelepnic në token e Gjilanit që Kosova atëher ishte e robruarë, ndërsa tani Kosoven e kemi të lirë, falë qëndreses sakrifices gjakut të tijë deri në flijimë, për kauzen e çirimit e të bashkimit kombëtar!
Në vorrimin e Zija Shemsiut edhe që pjesmarrja ishte masive,ishin të pakët Shoket dhe shoqet nga se syrvejoheshin nga UDB-ja. Sa i di une ishin;
Afërdita(E-V) Berisha,
Vesel Doda,
Ismet Halimi,
Nezahate Gjata,
Enver ….T ?
E të tjerë që nuk niheshin mes veti përshkakë të natyres së veprimtaris së msheft( ilegale).
Në ngushllime ( në të pamen) për Zijah Shemsiun në pamundsi të shkonim ne shoket e idealit se do te syrvejoheshim nga UDB-ja!
◦ Ne Komiteti i rrethit të OMLK për Suharekë, i derguam dy pleqë përfaqsues dhe u solidarizuam me nji ndihmë modeste për ket rastë të rënjes së shokut tonë, idealistit e veprimtar i pa epur, për humbjen e të birit të kësaj famije, ja derguam 2000 MD (dy mijë),
1300 marka,të tjerat dinar, nga shokët për të ju than që Zija ka shokë edhe në Suharekë e në të gjithë Kosoven!
Atëherë në nivel të Kosovës e viseve të saja, në ketë kohë nga viti 1984 OMLK u ngrit në Organizat dhe po ashtu me disa komitete e rrethe.
OMLK e kishte edhe organin ma të lartë
-Komitetin Qendror të OMLK-s dhe fletushken -PARAROJA-
Si dhe strukturat e saja organizative përcjellëse!
Sekretarë politik ishte Xhabir Morina, sek. Organizativ Bashkim Mazreku dhe antaret të tjerë të Komitetit! OMLK ishte avangarda Pararoja e LPRK-së
këto nuk ishin të ndara por OMLK i printe LPRK-s deri sa u shkri OMLK në LPK pas ndryshimeve të sistemeve moniste në lindje dhe në Shqipri.
Për të mos u dekonspiruar ne nga Suhareka i dërguam perfaqsuesit që ishin të moshës rrethë 70 vjeqarë Minush Bytyqi babai i Murat e Hava Bytyqit, si dhe Qazim Elshani babai i Bislim e Shemsie Elshanit!
Ne e ndihenim obligim moral të solidarizohemi e të ju japim shpresë që ta vazhdojn rrugen e të birit të tyre, si dhe shoket e idealit të tij.
Që të mos thhyeshin e dorzoheshin familjaret e të burgosurve, të liniquarve e tê priashturve nga puna!
Të gjithë ne si kategori e të përsekutuarve ishim solidarë mesë veti si të ishim nji familje, po ashtu vuanim e ndienim dhimbje për shoket si për familjaret!
Zijah Shemsiu ishte i organizuar at kohë me Kadri Zeken, Hydajet Hysenin, Agim Sulejmanin, Hasan Malen,Rexhep Malen, Nuhi Berishen, Avdulla Tahirin e Taip Zeken , Ahmet Isufin Saime Isufin, e shumë shokë të tjer që heret në GML të Kosovës dhe të viseve Shqiptare!
Ndërsa Jashtë vendit mendoj do te jet takuar dhe ka bashkvepruar me me shumë veprimtarë bashkë me bashkveprimtarin Sami Kurteshin dhe të tjerë!
Dega jasht vendit pasi ka pas hapsir gjysem legale e ka quajtur hapur veten -LEVIZJA PËR REPUBLIKEN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI-!
Zijah ky Hero prometeu i jonë, i pa krahasueshmi nga vlerat dhe qëndresa me vetë dije deri në flijimë, për kauzen Kombëtare për liri e bashkim Kombëtarë u vra dhe mbet në përjetsi Hero i Heshtur!
Posë tijë në etapat e ma herëshme ishin; Heronjet Zenun Kepa nga Suhareka që esht vrarë në mnyren mizore dhe nuk ju tregoj asgje armiqve për Ibrahim Lutfiun dhe Levizjen Besa që Mē vonë ishte NDSH,
kështu Heroj Zenun Kepa mbeti sinonim i Beses Shqiptare se si duhej mbajtur Besa!
Po ashtu edhe Heroi Fazli Greqevci Hero i Flamurit, të cilit ja moren jeten në burgun e Prishtinës, me turtura mizore!
pasë vdekjes mizore ja sollen Dr. Ali Sokolin të nënshkruante sikurë se kjo ishte vdekje natyrore, gjë që nuk e bëri Doktori, burrëisht e refuzoji duke ju thanë ju e keni vrarë në turtura!
UDB-ja pastaj e helmuan edhe Doktorin, ja moren jetën!
Po ashtu edhe Heroin Xhemajli Berishen e shkatrruan fizikisht e vranë në turtura, dhe hodhen nga kati i tret i sekretajatit në Prizren UDB-ja që quhej Sigurimi!
Në Prizeren kriminelet pasi e kan vrarë e kan hudhur nga dritarja e katit të tret, dhe për ta justifikuar vdekjen sikur u vetëvrarë!
E thrasin Dr. Halil Berishen ta nënshkruaj si vdekje vetvrasje, gjëja ky u vetvrarë!
Doktori i dinitetshem ju thotë ju e keni vrarë me turtura pastajë e keni hudhur nga dritarja, për të u arsyetuar se aji bëri vetvrasje!
Pasë pakë dite edhe Dr. Halil Berishen e helmojn UDB-ja!
Ngjajshem me këta e të tjerë që tani nuk po i permendi të gjithë, Heroin Fadil Vata që nga burgu i (C.Z.) i Beogradit, lëshohet pasë 6 viteve burgë për vdekje të sigurt!
Gjë që pasë nji kohe të shkurtër vdesë!
Nisoj vepruan me Ahmet Haxhiun(baca) Sa e sa të tjerë,që najë sollen me arkivole nga Armata Jugosllave (JNA) duke e justifikuar vdekjen e tyre sikur se janë vetvrarë!
Rrug tjeter paten ata që munden, porë nuk deshen të dorzoheshin, edhe që ishin të sigurt për vdekjen e tyre, ata rezistuan Herojkisht si që janë:
Regjep Mala e Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri, Afrim Zhitia e Fari Fazliu, dhe të tjerë, këta ishin para rënsit dhe embrioni i lindjes së UÇK-s që lindi në gjakun e këtyre Heronjeve në vjeshten e vitit 1994 me emer UÇK.
Para lufte me mira u vranë nëpër burgjet e pushtuesit, por me shumë vuajtje e qëndresë heroike,u ruajtë kontinuiteti i veprimtarive organizative patriotike deri në përgaditjen e luftës së UÇK-s.
Me luftë e çliruamë Kosovën në zbatim të idealit dhe amanetitë të Heronjeve!
Mbetet ta vazhdojmë amanetin e Deshmorve deri në çliriminë e të gjitha tokave tona, dhe bashkimin e Shqiptarve në Shqiprin e ribashkuar!
Jo rastsisht vrasja e Zijas lidhet me diten e Deshmorve të gjithë Kombit.
Lavdi dhe përulje e përjetshme pran Heroit të pa vdekshem Zijah Shemsiu,
dhe pran të gjithë Heronjëve e Deshmorve të Kombit!
05 maji 2025
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!