Ҫështja shqiptare në kuadër të realpolitikës

13
Feb
2023

Shkruan: Dritan Goxhaj
Klasa politike dhe ajo intelektuale në Kosovë ka dështuar disa herë të arrijë të kuptojë ngjarjet e rëndësishme politike të cilat do të ndikonin dhe do të ndikojnë në ardhmërinë, në veçanti të Kosovës, dhe në përgjithësi të çështjes shqiptare.
Kjo klasë politike dhe intelektuale dështoi që të shihte dhe të kuptonte ngjarjet e vitit 1981. Në ato ngjarje klasa politike u frikësua nga e panjohura dhe për këtë arsye i dënoi ato ngjarje, ndërsa ajo intelektuale heshti sepse kishte frikë se mos humbte privilegjet që posedonte deri në atë moment.
E njëjta gjë ndodhi sërish pas gati dy dekadash.
Pikërisht në vitet 97-99 klasa politike jo vetëm që dështoi ti shihte ato ngjarje si një prelud i sendërtimit të gjith përpjekjeve për liri që nga viti 1912 e këtej, por duke qënë se ajo u tremb nga vrulli i tyre dhe nuk i kishte ajo nën kontroll, e as që e kishte idenë se kush ishin ata që i inicuan dhe i bartnin ato ngjarje, kjo klasë politike i dënoi ato duke arritur sa ti konsideronte edhe si “ Dorë e zgjatur e Sërbisë”.
Ndërsa klasa intelektuale sërish edhe kësaj radhe jo vetëm që heshti por e shfrytëzoi me oportunizëm këtë ngjarje për t’u larguar në perëndim.
Edhe tashti pothuajse sërish pas 2 dekadash, kur Kosova ndodhet në një ngjarje tjetër të rëndësishme për qënësinë e sajë, në tentativën e perëndimit për t’i imponuar me dhunë e presion politik Kosovës, Asocacionin e Komunave Serbe, klasa politike dhe ajo intelektuale sërish po dështon ta shohi këtë si një ngjarje e cila po e çon jo vetëm Kosovën por gjithë çështjen shqiptare 110 vjet mbrapa.
Pikërisht në vitin 1913 kur Ministri i Jashtëm i Britanisë, pas Konferencës së Londrës do të deklaronte “ Për fat të keq, na u desh ta viktimizonin popullin shqiptar, për të ruajtur paqen në Evropë”.
Edhe tashti klasa politike sëbashku me atë intelektuale qoftë në Kosovë por edhe në Shqipëri të, përndjekur në ndërgjegjen e tyre nga remenishenca të së kaluarës, ata në vend që të mbrojnë integritetin dhe sovranitetin e Kosovës dhe të çështjes shqiptare, janë ndarë keqasi dhe sërish fajin e hedhin të të tjerët.
Në këtë rast në injorancë totale të gjithë si në kor e nën një dirigjim shkruajnë se fajin për këtë sot e ka Rusia.
Ashtu si dikur para vitit 90 kur e njëjta klasë intelektuale shkruante se për çdo gjë fajin e kishte Imperializmi Amerikan, ndërsa tashti që Amerikanët i kemi bërë aleat, fajin e ka Imperializmi Rus.
Ose duke e harruar qëllimisht ose për shkak të padijes se Asocacioni i cili cënon sovranitetin dhe integritetin politik dhe territorial të Kosovës është një marëveshje e propozuar në 2013 nga Shefja për Politikë të Jashtme e BE në atë kohë Katerin Ashton (Catherine Ashton), me qëllim që të ndikonin sadopak te Sërbia që ajo të fillonte një shkëputje graduale nga Rusia.
Evropa e ofroi atëherë këtë marëveshje dhe po mundohet edhe sot ta finalizojë atë pasi ajo e qorruar tashmë totalisht nga Rusofobia, po tenton të përdore çfardo lloj mundësie që ajo ka në dorë për t’i shkëputur Rusisë qoftë edhe një aleat.
Kjo pasi edhe Evropa por edhe ne shqiptarët dhe amerikanët nuk e kemi kuptuar se është Sërbia ajo që e përdor Rusinë sa herë ka nevojë që të faktorizojë veten dhe asnjëherë Rusia Sërbinë për të faktorizuar atë.
Edhe në 2013 por edhe sot, klasa politike dhe intektuale shqiptare dështoi ta shohi se Evropa e sheh çështjen shqiptare jo si një çështje më vete por në kuadër të interesave të saja politike.
I njëjti problem që ka ndodhur edhe me Amerikën. Ata, amerikanët në vitet 80 e deri në 99 e shikonin çështjen shqiptare në kuadër të intereseva sllave. Vetëm në 1999 e kuptuan që çështja shqiptare nuk mund të jet pjesë e interesave sllave dhe ndërhyn fuqishëm për t’i dhënë asaj një zgjidhje deri në 2008.
Por sërish injoranca e politkës shqiptare dhe veçanërisht injoranca e Kryeministrit të Shqipërisë, Ed(vin) Ramës tentoi dhe po tenton ta kthejë çështjen shqiptare në vitet 80, sërish në kuadër të interesave sllave me anë të Open Balkan
Pas 2008 Amerika ja kaloi çështjen shqiptare Evropës për ti dhënë zgjidhje, por ajo po e përdor atë në kuadër të interesave të saja dhe refuzon ta shohi si një çështje më vete dhe thelbësore për Ballkanin.
Kjo edhe për shkak të mefshtësisë dhe të oportunizmit të klasës sonë politike e cila është më shumë e interesuar për të mbajtur pushtetin sesa ashtu si propagandon- për të bërë shtetin.
Dhe në këtë përpjekje të sajën Evropa sërish si në 1913 po rrezikon të sakrifikojë dhe të viktimizojë shqiptarët, Kosovën dhe çështjen shqiptare për të arritur paqen e saj të pretenduar në Evropë.
Dhe ashtu si ka ndodhur edhe më parë, klasa plitike dhe intelektuale shqiptare po e sheh këtë si një luftë interesash ndërmjet perëndimit dhe Rusisë dhe jo si një copëtim të ri të trojeve shqiptare.
Ndaj kjo klasë politike dhe intelektuale duhet të flasi me një gjuhë të përbashkët në rast se janë të interesuar të shmangin një luftë të re, në të kundërt le të tërhiqen nga misioni që kanë marrë përsipër.
Klasa politike dhe intelektuale të heqin dorë nga oportunizmi por të dalin me propozime konkrete të cilat i japin fund kësaj maskarade, e jo me ca pika si ato të Kurtit sa për të fituar kohë e për të shitur një gjysëm patriotizmi.
Në rast se Evropa dhe Amerika nuk tërhiqen nga vendimi i tyre për të implementuar këtë Asicacion, atëherë rruga e vetme për shqiptarët për të ruajtur të pa cënuar sovranitetin dhe integritetin politik dhe territorial mund të kalojë vetëm nëpërmjet këtyre pikave:
1. BE të detyrojë ato shtete europiane që nuk e njohin Kosovën të bëjnë njohjen e sajë.
2. Amerika dhe Shqipëria të propozojnë futjen e Kosovës në NATO menjëherë pas njohjes nga gjith shtetet e BE.
3. BE të bëjë futjen e Kosovës me proçedurë të përshpejtuar në BE
4. Bazuar mbi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për shpalljen e pamvarësisë dhe duke shfrytëzuar që edhe vet Rusia nëpërmjet Putinit e pranoji këtë vendim si të drejtë (Gjatë takimit që Putini pati me Shefin e OKB-së gjatë vitit që shkoi) Shqipëria të propozojë në OKB një rezolutë të re për Kosovën dhe ndryshimin e rezolutës 1244, duke shfrytëzuar qënien e saja anëtare permanente e Këshillit të Sigurimit.
Ҫdo gjë tjetër jasht këtyre pikave është thjesht në kuadër të asaj shprehjes : më ka çu nona me la gojën.
Ka ardhur koha që klasa politke dhe intelektuale shqiptare të eci mbi real-politikën dhe jo mbi fantazit politike.
Ps: për të gjithë ata që do të shqetësohen se kështu ndoshta do të mund të përfitonte edhe Rusia dhe të humbte Ukraina, ju them që mua më intereson atdheu im dhe nuk jam në gjëndje që të sakrifikoj atdheun tim për sllavët e veriut (Ukraina).
Ju a jeni të gatshëm ta bënëi këtë sakrificë?!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk