𝐈 𝐭𝐡𝐨𝐧𝐞̈, 𝐊𝐚𝐩𝐢𝐭𝐮𝐥𝐨!

15
Sep
2023
Shkruan: Gëzim Mekuli


Nuk kam parë e as lexu ndonjëherë që opozita serbe në Beograd t’i këtë bërë shantazhe, presione e kërkesa Presidentit të tyre Vuçiq, që Luginën e Preshevës me shumicë shqiptare t’a bëjë “Asociacion shqiptar”, pra Republikë shqiptare brenda teritorit të Serbisë.
Unë, të dashur lexues,
nuk kam pa, e as nuk kam lexu askund, as në gjermanisht, as në anglisht, as në norvegjisht e as në kroatisht, (pos në shqip) se një opozitë e një shteti të sulmoj e ta shantazhoj me çdo mjet, e me secilën mënyrë e formë, Kryeminsirin e shtetit t’vet.
Më duhet të ju them, se unë shumë po çuditem se si kanë ftyrë disa njerëz, që veti i thonë intelektual e special, e të dalin e t’a këshillojnë Kryeministrin Kurti se si duhet dorëzu para fashizmit.
Të panderuar Kapitullantë,
Këshillat që ju i ipni Kryeministrit të Republikës, z. Kurti, këshilla se si duhet lëshu pe Serbisë nacionaliste, janë të njëjta këshilla sikurse dje, gjatë luftës kundër Serbisë çetnike, atëherë kurë UÇK-së i kërkohej të mos e prishë “staus quonë” me Serbinë, të rrijë urtë e të mos e godet fashizmin serb në Prishtinë.
Të dashur lexues,
Me u qu sot e me shkru udhëzime në publik për Kapitulim; m’u qu e me folë n’televizion, demek me i tregu Albinit se si duhet me Kapitulu, pra me e mësu se si duhet me u zbythë në teritore Republika e Kosovës para projektit serb të Cubrilloviqit, të Andriqit, të Rankoviqit, të Millosheviqit e të Vuçiqit, pra para Serbisë me plane e mentalitet të moçëm të shekullit XIX, është marrëzi personale, është shkurtpamësi politike, është budallallëk njerëzor, është cektësi intelektuale, e mos të them edhe mungesë personaliteti e dinjiteti.
Po kjo është edhe jodemokratike!
Kështu nuk na ka mësu europa e qytetëruar, ore kapitullanta!
Albin Kurti nuk guxon, nuk duhet, nuk bënë, e nuk e bënë Kapitulimin para vrasësve industrial të shqiptarëve.
𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧,
Populli është me ty, e nja 7 a 8 analista, me televizionet e me portalet e tyre, janë me dreqin, janë me oligarkinë e me Serbinë.
Qëndro Albin e ne do të vijmë pas teje!
Rroftë Republika e Kosovës, me gjitha etnitë, fetë dhe kulturat e saja të pasura!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 15/09/2023

© 2016 - 2023 | DIPLOMACIA.dk