Nga: Gëzim Mekuli
𝘾̧𝙤𝙝𝙪 𝙗𝙖𝙘𝙚̈, 𝙖 𝙥𝙤 𝙨𝙝𝙚𝙝 𝙖 𝙥𝙤 𝙙𝙚̈𝙜𝙟𝙤𝙣; 𝙟𝙖𝙣𝙚̈ 𝙥𝙤 𝙠𝙚̈𝙩𝙖 𝙣𝙟𝙚𝙧𝙚̈𝙯 𝙦𝙚̈ 𝙥𝙤 ᴛ’ᴀᴋᴜᴢᴏᴊɴᴇ̈.
𝙎𝙖 𝙝𝙖𝙟𝙫𝙖𝙣𝙚̈ 𝙦𝙚̈ 𝙟𝙖𝙣𝙚̈: 𝙀𝙙𝙝𝙚 𝙥𝙚̈𝙧 𝙨𝙚̈ 𝙫𝙙𝙚𝙠𝙪𝙧𝙞 𝙝𝙖𝙩𝙖𝙣𝙚̈ 𝙩𝙖 𝙠𝙖𝙣𝙚̈!
Bacë, po më detyrojnë me shkru!
Sa ishe i gjallë bacë, të larguan e të ofenduan. Sa shumë, artikuj, esse e filma kundër teje u porositën e u lancuan.
Baltë, gurë, dru e hekur mbi Ty u gjuajtën e u shigjetuan.
Hero,
sa redaktorë, sa shumë gazetarë e gazetare Ty të censuruan.
Bacë,
sa analisti, sa komandanti, sa partiashi, propagandë e gënjeshtra për ty shkrunë; Edhe Serbinë e harrunë!
O bacë, edhe të sëmurë për një fotografi të shfrytëzuan; Hero, sa të torturuan!
Çohu bacë, a po sheh a po dëgjon; janë po këta njerëz që po t’qajnë, po t’akuzojnë e po t’vajtojnë. Sa hajvanë që janë: Edhe për së vdekuri hatanë ta kanë!
Bacë, unë me shokë e shoqe të kemi nderu e respektu, pa llogaritë e pa kalkulu.
Hero,
me idetë, humanizmin e veprimet t’ua jam frymëzu.
Kurr s’kemi me t’harru!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!