Fundamentalizmi si kategori politike, jo vetëm fetare.
Shkrimtari norvegjez, Torkel Brekke, në librin e tij «Fundamentalisme» e përkufizon fundamentalizmin si një reagim ndaj frikës nga moderniteti dhe pluralizmi: «𝐹𝑢𝑛𝑑𝑎𝑚𝑒𝑛𝑡𝑎𝑙𝑖𝑧𝑚𝑖 𝑛𝑢𝑘 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑡ℎ𝑗𝑒𝑠ℎ𝑡 𝑛𝑜𝑠𝑡𝑎𝑙𝑔𝑗𝑖 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑎𝑙𝑢𝑎𝑟𝑒̈𝑛; 𝑎𝑖 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑟𝑒𝑎𝑔𝑖𝑚 𝑛𝑑𝑎𝑗 𝑝𝑎𝑠𝑖𝑔𝑢𝑟𝑖𝑠𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑎𝑟𝑑ℎ𝑚𝑒𝑛, 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑚𝑒̈𝑛𝑦𝑟𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑢𝑎𝑗𝑡𝑢𝑟 𝑘𝑜𝑛𝑡𝑟𝑜𝑙𝑙𝑖𝑛 𝑚𝑏𝑖 𝑖𝑑𝑒𝑛𝑡𝑖𝑡𝑒𝑡𝑖𝑛 𝑑ℎ𝑒 𝑟𝑒𝑛𝑑𝑖𝑛 𝑒 𝑣𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑟».
Autori trajton këtu një pyetje themelore: 𝐜̧𝐤𝐚 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢?
Ai e përkufizon fundamentalizmin jo vetëm si një kthim i ngurtë te tekstet dhe traditat fetare, por si një mënyrë të menduari dhe vepruari që karakterizohet nga ekskluziviteti, absolutizmi dhe mohimi i çdo kompromisi. Sipas Brekke, fundamentalistët fetarë e ndërtojnë identitetin e tyre mbi idenë e posedimit të së vërtetës absolute dhe e konceptojnë tjetrin si kërcënim. Por a nuk mund të përdorim të njëjtat kategori analitike edhe në politikë? A nuk shfaqet, sot, një lloj fundamentalizmi politik edhe në ligjërimin opozitar në Kosovë?
Nëse shohim realitetin politik të Kosovës, opozita duket se ka kopjuar dhe përshtatur një logjikë të ngjashme me atë të fundamentalizmit fetar. Barrikadimi dhe cimentimi i saj total kundër Kryeministrit Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje shkon përtej kritikës normale demokratike dhe i gjason fort fundamenalistëve fetarë.
𝐏𝐬𝐞 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐨𝐣 𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐮, 𝐞 𝐩𝐬𝐞 𝐞 𝐭𝐡𝐞𝐦 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈, 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬?
Në istikamet e opozitës nuk kemi të bëjmë më me debat racional mbi politika publike, por me një qëndrim të ngurtë që e sheh Qeverisjen Kurti si të keqen absolute. Ashtu sikurse fundamentalistët fetarë që nuk pranojnë interpretim tjetër të shkrimit të shenjtë, opozita nuk pranon asnjë shpjegim tjetër përveç asaj të vetës: që qeverisja e Kurtit është rrezik për shtetin, demokracinë dhe madje edhe për vetë egzistencën e Kosovës.
𝐀 𝐤𝐚 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐥𝐢𝐳𝐞̈𝐦 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈? Brekke thekson se fundamentalistët, qofshin të krishterë apo muslimanë, karakterizohen nga:
1. Ngurtësia ideologjike; pra nuk pranojnë interpretime të tjera të shkrimeve të shenjta.
2. Frikë nga moderniteti/bashkëkohorja dhe shteti sekular; pra e shohin shtetin modern si kërcënim ndaj «rendit të shenjtë».
3. Demonizimi i kundërshtarit; pra çdo ndryshim shihet si rrezik për kombin, shoqërinë dhe shtetin.
𝐓𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬,
Në Kosovë, opozita politike shqiptare (PDK, LDK, AAK, NISMA) ka shfaqur paralelizma të qarta me sjellje të fundamentalistëve fetarë. Bllokadat e Kuvendit, pengimi i votimeve, thirrja e seancave të jashtëzakonshme për të sulmuar qeverinë dhe mediat e lidhura me opozitën që përsërisin të njëjtin ligjërim, janë shembuj të ngurtësisë ideologjike.
Nuk kemi më debat demokratik, por një luftë emocionale të verbër kundër «Vetëvendosjes» dhe Albin Kurtit si person; pra sikur çdo vendim i tyre të ishte një kërcënim ekzistencial për krejt Kosovën, Shqipërinë, rajonin dhe dynjanë.
Ja si i shpjegon Brekke fundamentalistët fetarë dhe si i lexoj, dhe si i shof unë, ngjajshmërinë në mes të fundmentalistëve opozitarë të Prishtinës me ata fetarë:
«Frika nga humbja e kontrollit mbi identitetin dhe normat e vjetra krijon një logjikë absolutiste, ku kompromisi shihet si tradhti dhe kundërshtari si armik».
𝐀 𝐧𝐮𝐤 𝐩𝐨 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐨𝐧, 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐨𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐨𝐧 𝐨𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐧𝐲𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐠𝐣𝐚𝐬𝐡𝐦𝐞?
Ja disa shembuj: çdo marrëveshje ndërkombëtare, çdo reformë në drejtësi, ekonomi, çdo fitore në veri të Mitrovicës kundër insitucioneve ilegale të Beogradit, apo çdo iniciativë e qeverisë në luftë diplomatike e ushtarake kundër Serbisë së moçme, është e gabuar, është dallash vetëm e vetëm sepse vjen nga Kurti dhe «Vetëvendosja» si fituese në zgjdhjet nacionale. Dhe tjetri shembull ku mediat, aleate me opozitën, shpërndajnë të njëjtën përrallë të centralizuar dhe pa hapësirë për mendim tjetër. Bash sikurse predikuesit fundamentalistë fetarë që përsërisin një porosi/ligjërim të vetëm tek komuniteti i tyre.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐚 𝐢𝐦𝐞 𝐫𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐤𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐥𝐢𝐧𝐝 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐪𝐚𝐫𝐭𝐞̈: 𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐩𝐨 𝐬𝐡𝐟𝐚𝐪𝐞𝐭 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈? Një logjikë që gjason me fundamentalizmin fetar, ku pluralizmi mohohet, kundërshtari demonizohet dhe çdo kompromis shihet si tradhti.
Pyes me shqetësim: a kemi fundamentalizëm në opozitën e Kosovës, ashtu siç ka në religjione? Përgjigja është e tmershme nëse nisemi nga analiza e Brekke-s për fundamentalizmin fetar:
1. Ngurtësia: Opozita e Prishtinës nuk i qaset realitetit politik si proces i negociueshëm, por si një betejë mes së «mirës» dhe së «keqes».
2. Demonizimi i kundërshtarit: «Albini shpiun i Serbisë», «Albini punon për Serbi»; Mu ashtu si fundamentalistët fetarë që e shohin botën përmes dualitetit «besimtar -jobesimtar», edhe opozita e Prishtinës e sheh politikën si «ne» kundër «atyre».
3. Refuzimi i kompromisit: Në vend që të jetë faktor bashkëpunues, opozita «koqitet» (frenon, nga serbishtja) dhe pozicionohet në rolin e mohuesit absolut, duke sakrifikuar interesat e përbashkëta të popullit të Kosovës për fitime afatshkurtra politike dhe ekonomike.
Pra në Prishtinën e vockël kemi një fundamentalizëm të një mentaliteti politik katundaresk të shekullit XIX; mospranimi i pluralitetit të së vërtetës. Këtu nuk diskutohet e ardhmja e popullit dhe e shtetit, por provohett ë ruhet një e kaluar privilegjesh dhe monopoli mbi pushtetin e shtetin; pra kemi një lloj nostalgjie për të kaluarën.
Ky është paralelizmi më i qartë midis fundamentalizmit fetar dhe fundamentalizmit politik të opozitës: frika, ngurtësia, nostalgjia për të kaluarën dhe absolutizmi në mendime.
𝐊𝐨𝐧𝐬𝐞𝐤𝐮𝐞𝐧𝐭 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐫𝐲𝐦𝐞̈𝐧 𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭: a është kjo opozitë vërtet e interesuar për demokraci, për popull, për shtet apo sall për pushtet? A është lufta e saj primitive, kafshërore e katundareske kundër Kurtit një pasqyrim i parimeve të mirëqeverisjes, apo një reagim i pakontrolluar emocional ndaj humbjes së privilegjeve të tyre ekonomike e sociale? Nostalgjia për të kaluarën dhe pasiguria për të tashmen?!
𝐓𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬,
Këto pyetje dëshmojnë se fundamentalizmi nuk është vetëm kategori fetare, por një metodë e cila mund të përshkruajë sjellje politike fundamentaliste që bllokojnë zhvillimin e jetës normale.
Krejt në fund, duke e krahasuar këtë realitet politik me analizën e Brekke-s mbi fundamentalizmin fetar, mund të argumentoj se, Kosova po përjeton një formë të fundamentalizmit politik: Një fundamentalizëm që, ndonëse nuk përdor gjuhën e shkrimeve të shenjta fetare, funksionon mbi të njëjtat parime: absolutizëm, ngurtësi, tutë, nostalgji, demonizim të kundërshtarit dhe mohimin e çdo kompromisi. E ky është një rrezik, ky është kërcënim kolektiv, jo më pak serioz sesa fundamentalizmi fetar, sepse po cenon bazat e kulturës demokratike dhe po i mbyllë Kosovës rrugën drejt dialogut të arsyeshëm dhe progresit të përgjithshëm pa dallim feje, etnie a gjinie.
Dhe, krejt, krejt në fund: 𝐀 𝐧𝐮𝐤 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐥𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐭 𝐨𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐚𝐫 𝐧𝐨𝐬𝐭𝐚𝐥𝐠𝐣𝐢𝐤𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐥𝐮𝐚𝐫𝐞̈𝐧 𝐟𝐞𝐮𝐝𝐚𝐥𝐢𝐬𝐭𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐦𝐛𝐢 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧? 𝐍𝐝𝐨𝐬𝐡𝐭𝐚 𝐩𝐨 𝐟𝐫𝐢𝐤𝐞̈𝐬𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐞𝐧 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐨𝐭𝐦𝐞𝐧 𝐦𝐮 𝐬𝐢𝐤𝐮𝐫𝐬𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐥𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐭 𝐟𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈? /MekuliPress.com/


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
