Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
-Një opinion lidhur me një qëndrim ideje me Profesor. Muhamet Kelmendin.
Për kontributin atdhetarëve dhe për bllokadat e tradhtarëve pacifistë titistë…,gjatë luftës ASKUJT nuk duhet t’i humben meritat dhe kundër-meritat; hezitimet, bllokadat dhe tradhtitë…
-Por, për asnjë çast dhe për asnjë çmim; të mos heshtim dhe për dobësitë dhe gabimet e të gjithë protagonistëve heronjve dhe të kundër-heronjve!
-Në vargjet e njërës nga poezitë e mia kam shkruar:
TË GJITHË I PËRKASIM HISTORISË?!
“Të gjithë i përkasim historisë,
-Askushët, turpit,
Dikushët, lavdisë”!
Mjerë e zi,-kurdoherë,
Kush ishin dhe janë kundër teje;-me stuhi rrufeje,
-për ribashkim kombëtar,
për liri,-moj Ushtria Çlirimtare
e Kosovës!
Ty, Shqipërinë dhe kombin shqiptar, e mbulove me lavdi,
Fitoren e PJESËRISHT e kurorëzove, me nderë!
-Pas LÇ-re, jo vetëm Hashim Thaçi, por e tërë klasa politike në Tiranë, në Prishtinë, në Kosovën Lindore, në Shkup dhe gjetkë,
kanë bërë lëshime dhe gabime të rënda historike në raportet me regjimet e Serbisë Fashiste, Maqedonisë shoviniste, me Malin e Zi; por, edhe me Greqinë, gjithnjë me ndërmjetësimin e “miqve” euro-atlantikë.
Fqinjët tanë feudalistë,
që dikur me vendimet dhe ndihmat e fuqive të mëdha na grabitën tokat shqiptare në vitet e rënda, 1878, 1913, 1945, po, të njëjtët kusarë, u vërsulën me ushtri dhe diplomaci të politikave dinake edhe pas tri LÇ-re, në trojet tona, fatkeqësisht përsëri i prenë tokat tona me kufijë-zinj;- a nuk na grabitën toka, male dhe na i përpinë 12. milje në detin Jon?!!!
-Në sistemet e urryera të krajlive të SKS dhe pastaj të revizionizmit jugosllav; poashtu, edhe tani në sistemin e urryer të kapitalizmit gllabërues, kolonialistë dhe pushtues, grabitës të lirisë të popujve dhe të pasurive të tyre.
-E, sa u përket mendimit për mbrojten e UÇK-së nga Hashimi & Co ; siç kërkon Pr. Kelmendi, mikut tim ia kujtoj:
Ty, Prof i nderuar, je treguar ca g i ngutshëm; -në mos të të them, je treguar naiv, natyrisht je treguar “kojtaxhi” (lakmues), qe besa edhe ca harrestar:
1.
Sikur Hashimi do të donte, ta mbronte UÇK-n, juridikisht; nuk do të binte në atë derexhe në grackën e Serbisë të Rusisë nga jashtë dhe të Isë Mustafës nga brenda; që bashkë me sejmemët e tyre e votuan Gj.S, (me nder lexuesve) me radaket (kokat) në Hagë e by…t, në Prishtinë.
2.
Për më tepër, kaq shpejt harruat qëndrimin ASPAK të guximshëm dhe dinjitar gjatë gjykimit të H.Th në Hagë ?!!!
-Punët në gjyq ndaj tij, u rrokullisën së prapthi, gjer në atë masë; saqë nga “pensionierët”-anglo-amerikanë, duke iu bërë atij më avokatë se avokatët që nga Kosova po zhvadin milionat; ndonëse nuk e di saktë vullnetarizmin e tyre për të asistuar në gjyq, por si qytetar nuk besoj që bëj herezi; kur dyshoj që edhe këta ztr, janë paguar ashtu si avokatët. Qofsha i gabuar; pra, nga ana e tyre nën betim pretendohej; dhe kjo në një heshtje mordi pranohej edhe nga H.Th, që, UÇK-ja deri në pjesën ( më sa më kujtohet…), në pjesën e dytë të vitit 1998; nuk kishte Shtab Qendror?!!!
-Sikur kjo LÇ-re bëhej nga “bajraktarë fisesh”; mendoj, kjo nuk qe aspak e vërtetë.
-Kështu, disi ka shkruar dhe njëfar analisti, “gjentelmen” J.Pettifer; i cili përkundër meritave që e ka trajtuar bukur thellësisht dhe gjerësisht; gjenezën e largët të themelimit të UÇK-së dhe LÇ-re, me ç’rast e thotë qartë dhe pa ekuivoke:
“Guerilën e parë shqiptare kundër Titos dhe ish-Jugosllavisë e ka themeluar, Komandanti anti-fashist, Enver Hoxha, kjo guerilë ka vepruar që nga fundi i viteve dyzeta gjer nga mesi i viteve pesëdhjeta.
Lexo/ni ibrin, “UÇK-ja”. Prishtinë…
-Megjithatë, edhe tek ai autorë, ndoshta i painformuar mirë, apo është i njëanshëm; herë-herë, bie në ca gabime të rënda; e përsëris; ndoshta nga tendenca që ne nuk i dimë; vallë, pse nxjerrin koka breshkash idetë reaksionare;-kinse “UÇK-ja bënte luftë çlirimtare, por në rrethe bajraktariste, regjionale, pa hierarki, kishte elemete (veprime) goxha anarkiste e të tjera gjepura krejt të gabuara dhe të pa vërteta. Them kështu, sepse këto nuk i argumentonte dot…
-Si përfundim, në lidhje me këta elementë, “mbrojtës” të UÇK-së, tepër të brishtë, do të thosha:
“Plepat nuk bëjnë qershi”!
-Ndërsa, për keqinterpretimin, nga disa përdorues të fzb; që po shkruajnë së koti, kinse, shqiptarët ishin dhe janë kundër shqiptarëve sot paradite kam shkruar pa dorashka:
“Jo! Kurrë s’ ishin, as s’ janë shqiptarët kundër shqiptarëve; ishin dhe janë; atdhetarët kundër tradhtarëve dhe anasjelltas!
SA KEQ?!
Ndërsa, për ish-Zëdhënësin e UÇK-së dhe ish-Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila po heq “të zinjtë e ullirit”, në koloni të pjesërisht të Serbisë, Rusisë dhe të shteteve euro-atlantike; më konkretisht për votimin e Gj.S, shkrova me dhimbje dhe revoltë:
“Këtij burri,- se ç’ ia ngatërruan punët, si Ismail Qemalit; Esat Toptani, Ahmet Zogu; -e, të tjerë faqezinj, ashtu ia ngatërruan punët në Kuvend; Hashim Thaçi dhe Isë Mustafa, e të tjerë si këta derëzinj dhe derëzeza…
-Baca Jakup, është i mirë,
Veçse, gaboi dhe i bëri keq vetes dhe të tjerëve!…
Në një kohë të vështirë:
Që lejoi që, nga deputetët e Kuvendit të R.K; të votohej Gj.S.
Gjykatë kjo, fillim e mbarim,
pro-serbe, dinake, pro-tradhtare; vërtet, Gjykatë Kriminale!
Pavendosmëria, ngathtësia, e bacit Jakup, që të dëgjonte thirrjet e shokëve, Rexhep Selimi, Albin Kurti, Liburn Aliu dhe të krejt VV brenda e jashtë atdheut, e çoi UÇK-në në vetëdënim, në vetë-burgosjen fatale!
20 . 11. 2026
Nga kujtimet e mia?!
ÇKA MË THA NË SHQIPËRINË TONË BACI YNË ADEM DEMAÇI?!
“A po mërzitesh në mërgim,
o vëlla”,-më tha me dashuri e dhimbje, baci Adem Demaçi?!
-Po qe besa, ia ktheva dhe vazhdova:-por, këtë lloj burgu të hapur e pa caktim po duhet ta përballojmë, po duhet me mbajtë!…
-Mirëpo, më shumë po mërzitem; sepse në atdhe punët nuk po shkojnë siç dëshiruam dhe siç duhet!
-Klasa politike në Prishtinë, Tiranë, në Shkup në Kosovën Lindore; ka bërë dhe po bëjnë lëshime dhe gabime të rënda në raportet me fqinjë të këqijtë, gjithnjë si edhe dikur me qarqet e huaja fqinje dhe ndërkombëtare.
Baci, pasi u mendua pak më tha:
“Djalo, ruaje shëndetin!
A po mërziten, ata për ty?!
Jo, bacok. Bile, bile as që e dinë a jam dikund gjallë!…
Ani pra, çfarë i jep vetes kasavet…?!
-Edhe një herë, kujdes!…
-Se, qe besa, po u sëmure, se kthen kokën askush prej teje,
-veç, ajo familja jote e dashur!
E, sa për këta politikanët që i fole, baci ty po të thotë pak fjalë:
O, pasha tokë e pasha qiell!
O, pasha hënë e pasha diell!
-Kështu, më ka pas thënë, “Mandela i Kosovës”, baci im i dashur, Adem Demaçi:
“Hiç mos ke dert, o F.SH, se, për këta “daitë” “yesat”, që po mendojnë veç për xhepat e tyre; që, aspak nuk po interesohen për popullin dhe shtetin; ta dhashë besën shumë keq kanë me ju ardhë punët, saqë,-ka me të ardhë gjynah çka ka me i gjetë”!
-Bisedë me heroin tonë, në brigjet e detit Jon.
Në Sara, në muajin korrik të vitit të paharruar, 2007.
21. 11. 2026
-Ndërsa, për disa përdorues të fzb, që po e keqinterpretojnë gabimisht maksimën famëkeqe: “Shqiptarët ishin dhe janë kundër shqiptarëve”,-reagova se, kjo ide nuk qëndron, kjo është gënjeshtër; por, e vërteta qëndron:
Jo! Kurrë s’ ishin, as s’ janë shqiptarët kundër shqiptarëve, atdhetarët, ishin dhe janë kundër tradhtarëve dhe anasjelltas!
21. 11. 2026


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
