𝐊𝐫𝐢𝐭𝐢𝐤𝐮 𝐢 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐨𝐫𝐢 𝐧𝐠𝐚 𝐍𝐨𝐫𝐯𝐞𝐠𝐣𝐢𝐚, 𝐆𝐞̈𝐳𝐢𝐦 𝐌𝐞𝐤𝐮𝐥𝐢, 𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐧 𝐦𝐞̈ 𝐩𝐢𝐤𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦.

14
Feb
2025
Shkruan: Gëzim Mekuli

Ky ishte reagimi i hershëm z. Mekuli. Sepse këto marifete shkatërruese të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, janë vërejtur para shumë e shumë vitesh. Sepse është Klub i kapur pas klaneve, individëve, partisë, e jo në interes të shtetit, të Kombit e të humanizmit:
𝐊𝐫𝐢𝐭𝐢𝐤𝐮 𝐢 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐨𝐫𝐢 𝐧𝐠𝐚 𝐍𝐨𝐫𝐯𝐞𝐠𝐣𝐢𝐚, 𝐆𝐞̈𝐳𝐢𝐦 𝐌𝐞𝐤𝐮𝐥𝐢, 𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐧 𝐦𝐞̈ 𝐩𝐢𝐤𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦.

Vërejtje!
Që sot, me një zhgënjim të thellë që më ther shpirtin, me një pikëllim të pafund që rëndon zemrën dhe me një dhimbje të pashpjegueshme që më mbyt çdo fije krenarie, refuzoj dhe heq dorë nga statusi zyrtar i “Veteranit të UÇK-së” – një vlerësim që për mua ishte gjithmonë më i shenjti, më i çmuari, dhe më i vlefshmi në këtë botë.
𝐓𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬,
Ky vendim, sa i dhembshëm dhe aq i pashmangshëm, nuk erdhi lehtë. Ai është pasojë e drejtpërdrejtë e vendimeve, sjelljeve dhe deklaratave të papërgjegjshme, antidemokratike dhe të rrezikshme të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së – sjellje që nuk pasqyrojnë as idealin, as sakrificën, dhe as aspiratat që mbajtën gjallë shpirtin e luftës tonë çlirimtare.
𝐏𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥 𝐢 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫,
Kjo organizatë, e lindur nga dhimbja, gjaku dhe heroizmi i një kombi, nga tymi i flakëve dhe lotët e nënave që humbën bijtë e tyre, nuk guxon të jetë pronë e një partie politike, e një komandanti apo e një qeverie. Kjo shqiponjë, e rilindur nga toka jonë e përgjakur dhe nga qëndresa e pashuar e popullit, i përket vetëm kombit.
Ajo duhet të kthehet tek populli, tek luftëtarët që derdhën gjakun për lirinë tonë, tek qytetarët që besuan në këtë sakrificë, dhe tek shteti që ky ideal deshi të ndërtojë. Vetëm atëherë kjo organizatë do të mund të rifitojë madhështinë e saj historike dhe identitetin e saj të vërtetë – atë të një themeli shtetformues dhe jo një minuesi të tij.
Unë mbetem besnik deri në frymën e fundit ndaj lirisë, ndaj vlerave humane, ndaj demokracisë, vetëvendosjes, kombit dhe Shqipërisë. Por kurrë, dhe asnjëherë, nuk do të jem pjesë e një agjende të një partie, bande apo, më keq, e prapaskenave të BIA-s dhe të Serbisë.
Për të qenë plotësisht i hapur, deri më sot nuk e kam shpallur publikisht statusin tim si veteran i UÇK-së. E kam mbajtur këtë krenari në qetësi për shkak të modestisë dhe për shkak të zhvlerësimit që ky status i shenjtë ka pësuar nga ish Qeveritë. Një zhvlerësim qebesa i bërë nga vetë ky institucion, që dikur ishte simbol i sakrificës sonë kombëtare.
Sot, me zemrën e copëtuar dhe me një zhgënjim të pakrahasueshëm, bëj këtë hap për t’i dhënë zë një të vërtete që s’duhet heshtur kurrë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/02/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk