Anekdota: ROZAFA

05
May
2025
Shkruan; Beqir Elshani


Suedi, 5 maj 2025

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

1.    BORËBARDHA
Doktor, për shkak se nuk e kam lexuar Borëbardhën, arsimtari i gjuhës shqipe më ka dërguar tek ju për vizitë mjekësore, – tregoi gjimnazisti.
Djalosh, shtëpia më e bukur është biblioteka, dhe mjeku më i mirë është bibliotekari, prandaj drejtoju bibliotekës, – e këshilloi mjeku.

2.    ROZAFA
Kush është nëna më e lavdishme shqiptare? – e pyeti gjyshja nipin.
Ime më, – përgjigjet nipi.
Jo, është Rozafa legjendare, që vazhdimisht i jep gji popullit, – tregoi gjyshja.

3.    MALLKIMI
A e dëgjon Zoti mallkimin e kryetarit turk drejtuar Izraelit? – e pyeti gazetari analistin politik.
Po t´i dëgjonte Zoti mallkimet, së pari do ta mallkonte Turqinë që pesë shekuj me radhë e shtypi popullin shqiptar dhe Shqipërinë e copëtoi në të gjitha anët, duke ia falë tokat Serbisë dhe Greqisë, – u përgjigj analisti politik.

4.    ZHURMA NË KUVEND
Dy qytetarë duke kaluar skaj ndërtesës së Kuvendit Republikan bisedojnë: – Zhurmë e madhe, me siguri janë duke luajtur basketboll.
Nuk është zhurmë basketbolli, është zhurma e opozitës për marrjen e pushtetit, atë që nuk e fitoi me anën e votës së popullit, mundohet ta fitojë me anën e dhunës, – u përgjigj tjetri.

5.    PITE PËR DEPUTETËT
Fisnike, kujt po ia çon tepsinë me pite? – e pyeti një qytetar kur e pa gruan para Kuvendit të Kosovës.
Po ua çoj deputetëve, ka një muaj që kanë mbetur brenda, – tha gruaja me tepsi.
Mirëpo ata po kuvendojnë, nuk po prashitin kallamboq, – ndërhyri qytetari i zemëruar.

6.    KOMENTUESI
Zotëri drejtor, nuk di cilin kandidat të pranojmë për komentimin e bisedave diplomatike, i pari thotë që di të lexojë buzët në bisedat diplomatike, i dyti thotë që di të lexojë mendimet në bisedat diplomatike, – e pyeti zyrtari shefin e zyrës diplomatike.
I pranojmë të dytë, prej të dyve mund të kemi përfitime, – tha drejtori i zyrës diplomatike.

7.    BASHKIMI EVROPIAN
Në pyetjen e gazetarit se a më shumë e do Serbia Bashkimin Evropian apo Bashkimi Evropian Serbinë, analisti politik përgjigjet: – Bashkimi Evropian më shumë e do Serbinë, ndërsa Serbia më shumë e do Rusinë.

8.    E PËRKËDHELURA
Kush janë të përkëdhelurit e Evropës? – e pyeti arsimtari nxënësi.
Macet arsimtar, – u përgjigj nxënësi.
Nuk janë macet, janë serbët, – ndërhyri nxënësi tjetër.

9.    CIKLONI RUS
A më shumë pluhur sjell cikloni i Saharës prej Afrikës, apo cikloni rus prej Karpateve? – e pyeti gazetari analistin politik.
Më shumë pluhur sjell cikloni rus prej Karpateve, dhe këtë e argumenton kërcënimi i terroristit rus me bombë në aeroportin e Tiranës në dëm të Kosovës sovrane, – u përgjigj analisti politik.

10.   FISI HAJDUT
Në pyetjen e arsimtarit se çfarë fisi është udhëheqësi i Partisë Demokratike në Shqipëri, nxënësi në vend se të thotë që është i fisit Berishë, thotë që është i fisit Hajdut. Pastaj në pyetjen se cili prej tyre është fisi më i madh, nxënësi përgjigjet: – Fisi Berishë është më i madh, ndërsa fisi Hajdut është më i dreqosur.

11.   MAMUTHI
Shkencëtarët mendojnë të rikthejnë mamutin e zhdukur para 2000 vjetësh, – e hapi bisedën një analist sapo e lexoi lajmin në revistën natyrale.
Ne nuk jemi në gjendje të mbajmë elefantin e urtë, jo më mamutin e trentë, prej të cili nuk do të mbetet asnjë fije bari për lopët tona, që milen dhe që na japin mishin, – ia ktheu biologu.

12.   MIRË E KEQ
Si qëndron me bijtë? – e pyeti motra e vogël motrën e madhe.
Dhëndri është shumë i mirë, bën çka i thotë bija ime, kurse djali im është mendjelehtë, bën çka i thotë nusja, – tregoi motra e madhe.
Shyqyr, që dhëndri ka dalë i mirë, – e qetësoi motra e vogël me ironi.

13.   DOBËSITË E NJERËZVE
Shyqyr që kafshëve u mungon arsyeja, përndryshe do të na shanin për dobësitë tona, – u ankua një qytetar me zemërim.
Jo vetëm që do të na shanin, por edhe do të tërhiqnim karrocën në vend të buajve dhe kuajve, – plotësoi i dyti.

14.   ZHAPINJTË E FUSHËS
I dashur, ku po shkon me shat, – e pyeti gruaja burrin me shatë në krah.
Hoxha na porositi t’i shfarosim zhapinjtë, prandaj po shkoj t´i mbys, – tha burri.
Jo, i dashur, po të mos ishin zhapinjtë, milingonat do ta shkretonin fushën, – ia ktheu gruaja e mllefosur.

15.   TRANGJINORI
Çka do të thotë fjala transgjinor? – e pyeti arsimtari nxënësin.
Transgjinor quhet burri që vishet me rroba të grave, – u përgjigj nxënësi.
Gabim, transgjinor quhet burri që me anën e ndërhyrjes kirurgjike e ndërron seksin në grua, – e korrigjoi tjetër.

16.   KUPTIMI
Agim, ç’është “Big brother”? – e pyeti arsimtari i anglishtes studentin.
Është një çerdhe ku kalben njerëzit e izoluar nga bota e jashtme, – u përgjigj studenti, në vend se të thoshte “vëllai i madh”.

17.   DALMATËT
Në pyetjen se kush janë më të vjetër në Ballkan, qentë e Dalmacisë, apo qentë e Serbisë, kolegu i punës përgjigjet:
– Dihet, qentë e Dalmacisë janë më të vjetër.

18.   HAKMARRJA
Për shkak të goditjes me shuplakë, burri e padit gruan, mirëpo gjykatësi në vend se ta dënojë gruan, e dënon burrin.
Kujdes, i nderuar gjykatës, në vend se ta mbroni viktimën, po e dënoni! – ndërhyri avokati i burrit viktimë.
E dënoj, për shkak se burri është dashur t’i hakmerret me shuplaka të njëjtë, – tha gjykatësi duke ia kthyer shpinë gjykatores.

19.   NDRYSHKU
Gjysh, e di që hekuri ndryshket dhe pemët kalben, por nuk di qysh ndryshket dhe qysh kalbet shteti? – e pyeti nipi gjyshin
Im nip, shteti ndryshket sikur hekuri nëse nuk zhvillohet dhe transformohet, kurse kalbet, sikur pemët dhe perimet, nëse nuk merren masa për mbrojtjen, – tregoi gjyshi.
Faleminderit gjysh, as arsimtari nuk e shpjegon më mirë, – e falënderoi nipi.

20.   MATEMATIKA
Në pyetjen “Sa bëjnë një majmun dhe një njeri”, zemërohet njeriu si qenie e vetëdijshme në dallim me majmunin kafshë, – e hapi bisedën një mik.
Mirëpo edhe majmuni ka arsye të zemërohet, pasi që krenohet me fisin e tij më të vjetër në botë, – ia ktheu miku i tij.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 05/05/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk