Popull i dashur, ti i premtove politikanëve tanë Europën, por i dhe skamjen.
Popull gënjeshtar, ti i premtove paratë e firmave piramidale politikanëve që kishin humbur të gjitha kursimet, e ju dhe leshin.
Popull i padisiplinuar që ke bredhur me shumë parash nga arka politikaneve, me drogë falas nga banditet , me prostituta të të gjitha kalibrave, kabareve, e bordellove kur politikanët hallexhinjë e të dal nga dhimbja prisnin të ishe në krye të detyres.
Ti o popull që bridhje buzukeve të Greqisë, ndërkohë politikanë po vdisnin në Otranto.
Ti që dëfreje kur politikanët e vegjël kosovarë binin ne humnera me autobus.
O popull që shijoje dritat e të gjithë botes kur politikanët tanë nuk kishin ndriçim, nuk kishin bukë për të ngrënë dhe nuk kishin mundësi të shkollonin fëmijët; i nxirrnin në punë që në moshën 10 vjeç. Popull i dashur dhe mafioz, ti je ai që ua ke bërë gropën politikanëve shqiptarë, dhe ndërkohë që ju popull bridhni botën me pasaporta diplomatike për të parë e për të palluar, politikanët tanë i keni lënë të vdesin në spitale, o të shkretë politikani.
Popull kurve dhe imoral, ndërkohë që ty nuk të mungonte asgjë, politikanëve tanë u mungonte gjithçka. Ndërkohë që me djersë dhe përpjekje, në skela të kalbura apo në shtylla të mbaruara ngjiteshin politikanët, ti o popull bëje sikur po bën parlament.
Ti o popull që lejove (a urdhërove) shokun të hynte në parlament e të qëllonte mbi një parlamentar për ta vrarë.
Ti i popull që i kishe të gjitha gati dhe lehtë, dhe vidhje të ardhurat, kur politikanët tanë ishin duke sakrifikuar jetën në miniera.
Popull i pisët dhe i korruptuar, ndërkohë që nuk le vrasës e kriminel pa e pritur e pa e ndarë në tavoline pasuritë e këtyre politikanëve të vuajtur.
Ti o popull dje na krekoseshe ndersa sot shokët e tu po thonë që ti ishe model; qeti populli ishe që modernizove, reformove, na afrove me NATO-n, me BE-n, na e çlirove edhe Kosovën, gati edhe “Maqedoninë”. Po, o popull, po, sot ti je hero për ata. Ndërkohë që politikanët kanë bërë gjithcka per mbare, kanë luftuar, kanë qenë të vërtetë, kanë bërë çdo përpjekje të sinqertë, nuk kanë vjedhur e as nuk na kanë gënjyer kurrë; të gjitha sakrificat e politikanëve kanë qenë të jashtëzakonshme.
Ndërsa ti popull gati ke mberrit né hënë…


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
