𝐏𝐬𝐞 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭𝐞̈𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐥𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐳𝐞𝐳𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐇𝐁𝐀-𝐬𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐚𝐥𝐢𝐧 𝐚𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐢𝐨𝐧 𝐞 𝐥𝐞̈𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭? 𝐍𝐣𝐞̈ 𝐭𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐞̈𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐜𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬
ShBA ka përfshirë në “Listën e Zezë” disa politikanë dhe figura publike nga Kosova, duke iu ndaluar hyrjen në SHBA dhe duke iu bllokuar pasuritë. Këta individë janë identifikuar për përfshirje në aktivitete korruptive, krim të organizuar ose veprime që cenojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Disa nga emrat e përfshirë në këtë listë janë:
Fatmir Limaj – ish-zëvendëskryeministër dhe lider i Nismës Socialdemokrate.
– Daut Haradinaj – deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
– Rexhep Selimi – ish-deputet dhe anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
– Sami Lushtaku – ish-kryetar i Komunës së Skenderajt dhe ish-komandant i UÇK-së.
– Ramiz Lladrovci – kryetar aktual i Komunës së Drenasit dhe ish-ambasador.
– Azem Syla – ish-deputet dhe ish-komandant i UÇK-së.
– Rrustem Mustafa – ish-deputet dhe ish-komandant i UÇK-së.
Përditësimi më i fundit i kësaj liste është bërë më 7 janar 2025, ku janë shtuar emra të rinj, përfshirë ish-pjesëtarë të UÇK-së që pas luftës kanë hyrë në politikë. Ndryshe nga rregulloret e mëparshme, masat tani vlejnë edhe për bashkëshortët dhe fëmijët e rritur të personave të sanksionuar.
Të dashur lexues,
Është e rëndësishme të theksohet se përfshirja në “Listën e Zezë” të SHBA-së ka pasoja serioze për individët e sanksionuar, duke ndikuar në reputacionin e tyre, besueshmërinë e tyre dhe duke kufizuar lëvizjen dhe aktivitetet financiare ndërkombëtare.
Pse kandidatët në listën e zezë të SHBA-së nuk duhet të kandidojnë për deputet: Një thirrje për të shpëtuar demokracinë e Kosovës
Në Kosovë, disa politikanë që ndodhen në listën e zezë të Amerikës për korrupsion dhe krim të organizuar vazhdojnë të reklamohen nga partitë politike si kandidatë për deputet. Kjo situatë është një shuplakë e rëndë për demokracinë tonë dhe një sulm ndaj të ardhmes së Republikës së Kosovës tonë të shtrenjtë.
𝐏𝐞̈𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈, 𝐮𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐦 𝐝𝐲 𝐩𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞: 𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬𝐪𝐲𝐫𝐞 𝐣𝐚𝐩𝐢𝐦 𝐬𝐢 𝐬𝐡𝐨𝐪𝐞̈𝐫𝐢 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐢 𝐥𝐞𝐠𝐣𝐢𝐭𝐢𝐦𝐮𝐚𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐚 𝐢𝐧𝐝𝐢𝐯𝐢𝐝𝐞̈? 𝐃𝐡𝐞 𝐬𝐢 𝐝𝐨 𝐭𝐚 𝐩𝐚𝐠𝐮𝐚𝐣𝐧𝐞̈ 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐤𝐨𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐥𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐛𝐮𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧?
𝐏𝐬𝐞 𝐤𝐞̈𝐭𝐚 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐚𝐥𝐢𝐧 𝐚𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐢𝐨𝐧 𝐞 𝐥𝐞̈𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭?
𝟏. 𝐁𝐞𝐬𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐫𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭
Nëse njerëz të shpallur të papranueshëm nga një aleat strategjik si SHBA-ja ulen në Kuvendin e Kosovës, kjo minon seriozisht besimin e popullit në institucionet shtetërore.
Shembuj nga bota, si rasti i Ukrainës para reformave, tregojnë se korrupsioni në parlament çoi në krizë ekonomike, destabilizim politik dhe humbje të mbështetjes ndërkombëtare. Kur qytetarët e ndiejnë se sistemi është i manipuluar dhe i kontrolluar nga krimi, ata humbin shpresën dhe vendi bie në një cikël pafund të varfërisë dhe mjerimit. – Pastaj erdhi edhe pushtimi rus!
2. 𝐊𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐚𝐧𝐞̈𝐯𝐞 𝐠𝐨𝐝𝐞𝐭 𝐝𝐢𝐫𝐞𝐤𝐭 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭
Përvoja ndërkombëtare ka treguar se deputetët e korruptuar përdorin pushtetin për përfitime personale dhe jo për të mirën publike. Në Brazil, gjatë skandalit të famshëm “Petrobras”, politikanët e korruptuar përvetësuan fonde publike, duke shkaktuar rritje taksash dhe varfëri për miliona qytetarë.
Nëse Kosova toleron politikanë që përdorin Kuvendin për pasurim personal, pasojat do të jenë taksa më të larta, shërbime publike të dështuara dhe varfëri në rritje për qytetarët tanë; mbrojtje dobësohet, nuk ka ushtri e as polici efikase.
𝐊𝐫𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞̈ 𝐞 𝐚𝐬𝐡𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐭𝐞̈ 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞
Partitë politike që i kandidojnë këta individë janë përgjegjëse për një krim moral dhe politik ndaj shtetit të Kosovës. Në vend që të promovojnë njerëz të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj interesave të popullit, ato zgjedhin të mbështesin individë që janë në listën e zezë për korrupsion dhe abuzim me pushtetin.
Ky veprim nuk është vetëm një tallje me demokracinë, por një sulm i drejtpërdrejtë ndaj së ardhmes së Kosovës.
Çfarë po mësojmë fëmijëve tanë? Nëse politikanët e korruptuar shpërblehen me poste të larta, ne po i mësojmë gjeneratat e reja se korrupsioni është normal dhe se suksesi vjen nga manipulimi dhe pandershmëria.
Të dashur lexues,
Kandidatët në listën e zezë nuk përfaqësojnë popullin, por vetëm interesat e tyre personale, përfaqësojnë gratë e tyre dhe të oligarkëve që i sponsorizojnë.
Nëse këta individë vazhdojnë të kandidohen dhe të mbështeten, Kosova jonë rrezikon të humbasë çdo shansë për progres ekonomik, drejtësi sociale, demokraci funksionale dhe pavarësinë e Republikës. Prandaj, është koha që qytetarët të refuzojnë partitë politike që zgjedhin të ndotin parlamentin me njerëz të degjeneruar – korruptuar.
Ne, populli, i madh e i vogël, qytetarë e katundarë, i pasur e i varfër, të gjithë pa dallim gjinie, kulture a etnie, duhet të luftojmë për një Kosovë që mbështetet në integritet, drejtësi dhe ndershmëri.
Sepse, në fund të fundit, nuk bëhet fjalë vetëm për të tashmen; bëhet fjalë për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për një republikë që meriton të quhet demokratike: për Kosovën, zemrën e Shqipërisë!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!