𝗦𝗛𝗤𝗜𝗣𝗘̈𝗥𝗜𝗔 𝗡𝗨𝗞 𝗘̈𝗦𝗛𝗧𝗘̈ 𝗣𝗔𝗥𝗧𝗜 𝗣𝗢𝗟𝗜𝗧𝗜𝗞𝗘

14
Mar
2026
Shkruan: Genc Sefa - Lushnja
Një fenomen shqetësues, fyes dhe përçarës
për kombin tonë po rritet dita-ditës.
Së fundmi po dëgjohen gjithnjë e më shumë zëra nga disa shqiptarë të Kosovës që, me apo pa vetëdije, po bëjnë një gabim të rëndë: nuk po arrijnë të bëjnë dallimin mes një lideri politik dhe Atdheut.
𝗗𝘂𝗵𝗲𝘁 𝘁𝗵𝗲̈𝗻𝗲̈ 𝗾𝗮𝗿𝘁𝗲̈: 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗹𝗶𝗱𝗲𝗿 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸 𝗻𝘂𝗸 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲̈𝗿𝗶𝗮.
Qeveritë ndërrohen, politikanët kalojnë, pushtetet bien e ngrihen — por Shqipëria mbetet.
Shqipëria është shumë më e madhe se çdo qeveri, shumë më e gjatë se çdo mandat politik dhe shumë më e shenjtë se çdo debat i përkohshëm.
Prandaj është e papranueshme dhe e rrezikshme kur dëgjojmë deklarata publike se:
“Kosova nuk paska armik më të madh se Shqipëria.”
Një fjali e tillë nuk është vetëm e padrejtë — është edhe një shërbim i drejtpërdrejtë për ata që historikisht kanë dashur të na shohin të ndarë.
Rasti i fundit ishte ai i një personazhi
si Ron Gjinovci.
Një figurë që në vetvete mund të mos ketë ndonjë peshë të madhe publike, por problemi nuk qëndron te një individ i vetëm.
𝗣𝗿𝗼𝗯𝗹𝗲𝗺𝗶 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝘀𝗲 𝗸𝗲̈𝘁𝗼 𝘇𝗲̈𝗿𝗮 𝗽𝗼 𝘀𝗵𝘁𝗼𝗵𝗲𝗻.
Dhe këtu lind një pyetje e drejtë:
𝗞𝘂𝗷𝘁 𝗶 𝘀𝗵𝗲̈𝗿𝗯𝗲𝗷𝗻𝗲̈ 𝗸𝗲̈𝘁𝗮 𝗻𝗷𝗲𝗿𝗲̈𝘇?
Historia jonë është e qartë.
𝗞𝘂𝗿 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘁 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗰̧𝗮𝗿𝗲̈ — 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝗵𝘂𝗺𝗯𝘂𝗿.
𝗞𝘂𝗿 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝗾𝗲𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈ — 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝗳𝗶𝘁𝘂𝗮𝗿.
Shqipëria dhe Kosova nuk janë dy kampe politike.
Janë dy pjesë të të njëjtit trup kombëtar.
Prandaj kritika ndaj një politikani është e drejtë.
Kritika ndaj një qeverie është e ligjshme.
Por shpallja e Shqipërisë si armik është një marrëzi që nuk i shërben askujt — përveç atyre që historikisht kanë punuar kundër shqiptarëve.
Nuk kemi luksin të përçahemi për interesa të vogla politike apo për protagonizëm të disa zërave
të papërgjegjshëm.
Sepse ajo që na bashkon është shumë më e madhe:
𝗘̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗳𝗹𝗮𝗺𝘂𝗿𝗶 𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘁𝗮𝗿.
𝗘̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝗮𝗸𝘂 𝗶 𝗱𝗲̈𝘀𝗵𝗺𝗼𝗿𝗲̈𝘃𝗲.
𝗘̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝘂𝗵𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗔𝗗𝗡-𝗷𝗮 𝗾𝗲̈ 𝗻𝗮 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗼𝗻.
𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲̈𝗿𝗶𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗸𝘂𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝘀𝗵𝘁𝗮𝗿𝗲.
𝗝𝗮𝗻𝗲̈ 𝗻𝗷𝗲̈ 𝘁𝗿𝘂𝗽 — 𝗶 𝗻𝗱𝗮𝗿𝗲̈ 𝗽𝗮𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲̈𝘀𝗶𝘀𝗵𝘁 𝗻𝗲̈ 𝗰𝗼𝗽𝗮.
Zoti na udhëzoftë në rrugën
drejt bashkimit kombëtar. 🇦🇱
——–
Autor: Genc Sefa – Lushnja
Ish ushtarak dhe luftëtar në UÇK, UÇPMB,
dhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
I robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 13 mars 2026. 🇦🇱

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/03/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk