Diplomacia.dk

“MBRETËRIA BULLGARE OSE MAQEDONASE E SAMUILIT” DHE “MBRETËRIA SERBE E MESJETËS”, JANË FALSIFIKIME ORDINERE TË HISTORISË

/Ribotim nga arkivi i diplomacis.dk/

shkruan. Akademik.Abdulla Mehmeti

Nga historia e shtrembëruar dhe falsifikuar e popujve ballkanikë
Në periudhën e kryengritjes së popujve të krishterë katolikë kundër Romës Lindore, e njohur si Kryengritja e Samuilit, nga disa edhe si shteti ose mbretëria e Samuilit, mbetëria e lashtë e Bullgarisë kishte së paku 150 vjet që e kishte pranuar vasalitetin e saj nën Romën Lindore.
Në atë peridhë nuk ka asnjë burim të vetëm se ka ekzistuar ndonjë popullsi me emrin “maqedonas” në Gadishullin Ilirik, që nga shuarja e mbretërisë së Maqedonisë antike, shteti i Filipit II dhe i Lekës së Madh.
Në periudhën e krijimit të Mbretërisë mesjetare të Rasisë, dhe e perandorisë të njohur si “Magnum Illyrikum”, si mbretëri e shqiptarëve, bullgarëve dhe grekëve, e udhëhequr nga dinastia e rasianëve Dushmani nga Dukla – me llagapin Nemanja (nga namati-vasalë), një shtet vasal i Romës Lindore, për mbrojtjen e kufive të saj veriperëndimorë nga dyndja e popujve barbarë, nuk ka akzistuar as popull dhe as njësi fetare e shtetërore e serbëve, një emër që do të krijohet meë vonë, duke identifikuar me atë emër të gjithë banorët e besimit fetar ortodoks.
Sikur të kishte arritur suksesin e planifikuar të saj, edhe kryengritja e mëvonshme antiosmane e shek. XVII, e njohur si “Kryengritja e Qiprovës” (nga bullgarët), dhe “Kryengritja e Pjetër Bogdanit” (nga shqiptarët), një kryengritje e organizuar dhe përkrahur nga Vatikani dhe bota perëndimore katolike, sikurse edhe Kryengritja e Samuilit, disa shekuj më parë, sigurisht ai shtet i supozuar do të pretendohej si “mbretëri serbe” ose “mbretëri bullgare”, sikurse dy të të tjerat më parë.
Studiuesit e kohës së sotme, së pari duhet të kenë parasysh kur janë krijuar, brumosur e formësuar kombet në kuptimin e sotëm të kësaj kategorie sociologjike dhe politike, mes tyre edhe kombi serb dhe kombi bullgar, sidomos ta dinë kur u krijua kombi i ri me emrin maqedonas, dhe më pastaj kur u krijuan shtetet e tyre me këto emra siç i kanë sot, dhe së fundi të kenë mundësi ta trajtojnë në mënyrë profesionale dhe shkencore çështjen e krijimit dhe sidomos përkatësinë etnike të shteteve, principatave dhe mbretërive në peiudhën e Mesjetës.
(1 janar 2022)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

GJERGJ KASTRIOTI

Kategoria:

Botuar: 01/01/2023

© 2016 - 2023 | DIPLOMACIA.dk