“Luan Qemal Baci ju faleminderit për mesazhin dhe kundër argumentet!

15
Jul
2025
Shkruan: Luan Qemal Baci

Nje pergjigje e dyte, dhe nuk do merrem me, per zotin Isa Asani, I cili ben nje koment te dyte:
“Luan Qemal Baci ju faleminderit për mesazhin dhe kundër argumentet!
Të shkruaj më vonë,nga se nuk janë në shtëpi!
Besoj se në shumë gjëra mund të pajtohemi,por në momentin që ju i nderuar njollosëni një grup,një fe,një tjetër ideologji;për këtë mund të bisedojmë.
Foto në profilin tuaj,më ka bërë po ashtu të dyshuar!
Uroj që të jeni mirë.”
Zoti Isa Asani, Une nuk njollos asnje fe, asnje grup politik apo shoqeror, asnje parti politike, asnje individ. Kritikat nuk jane njollosje. Njollosjen e vetevetes e bejne ata qe nuk i sherbejne popullit dhe vendit qe I perkasin, jo une. Une kritikoj me te drejten e nje qytetari qe dua te shkone mbare punet ne vendin tim te origjines, dhe nuk kam asnje interes material apo per karriere. Keto interesa nuk i kam pasur ne rinine time, e jo me tani qe jame ne moshe ku pretendimi i vetem per kushtet e mia eshte te kem shendet, mbasi per ekonomine e dites se sotme, kam punuar shume gjate jetes, qe te mos keme nevoje “te shitem e te blihem”, sepse nuk e kam as ne fis e as ne fare. Te kunderren e tyre kam ne gjak dhe ne DNA, dashurine dhe besnikerine per atdhe dhe popullin te cilit i perkas.Te gjitha fete, i kritikoj per erresiren qe mbjellin. Nuk kam asnje prej tyre te preferuar per ta mbrojtur apo per ta kritikuar. Per mua jane te gjitha njelloj te rrezikeshme per ardhmerine e kombit tim. Nga emeri vleresoj se jeni mazllem, apo si i thone islamist, nga pergatitja juaj ideologjike islamist politik. Duket se jeni ne krahun e Islamit Politik, por ti dhe te gjithe si ti, keni harruar se fete ne SHQIPETARI, kane ardhur me pushtime, dhe perseri pergatisin terrenin per ripushtime te reja, ndersa ju, verberisht, me e pakta, se ka edhe te paguar, te shitur e te blere, ashtu sic thoni ju, i sherbeni jo SHQIPETARISE, por neootomanizmit, gjysem henes se halldupeve ta Anadollit. Uroj te zbresesh me kembe ne toke, e te mbrosh interesin e SHQIPETARISE, te cilin ti beson se e mbron. Te duash atedheun, duhet te dish se si ta duash, ndryshe behesh haxhiqamiljas, kunder vetevetes, familjes, shoqerise e atedheut.
Foto e bufit ne profiling tim eshte vene nga f.b. dhe po te dija ta hiqja, do ta beja.
Kalofshi mire

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!


13 Korrik 2025.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 15/07/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk