Burkina Fasos, presidenti Musa Traore dhe ne shqipetaret…!

23
Jul
2025
Shkruan: LUAN QEMAL BACI

Burkina Fasos, presidenti Musa Traore, i tha popullit te tij dhe AFRIKES:

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Ose duhet te pranosh te luftosh, ose duhet te pranosh te jeshe skllav i perhereshem!”

A mos duket kjo fjali si komuniste, dhe duhet t’i pervishemi, sic dine te pervishen “demokratet”? Ky burre i ri, vetem 34 vjec ne moshe, me graden ushtarake “kapiten”, ka “nje grade” shume here me te larte, inteligjencen e tij te larte, dashurine e tij te pakufishme per popullin, atedheun dhe tere Afriken. Ai ja vuri kufirin tek thana imperializmit francez, i perzuri te gjithe ushtaret franceze, konfiskoj te gjitha minierat e arit qe ja merrte Franca, e i tha botes se ky vend i takon popullit tim, dhe pasurite e vendit tim jane per kete popull e per kete vend.

Mendoni tani me shqipetaret e sotem, qe ikem te perzene nga ca zuzare, shpellare, e majmuner, te rritur ne majat e pishave, te fshehur kacubeve per te ngrene ne bese njeri tjeterin, per te vrare ne prite cdo “armik”, qe u dilte perpara ne rrugen e tyre te vjedhjes, shkaterrimit, krimit e pasurimit brenda nates. mendoni se si e lejuam e vazhdojme te lejojme ate vend te bukur, te lare me gjak ne breza, qe ashtu sic thote kenga e gurres popullore, “po t’i marresh dheun, e ne grusht ta shterngosh, pika more gjaku do te kullojne”. Si more e lame, e vazhdojme te leme, kete vend zanash e trimash, burrash e burrereshash, qe te merrnin gjak ne vetull, kete vend qe i provoje botes, se me nje kobure ne dore, kercen si shqiponje e luan mbi tankun e pushtuesit, ate vend te gunes mbi tela gjemba, ata burra qe zune topin nga gryka si ne jug ashtu dhe ne veri, ate vend qe tmerroj mbreteri e perandori, ate vend qe nderohet nga bijte e tij me sy shqiponje, e zemer shpate, te nderuar nga gjithe bota?

Si more e lame e vazhdojme ta leme, qe nje grusht krrimbash te ndyre, qe “ne u japim pushtet me voten elire”, te na marrin e shkaterrojne gjithcka, deri edhe nderin, krenarine, dinjitetin, historine, burrerine, e emerin shqipetar!

Si more, po kane me shume force ca horra e ca morra, qe u majmen e stermajmen me mallin e gjene e popullit e te atedheut, keta shushunja e Esate Pashe te ketij shekulli, qe japin toke e det, ajer e uje, mbitoke e nenetoke, per nje euro ne shitje Shqiperia, sikur kjo fare e ndyre tradhetie ta kete Shqiperine ciflig te familjes se tyre!

Jo more, jo, me kete brume te thartuar tradhetie, nuk behet Shqiperia, por vetem e vetem lulezon skllaveria.

A harruam se ishim krenare, se kemi pranuar te rrojme me mire nje dite shqiponje, se sa nje vit te tere si zvarranik, te shtypur, e ne skllaveri.

22 Korrik 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 23/07/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk