Për ju ” kolaboracionistët ” e shekulli të ri !
…Lexoni ndonje gje edhe nga keta antikomunistët britanikë …për ata që nënshkruan 29 Nëndorin, kuptohet !😉
* * *
JU NUK E DINI SA HEROIKE KA QENË LUFTA JUAJ NACIONAL ÇLIRIMTARE?!
( Nga kujtimet e prof.dr AHMET KAMBERI gjatë takimit me Sër Rexhinald Hiberti – i ndjerë, autor i librit “Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë – Fitorja e hidhur”, (Albania’s National Liberation Struggle: The bitter victory.
London: Pinter, 1991).
Sër Rexhinaldi qe një diplomat i shquar anglez.
Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare në Shqipëri kishte qenë officer i SOE-s (The Special Operation Executive).
Libri i Hibbertit, ishte në të vërtetë një studim historik.
Një studim që mbështetej jo vetëm në përvojën e tij vetjake, por kryesisht në një analizë të imtë të dokumenteve të arkivave britanike, përfshirë ato të liruara nga shtrëngimi i sekretit (të deklasifikuara) dhe të burimeve të tjera ekzistuese.
Gjatë bisedës midis tyre, me ngjarje të ndryshme të luftës, në një moment
-kujtonte profesor Ahmeti; – Unë mbeta i habitur në çastin kur ai na tha:
” Ju nuk e dini se sa heroike ka qenë Lufta juaj Nacionalçlirimtare!…
Sër Rexhinaldi e vuri re habinë time dhe vazhdoi:
“Ushtria juaj Nacionalçlirimtare, me djem e vajza të reja, veshur keq, mbathur keq, armatosur keq, por me një organizim të admirueshëm, me një ideal të lartë dhe me një disiplinë të rreptë, kishte një vendosmëri të patundur për të luftuar pushtuesin.
Kur Brigada I-rë kaloi lumin Shkumbin, për ne u bë krejt e qartë se Nacionalçlirimtarja e kishte të fituar luftën.
Unë kam qenë fillimisht pranë Muharrem Bajraktarit.
Më pas kam kaluar me partizanët.
I kam parë ata edhe në aksion.
Unë kam marrë pjesë vetë në betejën e Dibrës.”
Unë ndërhyra dhe i thashë- tregonte profesori:
-Por, me sa kam lexuar, Emëri, Meklini dhe Smaili (Amery, MacLeani dhe Smiley) nuk kanë të njëjtën pikëpamje me ju.
” Po, -tha ai, – por Meklini dhe Emëri nuk ndiqnin direktivën e qeverisë sonë, e cila kërkonte sa më shumë forca për të luftuar armikun e përbashkët.
Ata, u përpoqën më shumë të pengonin fitoren e Nacionalçlirimtares, nga meraku se komunistët që e drejtonin atë mund të vinin në pushtet.”
-Dhe vazhdoi:
“Po të ishte për komunizmin, – vazhdoi ai, – ne kishim aleat Bashimkn Sovjetik dhe nuk kishim pse të merreshim me komunizmin në Shqipëri. Madje, ata nuk mundën ta bëjnë Abaz Kupin të shkrepte edhe një pushkë të vetme kundër gjermanëve.
Ballin Kombëtar – jo, e jo.
Prandaj, më së fundi, qeveria britanike mbështeti Ushtrinë Nacionalçlirimtare, si e vetmja forcë që kishte vendosmërinë dhe konsekuencën të luftonte nazistët.
Qeveria jonë iu bashkua mendimit të Emërit dhe Meklinit e Smajlit dy vjet më pas, atëherë, kur pas zgjedhjeve të 1946-ës, u pa se Enver Hoxha po e lidhte Shqipërinë me Bashkimin Sovjetik”.
-Por Qeveria juaj i njohu zgjedhjet e 1946-ës si të lira, të drejta e të barabarta,-ndërhyri profesori.
“Po, -tha ai, kjo është e vërtetë, por prirja për t’u lidhur me Bashkimin Sovjetik ishte e dukshme”.
-Domethënë, – ia ktheu profesori – qeveria që doli nga ato zgjedhje ishte një qeveri e ligjshme, apo jo?
“Po, – tha ai, – ishte një qeveri e ligjshme”.
-Atëherë,–vazhdova… profesori ,–a është e drejtë që me mjete të paligjshme të përpiqesh të rrëzosh një qeveri të ligjshme?
(Prof. kishte parasysh që ishte qeveria britanike ajo që organizoi e para dërgimin e grupeve terroriste për të përmbysur pushtetin popullor – siç quhej atëherë – përmes vrasjeve, sabotimeve, intrigave e organizimit të elementëve kundërshtarë të qeverisë.
Grupet terroriste që hynin si diversantë në jug të Shqipërisë, stërviteshin në mënyrë sekrete në Maltë nga David Smajli).
-Hiberti i nguli sytë dhe qëndroi ashtu pa folur një copë herë të gjatë, që atij i’u duk më shumë se një çerek minute.
“Jo,– tha ai,– kjo nuk ishte e drejtë por, mjerisht, kështu ka ndodhur”.
-Pas kësaj ndërhyri Reshiti ,një mik i profesorit i cili i lavdëroi atij librin “Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë – Fitorja e hidhur”.
Kur mbaruan lavdërimet për librin, Reshiti iu drejtua Sër Rexhinaldit:
Ju duhet të shkruani prapë, sepse jeni një njohës shumë i mirë i Luftës sonë Nacionalçlirimtare.
“Jo, – ia ktheu Hiberti,
–unë nuk e kam shkruar librin për ju.
Librin e kam shkruar për vendin tim, për qeverinë time, për punën që ajo bëri për t’i bashkuar sa më shumë vende e luftëtarë luftës sonë antifashiste.
-Për këtë qemë dërguar këtu, shokët e mi dhe unë.
Për luftën tuaj, duhet të shkruani ju vetë.
Ju keni male me dokumente, ndonëse kam dëgjuar se mjaft prej tyre janë sekretuar (klasifikuar).
Në qoftë se ju nuk do t’ia bëni të ditur botës në gjuhët që ajo njeh, ajo periudhë shumë e rëndësishme e historisë suaj do të mbetet në errësirë.
Nuk mjafton t’ia bëni të ditur vetvetes.
-Dhe vazhdoi më tej:
-Kam dëgjuar se po dëmtoni monumentet e luftës suaj Nacionalçlirimtare, madje pllakën e monumentit të Brigadës VI në Përmet e keni thyer.”
E pyeti profesori Reshitin nëse ai kishte dijeni për thyerjen e asaj pllake.
Ai, i tha se nuk dinte gjë për të.
Atëherë, prof. Iu përgjigja Hibertit:
-Për dëmtimin e shumë monumenteve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, jam në dijeni.
Disa prej tyre i kam parë edhe vetë gjatë udhëtimeve. Por për këtë pllakën e monumentit të Brigadës Vl, as Reshiti dhe as unë nuk kemi dijeni- i tha prof.
“Ndoshta mund ta verifikoni” – tha ai.
– Po, – ia ktheu prof. – dhe do t’jua dërgoj fotografinë.
Pastaj ai vijoi me një theksim të veçantë:
” Në qoftë se do të vazhdoni të dëmtoni, të përdhosni dhe të shkatërroni monumentet e Luftës suaj Nacionalçlirimtare, ju nuk e imagjinoni dot se çfarë dëmi do t’i sillni vendit tuaj”- përfundoi për temën e luftës Sër Rexhinald Hiberti.
29 Nëntor, 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
