77 vjet me pare me 7 gusht 1949, ne qafe te Valmirot te Mirdites u vra ne pritë , në pabesi nga bandat reaksionare të Gjon Mark Gjonit, ish Komisari i çetës Puke – Mirdite,sekretari i pare i Partise se Mirdites dhe deputeti Bardhok Biba , Heroi i Popullit.
Ai qe fillimet e para te veprimtarisë se tij revolucionare ai u dallua si antizogist dhe antifashist i orëve të para.
Komisar politik i formacioneve të LANÇ.
Ai luftoi per nje bote te re ,se bashku me Mesuesin e popullit Ndrec Ndue Gjoka u zotuan para Partise dhe Enver Hoxhes ,se do te hapnin ne Mirdite 50 shkolla ne çdo fshat te saj;
Per te përhapur driten e dijes tek çdo shqiptare, që te çonin perpara zhvillimin dhe progresin e Shqiperise se Re Socialiste.
Por ne pabesi i zune prite hienat dhe e vrane komisarin e Drites,se kishin frike nga perhapja e dritës së dijes,sepse u verbonte syte.
Por Komisari i drites siç u quajt pas vdekjes, Heroi i popullit Bardhok Biba mbeti i pavdekshem.
Ai u be burim frymëzimi per gjithe armatën e arsimtarëve per te perçuar dijen ne çdo cep te largët te Shqiperise.
Fatkeqësisht sot ,me ndergjegje te plote nga politikat qeverisese lihen ne hije heronjte e lavdishem qe kane qene dhe mbeten krenaria e kombit ,pasi ata me djersen dhe gjakun e tyre ndertuan dhe zhvilluan Shqiperine Socialiste ;
Që Borgjezia pasi morri pushtetin u vurri kazmën sukseseve dhe arritjeve te socializmit ,nje prej te cilave ishin dhe sukseset ne fushen e arsimit dhe kulures ,qe kishin marre zhvillim dhe hov te madh jo vetem sasior por edhe cilësor.
Ne Epoken Lavdimadhe Enveriane u zhduk analfabetizmi.
Shkolla 8 vjeçare ishte e detyrueshme.
Po mendohesh qe edhe e mesmja per cdo shqiptare te behesh e detyrueshme .
Por tradhetia i permbysi arritjet e medha ne fushen e arsimit te kultures ,si dhe ne te gjitha fushat e jetes.
Fal kesaj ” demokracie “qe jetojme sot jo vetem qe nuk kemi progres ne keto fusha ,si ne arsim dhe kudo,por perkundrazi.
Me keqardhje shikojmë se jemi kthyer mbrapa, ku analfabetizmi po mbin ne shumë krahina te shqiperise.
Ku shume femije nuk dijne te shkruajne dhe te lexojne , nuk dijne tabelën e shumezimit,per te mos folur qe nuk lexojne dot nje liber artistik.
Kjo eshte nje gjendje per te ardhur keq ne Shqiperine tone,;
Dikur me njerez te zhvilluar dhe te arsimuar ne te gjitha fushat,sot injorante dhe te
pakulturuar.
Që fatkeqesisht shume prej tyre jane ne politike dhe institucione te ndryshme qeverisese dhe shoqerore.
Ne keto momente kritike te vendit tone,me krenari dhe nderim te thelle kujtojme vepren e pavdekshme te reneve , qe dhane gjakun per te ndertuar dhe zhvilluar Shqiperine e Re.
Gjaku dhe vepra e te reneve ne keto momente bejne apel.
Edhe pse politikat borgjeze perpien ta erresojne,ose ta lene ne harrese vepren e tyre te lavdishme,absolutisht s’ka forcë në botë, të tjetërsoj apo errësoje veprimtarinë patriotike dhe revolucionare te Heroit te Popullit Bardhok Bibes ,e cila ishte në shërbim të popullit dhe te Atdheut.!
Lavdi jetes dhe vepres se pavdekshme te Komisarit te Drites Heroit te Popullit Bardhok Biba !