15- Poezit mga Genc Sefes Lushnja – ASTRIT SULI – RREZE E LIRISË

10
Oct
2025
Nga Autor: Genci Sefa – Lushnja


Në Luzaj t’Beratit, ku këndon një përrua,
lindi një djalë, si rrufe në krua.
Dielli iu ndal mbi djep si në premtim,
dhe nana ia pa sytë – dy shkëndija n’agim.

Rritej me erën, me malet përkrah,
me zemër të kthjellët, pa fjalë të mëdha.
Në ballë ia pa nana shenjën e burrnisë –
“Bir, i ke sytë si flakë e Lirisë…”

Kur kushtrimi i Kosovës ra si rrufe,
u drodhën kreshtat, u ngrit ai vetë.
E puthi nënën në ballë, pa za, pa lot,
“Mos qaj, moj nanë, po më bekofsh sot!”

“M’thërret Dardania, e ndjej n’gjak t’im,
aty ku digjet liria në tym.
Nëse s’kthehem, mos m’qaj me dëshpërim,
se trupi i djalit – n’Atdhe gjen prehërim.”

Në Pashtrik të lavdisë, ku toka merr zjarr,
ku gjëmben orët e luftës, si valë n’det t’larë,
shkrepi Astriti si vetëtimë n’qiell,
me gjakun e vet u bë flamur i djelmënisë t’Re.

Më 27 maj, dielli u ndal për nji çast,
qielli u ngrys, e mali s’u qast.
Por zemra e tij nuk vdiq me pushkë –
u shndërrue në dritë, që shndrit çdo fushë.

Në “Shigjetën” e madhe, me shpirt fluturim,
u ba vetë rrufeja që ndriçon Lirinë.
E n’mes t’furtunës, me za t’kushtrimit,
thirri: “Liria s’ka çmim —
o vllazën t’gjakut tim!”

Tash çdo erë që vjen prej Pashtrikut,
mban aromë gjaku e frymë Astritit.
Çdo fletë e barit në Gorozhup,
ia di emnin, e pëshpërit
me t’lumnueshëm pushim.

Në Luzaj e Berat, nën hijen e lisit,
fëmijët këndojnë për djalin e fisit.
Nana e tij, që dikur e përqafonte
në ëndërrat e saj, thoshte me mall:
“Ky asht Astriti – m’ruan prej smirë e mall.”

– Nana: “O Liri, moj hyjni e blertë,
bëjnë ç’të dojnë malet,
bëjnë ç’të dojë hëna e dielli,
por më thuaj, ku rri djali im,
ku gjen prehërim zemra e trimave të mi?”

– Liria: “Mos qaj, o nënë.
Ai rri atje ku rrjedh gjaku i tokës,
në çdo flamur që lëviz, në çdo zemër
që rritet me shpresë.
Ai është çdo djalë që mbron dheun e nënës,
çdo flakë që ndizet për drejtësi,
çdo hap që kërkon liri.”

– Nana: “E pra, edhe në heshtje ai flet?”
– Liria: “Po, moj nanë.
Në heshtje rritet, në zemra fluturon,
që të mbetet gjithmonë rreze –
e Lirisë, e Shqipnisë.”

S’ka vdekje për trim që n’flamur ka jetue,
as harresë për shpirt që për tokë ka shkue.
Se në çdo zemër ku ndien Lirinë,
rri Astrit Suli – Rreze për Shqipërinë.
Lavdi e përjetshme!
Yll i Pashtrikut, frymë e Lirisë,
bir i Beratit – dritë e Shqipnisë!

Baladë epiko-lirike kushtuar Heroit të pavdekshëm të Atdheut, Astrit Suli

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Bashkluftëtar i Heroit të Atdheut në Operacionin “Shigjeta”, Pashtrik
———————————–
Zjarr dhe Hënë

(Meditim mbi luftën, shpresën dhe tradhtinë)
Në qiellin e natës, ku hesht çdo fjalë,
flakët e zjarrit ngrenë valle mbi hije.
Hëna ndriçon rrugën e humbur të ëndrrës,
dhe çdo hap tingëllon si përshpëritje shpirtit.

Zjarr dhe hënë, dy sy që shohin botën,
njëri djeg gjithçka që prek e s’e harron,
tjetri ndriçon heshtjen,
dhe asnjëra nuk pyet për dëmin
apo shpëtimin.

Në betejën e brendshme të shpirtit,
flakët e urrejtjes përplasen me dritën
e shpresës.
Çdo tradhti, e fshehur si hijë,
gjen vend në zemër që di të falë e të djegë.

Ah, sa mistere rrokin qiellin!
Zjarri këndon këngën e vjetër të botës,
dhe hëna përgjigjet me heshtje të ngrirë —
një fjalë e padëgjuar që mbetet midis nesh.

Kur nata shtrihet e qetë,
vetëm hëna dhe zjarri qëndrojnë përballë njëri-tjetrit:
njëri djeg, tjetri ndriçon,
dhe ne, njerëzit, dridhemi si qirinj të vegjël mes tyre.

Autor: Genci Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të Atdheut.
————————————–

LAVDIA E GËNJESHTRËS’-
(Meditim mbi një iluzion të lartësuar)

O ju që ngrini tempuj mbi mjegull,
dhe flisni për dritë pa ndriçim,
që pikturoni qiellin me mashtrime,
e quani të vërtetë çdo trillim.

Ju ecni mbi gjurmë që s’janë tuajat,
me petka zhurmash, fjalë pa tingull,
çdo fjalë që thoni jehon vetveten,
frikësohet nga heshtja që e ndjek.

Unë, që s’kam frikë nga zbrazëtia,
i shoh hijet teksa veshin kurora,
dhe qesh me flakën që s’ngroh askënd,
me zjarrin që zgjon plagët tona.

Sa bukur ngritët lavdinë tuaj,
me tulla fjale e rërë kujtimesh,
një kullë që shkëlqen në terrin tuaj,
sepse nuk ka dritë që t’i krahasohet.

Atje, ku hijet përshëndesin hijet,
ku gënjeshtra rritet dhe sundon,
qeshim me madhështinë e kotë,
dhe kuptojmë — më në fund — të gjithë:
gënjeshtra rron, përderisa besohet.


Pasthënie
Lavdia e gënjeshtrës ndriçon, por nuk ngroh.
Hijet marrin formë njerëzish,
dhe vetëm heshtja mbetet e vërtetë.

Autor: Genci Sefa – Lushnja
Luftëtar i Atdheut përjetësisht!
———————————-

“PATRIOTËVE”

(Meditim mbi një çmenduri të përbashkët)
O ju, Patriot,
banorë të përhershëm të ëndrrës së prishur,
ende i lyeni muret e çmendinës
me ngjyra atdheu, me kauza imagjinare,
e i thoni vetes: “të shpëtuar”.

Ju përkuleni para një ideje të vetme,
një fantazme që dikur pati emër,
tani veç flet nëpër gjumë,
si profet i harresës.

Unë, që ndoshta u çmenda më parë,
qesh me përkushtimin tuaj,
si njeriu që sheh zjarrin
dhe ndien mall për dritën,
por jo për djegien.

Ah, sa bukur e ngritët iluzionin tuaj,
një kullë prej shpresash të rreme,
ku çdo gur mban firmën e mashtrimit,
e çdo kat zgjatet për të mos rënë.

Ju flisni për kauzë
me zëra që dridhen nga besimi,
si priftërinj të një feje pa zot.
E çdo gënjeshtër që mbijetoi,
u bë flamur që s’e shpalos më era.

Në oborrin e çmendinës sonë,
secili ruan një çelës të ndryshkur
të një dere që s’hapet kurrë.
Por ne vazhdojmë ta mbajmë,
si kujtim të lirisë së premtuar.

E ndoshta s’ka më rëndësi
kush kishte të drejtë —
sepse ne mbetëm këtu,
të lidhur me të njëjtën ide,
të bukur, të kotë, të përgjakur,
që s’u pa kurrë,
e megjithatë, na pa të gjithëve.

─ Një meditim mbi iluzionet që ne mbajmë dhe mbi çmendurinë që adhurohet
si Atdhetarizëm!
———————————-

PËSHPËRIMA NGA QIELLI

Nata ulet si mantel mbi male,
yjet ndrisin si gurë të shenjtë.
Qielli flet me pëshpërima të holla,
për trimat që digjen, por s’flasin me fjalë.

Era sjell histori të lashta pareshtur,
si gurët që heshtin në shtigje të vjetra.
Një fjalë për besën që kurrë s’shuhet,
një kujtim për ata që flamur ngritën lart.

Hëna me Diellin përqafohen nalt,
drita me hijen përzihen ngadalë.
Çdo rreze sjell një premtim të ri,
se fjala e lirë s’ka mposhtje në dhe.

Pëshpërima zbret mbi fusha e male,
zjarr shprese ndez në zemrat tona.
Çdo yll i shuar në thellësi nate,
thotë: “Drita mposht errësirën e madhe.”

E kur trimi ngrihet e shikon kah lart,
dëgjon këngën që s’ka mbarim.
Një pëshpërim nga qielli i artë
flet për ata që s’pranojnë zinxhirë.
——————————-
HERONJTË E PAVDEKSHËM

Parathënie
Ky cikël poetik është një homazh i gjallë
për heronjtë që dhanë jetën për liri.
Ai përmbledh fëmijërinë, rritjen, betejat
dhe pavdekësinë e shpirtit heroik,
duke i shndërruar ata në yje të pashuar
në qiellin e përjetshëm të kujtesës.

Dedikim
Për të gjithë ata që ranë për Atdheun
dhe për lirinë e popullit, për shpirtin
e tyre të pavdekshëm.

Poezia

Në mëngjesin e parë të jetës së tij,
lindi një dritë si yll në qiell,
zemra i rrihte si bubullimë malesh,
shpirt i lirë, si flutur në diell.

Në krahët e nënës, një ëndërr u plotësua,
një shpresë e pastër që s’u tret kurrë;
çdo qeshje fëmije, një yll u shtua,
çdo hap i vogël, një betejë nën mur.

Fushat e gjelbra e pritën me këngë,
lumenjtë i rrëfenin sekretet e motit;
vraponte me zogjtë, me erën ndër shteg,
me shpirt që s’e njohu kufirin e zotit.

Por qielli i qetë fsheh shpesh stuhi,
fëmijëria mëson durim e kurajë;
një flakë e brendshme fillon të digjet —
thirrje për liri, për nder, për kauzë.

I rritur, hyri në beteja të zjarrta,
si diell mbi male shkëlqeu me shokë;
arma në dorë, trimëria në shpirt,
u bë zëri i atyre që ranë ndër kohë.

Bubullimat e pushkëve s’e trembnin,
as hijet e vdekjes që rrinin pranë;
në zjarr të luftës, sytë i ndritnin —
çdo betejë, një himn për kreshnikët tanë.

Në shkëmbinjtë ku këndojnë erërat,
gjurmët e tij digjen si zjarr në gur;
trimi lufton, por kurrë s’harron:
liria fitohet gjak — ja sot, ja kurrë.

Lavdia e tij, një shkëlqim i rrallë,
u këndua pak, u harrua shpejt;
por hijet s’e mbulojnë dot dritën,
që ngroh çdo zemër, një dritë që s’fiket.

U harruan emrat e tyre,
por jo flaka që s’ndalet në zemra;
ata janë frymë që s’vdes me kohë,
janë ujë i pastër që s’thahet në lumenj.

Në prehjen e fundit, gjumi i qetë i mban,
por shpirti i tyre fluturon mbi dhe;
pavdekësia s’është flamur në mur,
është kujtesë që ndriçon tek ne.

Çdo ditë që kalon, historia thërret:
kujtoni, nderoni, mos harroni kurrë;
heronjtë s’vdesin — bëhen legjendë,
yje të pashuar në qiellin e përjetshëm.

Dhe kur era këndon mes pemëve të gjata,
e lumenjtë rrjedhin nën hije të qeta,
dije: aty fluturon një shpirt heroi —
një legjendë që përjetë do të rrojë.

Pasthënie
Heronjtë nuk jetojnë vetëm në librat e historisë. Ata jetojnë në kujtesën tonë, në frymën e lirisë,
dhe në çdo zemër që guxon të ëndërrojë për drejtësi dhe nder. Kjo poezi është një thirrje për t’i kujtuar ata,
për t’i nderuar dhe për t’i bërë legjendë të gjallë.
————————————
VALLJA E YJEVE

Kur nata bije mbi male t’arbërit,
si petk i randë prej kadifeje,
qielli hap logun e fshehtë,
ku yjet vallëzojnë pa mbarim.

S’janë gurë t’ftohtë mbi qiell,
as shkëndija që treten n’errësí;
janë shpirtra burrash e vashash
që u kthyen flakë për atdhe.

Rrethohen n’log si kreshnikë,
me këmishë drite e me krah shqiponje,
vallëzojnë me hap të trimnisë,
si në dasmë t’shenjtë hyjnore.

Lahuta e erës u bie për krye,
daullja e natës kumbon përreth;
ritmi asht gjaku i gjithësisë,
vallja – frymë e Perëndisë.

Në mes të rrethit ndizet një yll,
si flamur i gjallë i dashunísë;
asht kujtimi i një shpirti të ri
që kaloi n’të amshueshmin log.

E na poshtë, të lidhun me dhé,
me sy t’lodhun e shpirt t’plagosun,
shohim valltarët e qiellit
e pyesim: a na presin edhe ne?

Se çdo frymë që shuhet në tokë
ngrihet n’qiell si yll i ri;
logu i yjeve s’mbaron kurrë,
shtohen valltarët hap pas hapi.

E këtu, n’mes të yjeve, flakët rriten,
janë bijtë e Atdheut që s’vdesin;
me krah trimërie dhe shpirt të flakët,
ata vallëzojnë në qiell si yje të ndritshëm.

Nji ditë edhe ne do t’lemë petkun,
si rrobe t’vjetër mbi prag t’botës,
e zbathun do t’hymë n’rrethin e dritës,
me kapë dorën e një ylli tjetër.

Atëherë nata s’do t’jetë terr,
por festë e madhe drite e kangësh;
universi – një dasmë e shenjtë,
ku shpirtrat këndojnë në amshim.

Vallja e yjeve s’ka kurrë mbarim,
siç s’ka mbarim shpirti i shqiptarit;
asht kangë e parë e gjithësisë,
e kangë e fundit që do t’mbetet.
————————-
MENDOJA SE…
Mendoja se yjet do fluturonin në duart tona,
E rrugët do kërcenin nën hapat tanë,
Se çdo gur do rrëfente histori të harruara,
Dhe nata do bëhej një himn i pafund.
Mendoja se çdo fjalë kishte shpirt,
E çdo hap binte si daulle e kohëve
të moçme,
Se kujtesa jonë do rrinte e gjallë në gurë
dhe lumenj,
Dhe ne do ishim legjenda që nuk
shuhet kurrë.

Mendoja se hapat tanë do linin dritë
mbi tokë,
E era do sillte këngë të lashta nëpër male,
Se çdo ëndërr, si një zog i lirë, do fluturonte,
Dhe çdo zemër do ndizte flakën e guximit.
Mendoja se yjet do rreshtoheshin si ushtri
të qetë,
Se çdo kujtesë do bëhej këngë e gdhendur
në gur,
Dhe ne do ishim heronjtë në çdo zemër shqiptare.

Mendoja se çdo ditë do bëhej histori,
E çdo natë një legjendë që s’harrohet kurrë,
Se ne do ngjiteshim mbi kohë dhe hije,
Duke ndezur përjetësisht zjarrin e lirisë.

———————————–
BOTA S’NDËRRON ME ZOR

Mundohu sa të duash,
përsëri je i sharë në korë,
edhe pa folur hiq,
prapë do mbetesh fajtor.

Hapat t’i matin natën,
shikimet ditën t’i ndjekin,
edhe kur s’thua asgjë,
tingujt e fajit t’i veshin.

Shpesh gjuha hesht kot,
po heshtja bëhet krim,
një fjalë e pashkruar,
të rri si dënim.

Muret s’të japin prehje,
as dritarja dritë,
gjykimi i padukshëm
të ndjek pambarimisht.

Por brenda vetes fsheh
një copëz qiell të lirë,
aty ku e vërteta
mbetet e qetë, e pastër, e dlirë.

Mundohu sa të duash,
bota s’ndërron me zor,
por shpirti yt i heshtur
s’mund të quhet fajtor.
—————————
TRASHËGIMTARË TË KËSAJ TOKE

O ju trashëgimtarë të kësaj toke,
që keni malet në shpirt e në gjak,
liria s’vjen si dhuratë prej tjetrit,
po si shqiponjë që çel në flakë!

Mos prisni hir prej derës së huej,
se prangat s’kallen me fjalë e lutje;
veç besa, gjaku e krahët si hekur,
i thyejnë zinxhirët, i flakin tutje!

Më mirë varr nderi n’kullë të vendit,
se fron i skllavit mbi botë pa shpirt;
më mirë me shpatë në dorë me ra,
se në gjunjë me jetue pa dritë!

Liria lyp gjak, betim e mund,
ashtu si të parët që lanë testament;
ngrihuni tok si mal, si furtunë,
flamurin e kuq ta çojmë në vend!

Në çdo zemër rreh një kushtrim,
në çdo shpatë ndizet një zjarr;
trashëgimtarë të kësaj toke jemi,
me besën shqipe – liria s’ka varr!
——————————–
LYPSARI ME ËNDRRA TË MËDHA

(Poezi humoristike, vetëm për të qeshur)

Në rrugën e rrjeteve endet i varfri,
lyp “like” e “share” si dikur për bukë,
flet për “Ferrari”, por i rroftë gomari,
në TikTok mangup, po në realitet gllup.

Në profil ka kulla, në bio ka yje,
shkruan “jam bos” me gjuhë prej sulltani,
thotë: “jam atdhetar, e burrë zamani”,
pret “donacionin” me sytë nga tavani.

Lyp ndjekës e zemra me emoji floriri,
premton dhurata, makina, pallate,
bën “live” me shall si sheik Emirati,
po në realitet – është cop cop i ngrati.

Flet për “biznese” që s’i ka pa në andërr,
për “crypto” miliona që s’e di as vetë,
kur i bie interneti i shkon jeta në terr,
si qiriri pa fitil nën erë mbetet shkretë.

E kështu ky lypsar me ëndrra të mëdha,
shitet si princ, por mbetet qyqar,
në rrjet është mbret me kurorë prej hiri,
me xhepa të shpuar – i ka humbur fiqiri.
———————————–
DRITA MBI TELAT

Kur nata përpiqet fushat t’i mbulojë,
një dritë shndrit mbi telat e ngrirë;
ajo rrëshqet mbi hekurat dhe gjembat,
dhe zemrat e lidhura ndiejnë shpirtin e lirë.

Çdo hap mbi dheun e shenjt ngjall zjarr,
çdo frymëmarrje mbart shpresën e brezit;
hëna ndriçon rrugët e shpërndara,
dhe shpirti fluturon mbi male të kristalta.

Telat me gjemba s’janë më pengesë,
as mund të ndalojnë frymën e lirë;
flaka brenda nesh zgjon qëndresë,
kujtesa e të rënëve na ndriçon në errësirë.

Era fshin pluhurin e netëve të errëta,
por s’mund të shuajë dritën e shpirtit;
ajo përhap lajmin e ringjalljes së tokës,
dhe këndon si në valle të lashta për lirinë.

Dielli ngrihet mbi male e fusha,
çdo varrezë, çdo gur bëhet dritë;
sepse drita mbi tela është përjetë,
e një populli që s’mund të burgoset kurrë.

Drita mbi telat fluturon si flamur,
thirrje lirie, shpresë që s’vdes kurrë;
zemrat që ranë për atdhe jetojnë pa fund,
në çdo hap, në çdo frymë, të tokës së bekuar.
—————————————–

PRANGAT E LAKMISË

Ja ka mbuluar zemrën errësira,
vrapojnë njerëzit pas ëndrrave të shtira;
shkëlqimi i arit si sirenë i thërret,
i lidh e i shtang në etjen që djeg.

Prangat e lakmisë u ngjiten në duar,
me zinxhirë të artë, shpirtra të shuar;
sy që verbohen nga pushteti i shkretë,
zemra që thahen në etjen që vret.

Hiqni prangat — mos u bëni të mjerë,
as froni as pasuria në këtë botë skan vlerë;
jeta s’është frymë që shkon e që vjen,
po të humbi shpirti, ikën e më se gjen.

Mos ngrini mure, kulla në furtunë,
se bie çdo kullë kur vjen stuhia si lumë;
mësoni të falni, të jepni, të dhuroni,
se vetëm kështu shpirtra të lirë qëndroni.

Kush rron me nder s’ka nevojë për kurorë,
s’e ndal as stuhia, as dora mizore;
kush ushqen shpirtin me dije e dashuri,
lë gjurmë drite, jo gropa marrëzi.

Prangat e lakmisë janë rrënjë të fshehta,
lidhen ngadalë, por çmimin e paguan jeta;
vetëm zemra e lirë shkul çdo zinxhirë,
me fjalë të buta, me dritë dhe shpirt të mirë.

Shikoni fëmijët — qeshin pa hile,
nuk njohin arin, as pushtetin të hidhur;
janë pasqyrë e pastër, kujtim që ndrit,
siç ishim dikur: pa lakmi e pa frikë.

Çlirohuni tani, mos prisni fundin,
fundi vjen shpejt si nata pa yje;
një varr i vetëm pret princër e të varfër,
veprat e mira ndriçojnë çdo hije.

Prangat e lakmisë lërini të bien,
në dorë mbani dritën që shëron;
atëherë do jeni më të pasur se mbretërit —
se liria e shpirtit, është thesar që s’shterron.
——————————
O SHQIPËRI – BETIM I SHPIRTIT TIM

O Shqipëri, nënë me gji prej mali,
Ku erërat këndojnë zëshëm nga malli,
Ku gurët flasin me gjuhën e stuhisë,
E lumenjtë lëshojnë psherëtimat e lirisë.

Ti je hëna që lind mbi kreshta,
Je gjaku i shqipes që rrjedh mbi dhe,
Je rrënjë e lashtë e trungut ilir,
Zemër që rreh ndër shekuj pa frikë.

Në ty gdhendet dielli i flamurit,
Në ty fle krisma e burrave të gjakut,
Në ty këndon lahuta e trimërisë,
Dhe lind fjala që s’vdes kurrë.

Të bëhem erë që ndëshkon tradhtinë,
Të bëhem shiu që të sjellë begatinë,
Të bëhem rrufe që të zgjojë perëndin,
Të bëhem zjarr e dritë për rininë.

Të bëhem det i thellë që shemb mure,
Të bëhem shpatë që pret zinxhirë,
Të bëhem zë që zgjon historinë,
Dhe këngë në buzët e fëmijëve.

O Shqipëri, kështjellë e gurit e besës,
Me gjoks të gjerë si malet e vetëtimës,
Në çdo pëllëmbë je djep dhe varr,
Bukë e kripë, gjak e zjarr.

Në shtatin tënd valëvitet Adriatiku,
Në shpinën tënde prehet Shkumbini,
Në sytë e tu pasqyrohet Drini,
Në duart e tua ndizet Arbëria.

Për ty do bëhem lis që s’e shemb era,
Do bëhem kështjellë ku shenjtërohet fjala,
Do bëhem thirrje që zgjon të fjeturit,
Dhe rrugë ku ecin dëshmorët.

Në emrin tënd unë jam lindur,
Në gjakun tënd jam rritur,
Në këngën tënde do vdes e ringjallem,
Në ty do jem përjetësisht: dritë, frymë, betim.

Prandaj betohem mbi gurin e Krujës,
Betohem mbi valët e Jonit e Vlorës,
Betohem mbi Drinin, mbi Shkumbinin,
Se do të jem me ty deri në fund.

O Shqipëri, kjo këngë mbaron,
Si deti që humbet në horizont,
Por shpirti im s’mbaron kurrë me ty –
Se ti je jetë, betim e dashuri.
—————————
Plaga dhe Fjala

Ta qetësoj dhimbjen?
Po s’e kam atë bar…
Ta duroj në heshtje?
Heshtja djeg me zjarr.

Ta lidh me kohë?
Koha veç e shtrëngon…
Ta hedh në erë?
Era s’më kupton.

T’ia jap detit?
Dallgët e përpijnë…
T’ia jap dheut?
Dheu pëshpërinë.

Ta fsheh në zemër?
Zemra rreh më fort…
Ta kthej në këngë?
Kënga më sjell lot.

Ta shndërroj në lutje?
Lutja dridhë qiellin pakufi;
Ta bëj fjalë?
S’e beson njeri.

Po ç’të bëj me hijen,
që më rrëmben natën?
Hija flet sa njëmijë fjalë;
dëshmon se unë jam gjallë.

Po ç’të bëj me dritën,
që më djeg ndër gishta?
Drita është provë,
që plagët janë të brishta.

Ta shëroj plagën?
Plaga vetë e di…
Unë po mësoj të eci
me plagë në gji.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/10/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk