17 vjet Kosovë e Pavarur

18
Feb
2025
Petrit R Aliaj .President Nderi i Federatës FNAI.


Në Breshja me dt 16.02.2025 “Shoqata Culturore Alba” nën përkujdesjen e Federatës FNAI ,zhvilloi një veprimtari të bukur festive dedikuar 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës .
Publiku i tre brezave ishte pjesë e kësaj veprimtarisë festive ku në qendër të saj ishte i ftuari special nga Kosova prof.Haxhi Berisha i cili foli për faktorët objektivë e subjektivë që e çuan Kosovën në shpallen e Pavarësisë së saj. Ky manifestim i pasur me recitime,këngë e përshëndetje u përcoll rrjellshëm e bukur nën drejtimin e mësueses Landa Gjoni ku interpretuesit kryesorë ishin nxënësit Emma Skura,Eloisa Cara ,Venus Bardhi e Keilon Vukaj të cilët me cicërimat e tyre në gjuhën e bukur shqipe na trasmetuan emocionet e vazhdimësisë së gjuhës tonë të bukur ,gjuhë e cila nuk do të vdesë në se do të punojmë e përkujdesemi së bashku, prindër instuticione shtetërore e shoqata .Këngët e bukura dedikuar Kosovës ,herojve të luftës për çlirim ,mërgimit dhe Atdheut nga studentja Dorarta Asllani e cila me zërin e saj melodioz dhe bukurinë e një nimfe,veshur me kostum tradicional shqiptar ishte një tregues tjetër i trashëgimisë tonë popullore e gërshetuar në muzikë e veshje. Takimin e përshëndetën: regjisorja dhe drejtuesja e Qendrës Kulturore “Oda”në Breshja dr. Valbona Xibri , presidenti i shoqatës “Shqiponja” në Breshja –Bergamo z. Jasin Dauti .Nga shoqata “Besëlidhja” në Rovereto përshëndeti aktivisti i pa lodhur Gjovalin Gjergji si edhe anëtarët e stafit të shoqatës “ALBA” zj. Alma Marku
(ish presidente),Dedin Paci(sekretar ) Durim Moli (zv.president)dhe Mark Paci.
Kontribuan për aktivitetit edhe z Artesil Artelis Dedndreaj me presidenten e shoqatës zj Miranda Bruci .Nga Novara nuk munguan dr.Ramazan Baja dhe bashkëshortja e tij ,zj.Trandafile Molla e cila përshëndeti në emër të shoqatës që ajo drejton “Zëri Mërgimtarit” dhe recitoi poezinë e saj“ Gëzofsh ndër shekuj Kosovë. Vijimin e kësaj mbas dite të bukur, e shoqëruan grimca episodesh dhe përshëndetjes nga të pranishmit .Për realizimin e këtij aktiviteti do të përgëzoj edhe prof.Ndue Shabakun, zëdhënës i Federatës FNAI dhe një nga kollonat e organizimit të aktiviteteve artistike jo vetëm në Breshja së bashku me stafin e Sedes Operative të Federatës.Duke e mbyllur shpjegimin tim për aktivitetin, falenderoj personalisht zonjën Nita Shala,ambasadoren e Rep.së Kosovës në Romë për përgëzimet e saj për aktivitetin.
Breshja 16.02.2025.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 18/02/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk