22 Vitet e pritjes dhe mashtrimit të madh!

14
Aug
2023
Shkruan: Medai Shaholli


(Pa dorashka)
Si sot 22 vjet më parë në Ohër u nënshkrua MO, e cila nuk ishte tjetër veçse kapitullim i shqiptarëve nga shqiptarët.
Faktori ndërkombëtar në atë kohë nuk ndenji duarkryq por detyroi kryengritësit shqiptarë përmes Ali Ahmetit, ta miratojnë denigrimin dhe përdhosjen e identitetit shqiptar në atë marrëveshje me 20% e famshëm, e cila qëndron shëndoshë e mirë edhe sot në kushtetutën shovene të ‘Severnës’ si gur varri për shqiptarët.
Çfarë është më e keqja këtu se luftëtarëve të lirisë nuk i treguan të vërtetën se me këtë marrëveshje gjuha shqipe do quhesh gjuhë e 20% dhe jo si gjuha shqipe, ku komandantët dezertorë i thanë se ne përmes forcës së armëve ‘fituam lirinë dhe barazinë’!
Ky ishte akti i tradhtisë së madhe që bëri renegati dhe dezertori Ai Ahmeti me bashkëpunëtorët e tij, ku bashkëluftëtarët priten në besë duke i kumtuar sihariqin e madh ‘të fitores’ me një përdhosje siç është 20% i turpit.
Imer Imeri nga PPD-ja dhe Arbër Xhaferi nga PDSH-ja, me udhëzimin e ndërkombëtarëve dhe me miratimin e krahut të luftës me komisarin politik Ali Ahmeti, nënshkruan kapitullimin në MO.
Ata u thanë shqiptarëve dhe luftëtarëve të UÇK-së: Se ne o vëllezër të dashuri, pas një konflikti të përgjakur disa mujor me ‘branitellët’ kemi fituar lirinë dhe barazinë, ndaj në emër të paqës dhe fitores do t’i dorëzojmë armët dhe do pranojmë marrëveshjen e arritur mes palëve.
Përse duhesh që shqiptarët t’i kapnin armët për atë leckë të grisur e të qepur me mballoma të MO, kur mund ta fitonin me mjete paqësore atë ‘fitore’ të turpit, pyetje kjo që duhej shtruar renegatit Ali?
Ky ishte rasti i vetëm në botë ku kryengritësit e një populli mashtrohen me një marrëveshje me 20% dhe jo me liri dhe barazi të plotë!
Kjo ishte mënyra më e shpejtë e dezetorit dhe renegatit Ali me bashkëpunëtorët e tij për të ardhur në pushtet, pas atij konflikti të sajuar dhe të kontrolluar që përmes kryengritjes së armatosur të krijojë butaforinë e lirisë dhe në fund devijoji amanetin dhe shkeli mbi gjakun e tyre për interesa të ngushta karrieriste.
Luftëtarët e lirisë nuk i kapën armët për 20% e turpit por për liri dhe barazi të plotë, me këtë nënshtrim ideali i lirisë u shkel dhe u mënjanua nga një grup dezertorësh, që bën kurban interesat kombëtare dhe gjuhën shqipe me një marrëveshje të turpit që përdhos identitetin gjuhësor të popullit shqiptar siç ishte MO.
Edhe pas 22 vitesh ajo marrëveshje e kpitullimit nuk u realizua sepse blloku sllavo-maqedon ka shfaqur cinizëm të paparë dhe nuk ka interes për ta implementuar.
Përkundër përdhosjes së identitetit gjuhësor të popullit shqiptar, makina qeveritare e MO nuk ec dot përpara, ajo ka ngelur makinë për skrap në varrezën e makinave të skaduara, ku Ali Ahmeti kot mundohet ta ‘fryjë’ me pompë dore kërmën e 2001 që nuk ngjallet më.
Sot qeveritarët shqiptarë integristë dhe jo vetëm mburren me konfliktin e 2001, si ‘vitin e kthesës së madhe’, kthesë kjo që përdhosi identitetin tonë gjuhësor përmes shifrave dhe jo gjuhën shqipe si një realitet.
Integristët e Ali Ahmetit dhe bashkëmentimtarë të tjerë sot festojnë humbjen dhe përdhosjen e identitetit tonë kombëtar me MO duke na shitur atë si fitore historike.
Në të gjithë botën popujt e ndryshëm festojnë të arriturat dhe fitoret, nderojnë ngjarjet dhe datat historike, ndërsa qeveritarët shqiptarë të ‘Severnës’ festojnë humbjen dhe përdhosjen e identitetit gjuhësor me koncerte dhe fjalimet e rastit si ‘prurësit e lirisë së munguar’ në këtë përvjetor!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk