Barsoleta javore

27
Apr
2023

Nga: Beqir Elshani

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

1. KRAHASIMI
– Për habi, ambasadori i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq, Albin Kurtin e krahason me kryekriminelin e tyre, Sllobodan Millosheviqin, – tregoi një qytetar.
– As Vlladimir Putini nuk krahasohet me Millosheviqin serb, jo më kryeministri ynë i lavdishëm, – Albin Kurti, – ia ktheu kolegu i tij. Të gjesh shokun e Millosheviqit në Kosovë, është sikur të bëhet vrimë në ujë, – shtoi një tjetër.
2. LUFTA E DYTË (E TRETË) BOTËRORE
– Lufta e Tretë Botërore po troket në derë, – tha një diplomat evropian.
– Përkundrazi, Lufta e Dytë Botërore ende nuk ka përfunduar, pasi që askush nuk e luftoi fashizmin në vendin e vet, – ndërhyri veterani i vjetër i luftës.
3. PENDIMI FASHIST
– E tmerrshme, ambasadori amerikan, Kristofer Hill, shpreh keqardhje për bombardimin e Gjermanisë Fashiste të Adolf Hitlerit dhe të Serbisë së Millosheviqit! – tregoi analisti.
– Nuk është çudi, në fillim Titoja luftoi kundër Gjermanisë Fashiste, mirëpo pas përfundimit të LDB e pëlqeu Hitlerin, – shpjegoi historian.
4. BLLOKU OPOZITAR
– Më la përshtypje lajmi për formimin e një blloku opozitar në Serbi kundër pushtetit neofashist të Aleksander Vuçiqit, mirëpo gëzimin ma shoi një komentues, i cili me pikat e heshtje tha se janë një mut, – tregoi një qytetar.
– Për fat të keq, nuk është jetim, – ndërhyri një tjetër.
5. BIBERONI
– A më mirë është të thithim biberonin e Francës apo të Arabisë? – e pyeti gazetari qytetarin në qendër të Prishtinës.
– Më mirë është të thithim gjirin e Nënës Shqipëri, – u përgjigj qytetari.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 27/04/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk