24 Maji – Dita e iluministëve Shën Kirili dhe Metodi

24
May
2023

Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
“Misionarët e përhapjes, jo edhe krijues të këtij alfabeti, ndër popujt sllavë dhe të tjerë, Kirili dhe Metodi, të shpallur shenjtorë shumë vonë nga Vatikani, janë përjetësuar sidomos në Bullgari dhe në Maqedoni, nga gjysma e dytë të shekullit XX, ndërsa këta shenjtorë dhe datën e 24 Majit, si ditë feste në përkujtim të veprës së këtyre iluministëve, shteti i Serbisë ka filluar ta shënojë nga viti 2018.”
– Abdulla Mehmeti
PSE SHQIPTARËT NUK E FESTOJNË 24 MAJIN – DITËN E SHËN KIRILIT DHE METODIT?!
(Kur dihet se këta iluministë, si edhe alfabeti me të cilin ata e përhapën shkrim-leximin ndër popujt sllavë në Evropë, nuk i takojnë vetëm botës sllave dhe trashëgimisë kulturore-historike të tyre, por gjithë qytetërimit evropian e botëror, prandaj edhe Vatikani i ka njohur këta iluministë për shenjtorë.)
Janë fakte të njohura për opinionin vendës dhe ndërkombëtar, edhe për shkencat e historisë, gjuhësisë, etnologjisë dhe kulturologjisë, pse popujt dhe vendet sllave e shënojnë si festë të tyre 24 Majin – Ditën e Shën Kirilit dhe Metodit. Por, nuk është sqaruar deri më sot, pse edhe shqiptarët nuk e shënojnë këtë datë si festë të tyre, në nderim të shenjtorëve të tyre me përkatësi të pakontestueshme ilire nga Trakia, Kirilit dhe Metodit, për aq më tepër kur dihet se edhe shqiptarët në një periudhë të gjatë, deri në fund të shek. XIX, e kanë përdorur edhe këtë alfabet në kishat e tyre, në literaturën kishtare, në shtypin e kohës dhe në komunikim, sidomos shqiptarët e besimit ortodoks, si në territorin e Maqedonisë, të Trakisë, më vonë të Serbisë dhe Bullgarisë së sotme dhe në vende të tjera, ku kanë bashkëjetuar shqiptarët vendës gjatë shekujve të fundit me banorët e ardhur sllavë dhe me banorë të tjerë vendës të sllavizuar më vonë.
Mosshënimi i kësaj date si festë edhe nga shqiptarët, për më tepër lidhet me propagandën e huaj politike dhe fetare, serbe, ruse dhe greke, të shekujve XIX dhe XX, jo me ndonjë arsye tjetër apo interes kombëtar i shqiptarëve.
Nuk ka asnjë dyshim se, bota sllave u ka më tepër borxh këtyre iluministëve, që u mësuan shkrim-leximin përmes alfabetit të Kirilit, një model i përshtatur nga alfabeti i mëhershëm i Shën Hieronimit ilir, fillimisht për nevojat e fiseve nomade sllave të Moravisë, më vonë edhe për të gjithë popujt sllavë dhe të sllavizuar, por kjo nuk ka pse ta përjashtojë edhe rëndësinë e këtij Alfabeti dhe të Kirilit e Metodit, misionarëve që e përhapën shkrim leximin përmes këtij alfabeti edhe ndër shqiptarët dhe popuj e tjerë të Gadishullit Ilirik dhe të Evropës.
Sa për njohuri nga lexuesit, duhet të përmendim me këtë rast se, misionarët e përhapjes së shkrim-leximit ndër popujt sllavë, Kirili dhe Metodi, të shpallur për shenjtorë shumë vonë nga Vatikani, janë përjetësuar sidomos në Bullgari dhe në Maqedoni, nga gjysma e dytë të shekullit XX, ndërsa këta shenjtorë dhe datën e 24 Majit, si ditë feste në përkujtim të veprës së këtyre iluministëve, shteti i Serbisë ka filluar ta shënojë nga viti 2018.
(24 maj 2022)
* * *
BOTA SLLAVE U KA SHUMË BORXHE SHQIPTARËVE
13 Mars, 2017
Bota sllave, e pranojnë ose jo, u ka shumë borxh shqiptarëve (ilirëve), prej të cilëve e ka marrë bazën e kulturës, besimit dhe gjuhës, përmes alfabetit ilirik (c-irilik), me të cilin ka filluar ta shkruaj gjuhën, popullore dhe kishtare, si dhe ta krijojë e dokumentojë kulturën materiale dhe shpirtërore sllave përmes këtij alfabeti, i cili e ka djepin në trojet ilire-shqiptare dhe njihet si vlerë që qytetërimi i sotëm, sidomos bota sllave, e ka trashëguar nga ilirët, paraardhësit e shqiptarëve.
Cili studiues mund ta kontestojë se, përhapësit e alfabetit ilirik (c-irilik), Kirili dhe Metodi, të cilët njihen edhe për shenjtorë të krishterimit (ortodoksisë), nuk kanë pasur emra të tjerë personal, jo Kirili dhe Metodi; se këta emra i kanë mbajtur si emra të koduar (pseudonime) nga kisha bizantine (ilire) e atëhershme; ndërsa shumë qartë deshifrohen vetëm përmes gjuhës së sotme shqipe (duke i lexuar këta emra nga ana e djathtë në të majtë – mbrapshtë), siç ka qenë një nga metodat e njohura të kësaj kishte).
KIRILI – ILIRIK
METODI – IDOTEM
MISIONARË ILIRË (TË ILIRIKUT)
Ky është alfabeti ILIRIK, jo C-IRILIK, me të cilin është krijuar dhe ruajtur edhe kultura, feja dhe gjuha e popujve sllavë dhe jo vetëm.
A ka më qartë se kjo?
(24 maj 2017)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 24/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk