Nga: Fatlin Selmani
Me Kryetaren e RRGSH dhe proesoreshën e Katedrës së Sociologjisë Zj. Drita Mehmedi
Sot, pata nderin dhe krenarinë që të takohem me Kryetaren e RRGSH (Rrjeti i Grave në Shkencë) dhe ish-profesoreshën time të Katedrës së Sociologjisë Prof.Dr: Drita Mehmedi, ku më dhuroi dhe librin e saj.
Profesoresha Drita na dha dritën e diturisë për 4 vjet me rradhë, duke e dhënë maksimumin nga vetja e saj. Çdo ligjeratë e profesoreshës Drita, kishte pesh në vete e çdo fjalë e saj ishte një mësim për neve studentëve.
Shumë punëtore e dashamirëse e shkencës dhe arsimit. E përkushtuar për drejtësi e meritokraci, janë cilësitë dhe karakteristikat e profesoreshës Drita.
Cilësi të cilat e shtynë që të themeloj RRGSH-ën. Inicativë për ta ngritur rrolin e gruas në vendin e merituar.
E për ta potencuar faktin se edhe gratë dinë të bëjnë shkencë e të merren me shkencë. Duke i dalë përballë shoqërisë-maskiliste ku presupozojnë të kenë kontroll të plot mbi gruan, e ta lënë vetëm nën hijen e amviserisë e assesi në rrolet e shkencës dhe institucionet e shoqërisë.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!