“3900 km! 15 fëmijë të lodhur, të matretuar e të dërmuar në autobus”!

25
Jul
2023
Shkruan: Gëzim Mekuli


Unë kam takuar shumë miq, unë njoh shumë, shumë familje, të cilat për të ndihmuar të afërmit e tyre në Kosovë, kursejnë para edhe në biletat për udhëtimin e shumëpritur për në Kosovë: nuk e marrin aeroplanin për në Kosovë, por nisën me autobusë, me të vetmin qëllim që t’u mbesin ca para për t’u dhuruar familjarëve, miqve e shokëve të tyre në Kosovë.
Lexues të nderuar,
Etja për t’u pasunu shpejtë e pandershëm, ka bërë që për shumicën e mërgimtarëve bileta familjare për aeroplan të jetë e pakapshme dhe çmendurisht e shtrenjtë për bugjetin familjarë. Janë kompanitë e fluturimeve, vendore e ndërkombëtare , që po terrorizojnë mërgimtarët me çmimet e tyre të paarsyeshme, shumë të larta, e mos të them kriminale.
Askush, asnjëri, asnjë parti politike, asnjë pushtet, nuk ndërmori diçka konkrete, deri më sot, që t’ua mundësoj familjarëve mërgimtarë (me shumë fëmijë) udhëtimin më të lirë familjar për në atdheun e tyre që këta aq fort e ëndërrojnë, e duan dhe e ndihmojnë.
Mërgimtari ka xhepin e vockël, por zemrën e madhe dhe bujare e ka. Mërgata nuk ka para për luks e për sallamadi, por kursen për familje, për miq e për ty.
Të nderuar lexues,
Çmimet kriminale të biletave të aeroplanit po ndihmojnë edhe në asimilimin e fëmijëve të mërgatës, sepse, siq e thashë më sipër, jo secila familje ka mundësi të paguaj nga 4.000 euro vetëm për biletë aeroplani.
Humnizmi ka vdekë, të dashur lexues: është ngulfatë nga materializimi. Sinqeritetin e ka vra dallavergjia, manipulimi e etja për me grabitë. Bujaria si vyrtyt egziston vetëm si fjalë në fjalorin e gjuhës shqipe, që pakkush e përdor e gati askush nuk i beson.
Kjo është hapësira shqiptare sot, kjo është e vërteta shqiptare sot. Kjo është grykësia shqiptare sot.
Nëse jo, eja ma thuaj pse ti mendon ndryshe… Argumento!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 25/07/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk