Një letër dërgoi Partia,

26
Nov
2023
Shkruan: Zeni Bilimani

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Një letër dërgoi Partia,
Në Skrapar te vegjëlia,
Pushkët në dorë t’i merrni,
Të krijoni çetat partizane vetë!

Në mars, në Ujanikun Heroik,
Porsi dielli, bashkë me lulet,
Doli maleve në Skrapar,
çeta e parë.
Për fashistët italianë, u bë tmerr,
Tradhtarëve u bëri varr!…

Me Mestanin komandant,
Ramiz Aranitasin, Komisar,
Më 5 Shtator 1942,
Në Europë,-krahinë e çliruar, e parë!

Për Zylyftar Veleshnjen,
Kush është ay, që prinë matanë?!
Rreptë thërret Zylyftar Shqiptari,
Përpara partizanë!

Fyt me fyt, me gjermanë,
Në Skraparin e qëndresës,
Armiqtë e zinj, vend nuk kanë!

Zylyftari me komunistët,
Tendën e Qypit me gjak e skuqi,
Qnë betejë të vërtetë,
Gjermanët mbetën të vrarë, hiç më pak se 120!

Riza Kodheli Backa

Do ja marrë me ngadalë,
Se po mbanë, Rizai fjalë,
O italianë e gjermanë ,
Po vrisni djemtë partizanë!

Betohen të uritur, po bukë nuk hanë,
Bombat në gji i mbajnë.
Ç’ duan këtu, këta gjakpirës, këta dushmanë?!

Po larotë, që u rrinë pranë,
O burra, thërret Rizai,
Ti mbysim, t’i hedhim në zjarr,
Të pastrohen ahet e këqija,
Ta zhdukim nga faqja e dheut, këtë pise farë!

O Tomorr majën te qielli!

O Tomorr majën te qielli,
Mbaje kokën lart gjithnjë!
Nuk ndahet nga ty Skrapari,
Ju me zemra, jeni një.

Nuk ka forcë të ndalë malet,
Se, nuk ndalen idealet!…
Trimat Skraparllinj, veç riindje kanë, në betejat për liri,
Gjithmonë të parë janë!

26 Nentor 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 26/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk