11 Janar, 1946, 78 vjet Republikë Popullore e Shqipërisë

13
Jan
2024
Shkruan: Zeni Bilimani

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Fitorja e shkëlqyer e Frontit Demokratik të Shqipërisë në zgjedhjet e 2 Dhjetorit 1945 konfirmoi edhe njëherë besimin e popullit shqiptar te Partia Komuniste.

Ishin krijuar kushtet që populli, nëpërmjet përfaqësueseve të tij të vendoste formën e regjimit të ri.

Më 11 Janar, 1946 Shqipëria u shpall Republikë Popullore. Enver Hoxha, u ngarkua me detyrën e lartë të Kryetarit të Qeverisë së parë të Republikës.

Nga viti 1946 deri në vitin 1954, Ay dha një kontribut të shquar në funksionet e Kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe të Ministrit të Jashtëm të RPSH-së.

Me pas, më 28 Dhjetor, 1976 Kuvendi Popullor, miratoi Kushtetutën e re te shtetit shqiptar.

Në hartimin e këtij dokumenti historik Enver Hoxha, që drejtonte komisionin për hartimin dhe redaktimin e projektit të Kushtetutës, kishte dhënë kontribut të shquar.

-E gjithë puna për hartimin, diskutimin dhe formulimin përfundimtar të saj u krye në drejtimin e drejtpërdrejtë të shokut Enver Hoxha.
Në Kushtetutën e re, shteti shqiptar u quajt, Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, duke pasqyruar sakt ndryshimet cilësore socialiste të realizuara në Shqipëri, në bazë dhe superstrukturën e saj.
Kushtetuta e re e shtetit shqiptar, mishëronte realitetin e gjallë dhe prirjet e zhvillimit historik të Shqipërisë Socialiste.

Ky dokument themelor i shtetit shqiptar, përshkohet nga parimet marksiste-leniniste, mishëron përvojën revolucionare te vendit tonë, është vepër e mendimit dhe veprimtarisë revolucionare të Partisë e të udhëheqësit të saj Enver Hoxha.
Lavdi!
11 Janar, 2024

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/01/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk