82 vjet Rini Komuniste e Shqipërisë.

24
Nov
2023
Shkruan: Zeni Bilimani

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

23 Nëntor, 1941
23 Nentor, 2023

Fill pas formimit të PKSH dhe në kushtet e një terrori të egër dhe i dënuar me vdekje në mungesë nga gjyqet e fashizmit, Enver Hoxha ia kushtoi të gjitha energjitë mendore dhe fizike realizmit të detyrave të ngarkuara nga K.Q. i Partisë Punës të Shqipërisë mbledhjen për themelimin e Organizatës së Rinisë Komuniste të Shqipërisë.
Me nismën dhe nën drejtimin e tij i zhvilloi me sukses punimet në Tiranë Konsulta e parë e Aktivit të PKSh, prill 1942.
Konferenca e jashtëzakonshme e Partisë qershor, 1942 dhe një numër i madh mbledhjesh të tjera të organizatave e forumeve të Partisë.
Analizat dhe vendimet e këtyre mbledhjeve dhe veprimtaria e dendur revolucionare e Enver Hoxhës për zbatimin e tyre patën rëndësi jetike për forcimin ideologjik, politik e organizativ të Partisë dhe i dhanë një hov të ri punës së saj.
Enver Hoxha, autori i trakteve të para që shpërndaheshin nga koministët dhe rinia qysh para themelimit të PKSH-së.
PKSH-ja, u bë nismëtarja dhe drejtuesja e “Zërit të Popullit”, organit të KQ të Partisë Komuniste të Shqipërisë që doli me vendim të Komitetit Qendror.
Në kryeartikullin e numrit të parë dhe në gjithë artikujt tjerë të shkruar nga Enver Hoxha, në këtë gazetë dhe në organet tjera të shtypit gjatë periudhës së luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare propogandohen vija politike e Partisë, lufta antifashiste e popullit shqiptar, tregohen rrugët për çlirimin kombëtar, demaskoheshin pushtuesit dhe tradhtarët vendas që bashkëpunonin me ta.
Artikujt e Enver Hoxhës janë model i poblicistikës dhe letërsisë së re politike që lindi në Shqipëri në kohën e luftës.

Lavdi Rinisë Komuniste të Shqiperisë!
Lavdi organizatës luftarake që mbajti peshën kryesore në luftë.
Lavdi shokut Enver Hoxha që me mendje të kthjelluar e largpamësi drejtoi Partinë dhe të gjitha levat e saj.
Dhe solli çlirimin e vendit më 29 Nëntor 1944.
Tiranë, 23 Nëntor, 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 24/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk