Kujtesë?
!
Takimi i fundit i Veteranit dhe partizanit të LANÇ-re, Novrus Bilimani, Helmesi,
me Enver Hoxhën .
(Pjesa e katërt).
Me 28 e 29 Nëntor të vitit 1971, Enver Hoxha erdhi ne Çorovodë për të festuar me skraparllinjtë dy ditët e shënuara të historisë së popullit shqiptar, datën 28 Nëntor, 1912 dhe datën, 29 Nëntor 1944, atë të çlirimit të Shqipërisë.
Ishin dy ditë feste të
paharruara dhe të gëzuara që populli kaloi me Enver Hoxhën, me .
Veteranët e LANÇ-re dhe të ndërtimit të socializmit në Shqipëri, -kujtonte ime më, Metulla Bilimani.
Unë dhe im shoq Novruzi ishim të ftuar nga rrethi, të festonim këto festa me Enver Hoxhën.
U gëzuam pa masë. Vajtëm plot gëzim dhe me shumë mall.
Midis asaj mizërie të popullit në sheshin “Riza Cerova”, të qytetit, kur zbriti Enveri nga makina, përqafoi me mall si gjatë luftës dhe socializmit, Novruzit,
Teki Malindin e shokë të tjerë të pushtetit lokal të Skraparit.
Im shoq dhe unë qëndruam pas shokut Enver, si në tribunë në mbrëmjen solemne dhe në darkën e organizuar në shtëpinë e pritjes.
Në atë darkë, Enveri e kishte marrë Novruzin në tavolinën e tij, bënë biseda të dy, ashtu si dikur ne Helmesi, pinë raki bashkë, bënë foto dhe na i dërguan ato.
Aty, më bëri përshtypje fotoja që pasqyron Enverin, kur ishte duke i treguar diçka në vesh Novruzit.
U bëra kurioz dhe e pyeta Novruzin, çfarë të tha Enveri në vesh?
Ai m’u pergjigj:
”A të kujtohet çfarë me the, kur me përcolle prej Helmesit me mushkën tënde?
Unë i thashë, e kam harruar.
Enveri shtoi: “Unë të thashë kur të çlirohemi, dëshiroj të na vizitosh në Tiranë, -ndërsa ti Novruz m’u përgjigje se: “Ju, o Komandant, do bëheni i madh dhe nuk keni për t’u kujtuar për mua.
-Unë, nuk të kam harruar dhe nuk do të harroj as unë dhe as Partia ty dhe familjen tënde për kontributin që i dhatë luftës së popullit shqiptar dhe ndërtimit të socializmit.
Ja, e shikon si të kam marrë këtu pranë, në tavolinën time ku po pimë raki Skrapari”.
Teki Malindi, Sekretar i parë i Rrethit për të respektuar Novruzin i jep të drejtën e ngritjes se dolli së. Novruzi bëri tre shëndete.
Ai, dollinë e parë e ngriti për shëndetin e Enver Hoxhës, duke uruar: Të rroni sa Mali i Tomorit! Të dytin shëndet për kujtim të dëshmorëve të Skraparit dhe të gjithë Shqipërisë!
Kurse, një shëndet për popullin kinez dhe miqësinë shqiptaro-kineze!
Pas Novruzit, Enveri mori gotën e rakisë dhe i drejtohet tim shoqi për t’i marrë leje sipas zakonit të Skraparit për të bërë edhe ai, disa shëndete dhe duke qeshur, ai përmend dollinë “Zaberzance”, dolli kjo, që bëhet në Skrapar.
Kjo darkë festive u mbyll me ovacione, duartrokitje për Enver Hoxhën dhe Partinë.
Në ditën e nesërme të datës, 30 Nëntor 1971, kjo atmosferë u pasqyrua në shtypin lokal dhe në atë qendror.
Veçanërisht, për Novruzin dhe të gjithë pjesëtarët e familjes Bilimani, ka mbetur dhe do mbetet i freskët dhe i paharruar, si më i ngrohti kujtim, si më i dashuri, si më mirënjohësi dhe si më i lumturi në jetën tonë,
-përfundonte kujtimin e saj, Metulla Bilimani!
17 Shkurt, 2025
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!