A do ta arrestoj SPAK-u Sali kusarin apo jo?!

19
Dec
2023
Shkruan: Medai Shaholli


Këto ditë Media shqiptare kanë mbushur tashmë faqet e tyre me lajmin senzacional për heqjen e imunitetit të plakut ‘Mere’ ditën e enjte në parlamentin shqiptar, si pengesa e fundit për ta privuar kaubojin plak nga liria.
A është kjo një lojë mediatike apo përkushtim i vërtetë i SPAK-ut për ta shpënë cubin dhe kusarin plak Sali Berishën para togave të zeza, mbetet për t’u parë?
Gjithashtu, mbetet për t’u parë nëse miqtë e tij përtej Atlantikut dhe agjentë të regjur si Rajersonët të cilët emrin e Sali kusarit në ‘vitet demokracisë’ e sollën nga Beogradi, ku e proklamuan para shqiptarëve si ‘pishtar i demokracisë që do ta shëmbte komunizmin’, së fundmi do të shihet nëse do ta braktisin agjentin e tyre apo do ta gjuajnë si një limon i shtrydhur.
Ne mes të kësaj tymnaje që është ngritur enkas nga media për plakun ‘Mere’, sikur duan të thonë se ne jemi për drejtësi të pakapur nga pushteti apo si një formë presion ndaj SPAK-ut, se ja ku e keni peshkun e madh pse nuk e arrestoni!
Pas heqjes së imunitetit të cubit plak SPAK-u ose ‘do bëjë detyrën’ ose do ngec ne batakun e korrupsionit shqiptar, duke mos mundur të ‘çajë ferrën’ dhe të shpartalloje lidhjen e fortë të mafies shqiptare që po sundon në Shqipëri për tri dekada me radhë përmes kësaj bande kriminale që vetëm demokraci dhe zhvillim nuk sollën.
Të enjten, për herë të parë do të hapet një dritë e gjelbër për drejtësinë shqiptare, ku SPAK-u do të përballet me një peshkaqen të madh si Sali kusari, por varet nëse ajo do të veprojë e lirë dhe e pavarur me forcën e ligjit, e vendosur dhe e pandikuar nga askush ashtu siç deklarojnë, mbetet një pikëpyetje e madhe për t’u parë e per t’u zbatuar.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 19/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk