A do të arrestohet plaku Mere?

29
Oct
2023
Shkruan: Medai Shaholli


(qyfyre bulevardi)
Një pyetje që shtrohet gjithandej këto ditë që thoni ju more shokë është se a do të arrestohet plaku Mere nga SPAK-u apo do ta telendisin me masën e detyrimit të paraqitjes në gjykatë për të qënë të sigurt se Saliu i bëmave dhe gjëmave nuk do t’ia mbathë?
Lajmet që janë shpërndarë nga gojët e liga thonë se plakut Mere ia kanë prerë kostumet e burgut dhe se arrestimi i tij është vetëm çështje javësh.
Ndërsa çështja e plakut Mere është bërë lajmi i ditës, aleati i tij Like floriri thonë po këto burime se ka ‘çarë ferrën’ jashtë shtetit për ta shpëtuar prapanicën bashkë me baldosën e tij Monka.
Sido që të jetë more shokë, kostumet e plakut Mere tashmë janë prerë dhe janë palëzuar diku në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Tiraë apo gjetkë, ku po presin t’i vesh Pinoçetin shqiptar.
Një tjetër pyetje që bëhet sot me të drejt është se, tani u bënë të gjallë këta trimat e dheut dhe se ku ishin deri tani këta ‘alamet’ prokurorë, apo siç thoshte Fishta se këta bashkë me shqiptarët e thjeshtë deri tani ‘hanin fiq dhe kastraveca’?
Do ta bëjë me ‘sefte’ këtë radhë SPAK-u me ‘një peshk të madh’ siç është Pinoçeti shqiptar Sali lemeria, apo do të zënë me rrjetën e tyre të madhe cironka të Erzenit dhe të Lanës për t’i paraqitur pastaj si mision i suksesshëm i SPAK-ut në luftën kundër krimit dhe korrupsionit nëpër prrockat e Tiranës.
E ka seriozisht SPAK-u luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar apo janë vetëm shou mediatik, mbetet për t’u parë në ditët që do të vijnë pasi peshqit e mëdhenj vazhdojnë të notojnë të lirë nëpër ujërat e turbull të korrupsionit?
E po që thoni ju more shokë, ne popullit të thjeshtë nuk na mbetet gjë tjetër veç t’i urojmë prokurorëve të SPAK-ut suksese dhe paçi këmbën e mbarë në luftën e sapo shpallur!
Një fundjavë të mbarë!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 29/10/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk