A do të ketë luftë në Kosovë?

01
Jul
2023
Shkruan: Medai Shaholli


(pa dorashka)
Në kuptimin klasik të fjalës luftë nuk do të ketë por, mund të ketë përleshje dhe përplasje të shqiptarëve me forcat e KFOR-it nga pakënaqësia për vendimet e padrejta të bosëve të mafies botërore, ‘ku mendohet’ se do ta ‘legalizojnë’ kufirin te ura e Ibrit, sipas një marrëveshje të fshehtë mes emisarëve ndërkombëtarë dhe renegatit Hashim Thaçi qysh në vitin 1999, menjëherë pas dëbimit të forcave serbe nga Kosova.
Dhe vjen një ditë ku bosët botës që mbajnë penjët e politikës ndërkombëtare, përmes soroistëve duan që ato marrëveshje të fshehta të zbatohen në praktikë pavarësisht se bëhet padrejtësi apo jo ndaj një shteti me pazare të kurdisura qysh më parë.
Presionet e kurvicës plakë Europë, përmes sanksioneve ndaj Kosovës, janë përgjigjja më e qartë se Kosova po ndëshkohet për padëgjueshmëri, sepse qeveria e saj nuk pranon kufirin e kaparosur te ura e Ibrit siç e kanë kaparosur para dy dekadash nga emisarët ndërkombëtarë me demagogun Hashim.
Ky është faji i Kosovës pasi po vepron në zbatim të sundimit të ligjit dhe mbrotjes së sovranitetit dhe integritetit teritorial në të gjithë territorin e saj, ku dy ‘zagarët’ e Europës plakë Bordeli dhe Lajçaku, janë tërbuar me ‘thyerjen e kësaj tabuje’ të zbatimit të ligjit në veri të Kosovës, sepse ajo ‘na qënkësh shitur’ që nga 1999-ta dhe duhet ta pranojnë atë realitet të hidhur por që shqiptarët nuk dinë gjë mbi ato pazare!
Frikësimi i shqiptarëve nga ana e ndërkombëtarëve për gjoja një rifillimin të një lufte të re që do të përfshijë gjithë rajonin, është sajesë e panikut për dorëzim dhe pranim të faktit të kryer të ndarjes së veriut nga Kosova.
Ahere, përse qëndrojnë forcat e KFOR-it në veri, për ta mbrojtur Kosovën nga një ‘invazion serb’ apo për të bërë sehir (siç thonë në veri për t’lujt koqe) sesi çetnikët e Beogradit do të hyjnë në veri duke e shpallur ‘Republika Srpskën’?!
Ndërsa në anë tjetë kemi shtetin shqiptar të Edvin batërdisë, që është bërë njësh vëllamin e tij Vuçko dhe kundër qeverisë së Kosovës dhe Albin Kurtit, i cili thotë se ata janë kryeneçë dhe nuk dëgjojnë ‘as njerkën Shqipëri’ e lëre më ndërkombëtarët, ‘në përpjekjet tona’ për të arritur një marrëveshje historike me Serbinë.
Servilizmi pakufi dhe rreshtimi pro Serbisë dhe vëllamit Vuçko i Edvin lemerisë në këto çaste të vëlimit të situatës aktuale në veri, shënon pikën e kthesës nga një kryeministër llafazan që broçkullit nga mëngjesi në darkë për patriotizëm, po konfirmohet në një serbofil me damkë i ‘njerkës Shqipëri’, me vepra kundër Kosovës dhe kombit shqiptar si tradhtar i atdheut dhe i popullit shqiptar.
Le të shpresojmë për më të mirën se megjithatë do t’ia dalim!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/07/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk