⚠️Të dashur votues e aktivistë të PDSH-së, BDI-së dhe Aleancës së Z.S! Në këto zgjedhje, liderët e partive tuaja u bashkuan pas plot 22 viteve lufte të ashpër me njëri tjetrin, ku pa fajin tonë, na përfshinë të gjithëve, madje duke na detyruar edhe të mos u flisnim të afërmve tanë që nuk votonin si ne! Në këtë luftë , më së shumti e kanë pësuar aktivistët, votuesit e thjeshtë! Ky bashkim, sa i çuditshëm, po aq i neveritshëm, nuk erdhi as për për shkak se populli e kërkoi, e as sepse rrezikohet ardhmëria europiane. Ky bashkim erdhi vetëm sepse kërcënohej seriozisht humbja e kolltuqeve të këtyre liderëve! Ata e treguan me prova, që janë të gatshëm të shesin gjithçka, partinë, idealin, aktivistët, vetëm për përfitime personale, vetëm për të siguruar të ardhmen e shtatë brezave në familjet e tyre. E kur e panë rrezikun e humbjes së kolltuqeve, e me këtë të milionave që ia vjedhin këtij populli, këta liderë harruan çdo të zezë që kanë thënë për njeri-tjetrin, lëpinë gjithçka që kanë pështyrë, vetëm e vetëm që të vazhdojnë t’i ruajnë kolltuqet për rehatinë e të ndenjurave të tyre‼️
🔘Po JU, të nderuar AKTIVISTË! A ua keni bërë HALLALL vrasjet, plagosjet dhe të gjitha të zezat që ua kanë bërë për 22 vite këta HORRA, duke filluar që nga rasti i Brezës, Rakovecit, Kondovës, Sopotit, Brodecit, Harun Aliun, Alfa, Vaksincën, Haraçinën, Monstrën, Kumanovën, Almirin, Komandant Shqiponjën, Llaskarcën, Spitalin Modular, Bullgarinë, etj!
🔘 A ua keni bë HALLALL burgjet që i keni vuajtur ju dhe familjarët e juaj nga montimet, qoftë të njërit ose tjetrit subjekt, e që sot i keni të bashkuar nëpër lista për deputetë!
🔘A ua keni bërë HALLALL që për 22 vite, vetëm sepse keni qenë aktivist i njërës parti, keni mbetur pa punë, të varfër, të papërfillur dhe jeni detyruar që ose vetë, ose ndonjë familjar i juaji, të ikni në gurbet sepse nuk keni pasur rrugëdalje tjetër!
🔘Çfarë do ju thoni nesër varreve të më të dashurve tanë që ikën nga kjo botë me zemër të thyer sepse këta HORRA, në luftën për të mbrojtur kolltuqet e tyre, u shkaktonin tragjedi të vërteta në familje! A ua keni bërë HALLALL edhe për ata!
🔲Vota juaj është e drejta juaj! Por mendohuni mirë, a e meritojnë këta HORRA përkrahjen tuaj!
🔹️ Unë për vete kurrë nuk ua bëj HALLALL! Do ua kërkoj HAKUN në këtë botë dhe tjetrën. Unë do t’i dënoj ME VOTË!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!