Gjykata e Qarkut të Nishit, salla nr. 79, kati i tretë.

16
May
2025
Mar Nga FCB e Fadil Shytit


Gjykata e Qarkut të Nishit, salla nr. 79, kati i tretë.
“Gjykatësja Sllagjana Petroviq (në vazhdim “GJ”): Emri dhe mbiemri?
“Albin Kurti (në vazhdim A.K.): Albin Kurti.
GJ: Emri i babait?
A.K.: Zaim.
GJ: Emri i nënës?
A.K.: Arife Kurti.
GJ: Mbiemri i vajzërisë së nënës?
A.K.: Tahiri.
GJ: Data e lindjes?
A.K.: 24 mars 1975.
GJ: Vendlindja?
A.K.: Prishtinë.
GJ: Vendi ku jetoni?
A.K.: Prishtinë.
GJ: Nënshtetësia?
A.K.: Republika e Kosovës.
GJ: (I drejtohet daktilografes) Shënoni! I akuzuari në pyetjen se çfarë nënshtetësie ka, u përgjigj se është shtetas i Republikës së Kosovës.
GJ: Profesioni?
A.K.: Student.
GJ: A e keni kryer shërbimin ushtarak në Ushtrinë e Jugosllavisë?
A.K.: Jo.
GJ: A e keni marrë thirrjen?
A.K.: Jo! Por, edhe sikur ta kisha marrë nuk do t’i përgjigjesha, sepse Ushtria Jugosllave është ushtri okupatore.
Në të vërtetë ishte, sepse tani nuk është më.
(…)
GJ: A e keni kuptuar aktakuzën?
A.K.: Po, dhe do të dëshiroja të them disa fjalë.
GJ: Urdhëroni.
A.K.: Unë kam punuar si anëtar i Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UPSUP) dhe njëherësh si Kryetar i Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Kryesinë e UPSUP-së. Veprimtaria jonë kryesore ka qenë organizimi i demonstratave, të cilat kanë pasur për qëllim lirimin e objekteve dhe të hapësirës universitare, prej nga ne studentët dhe profesorët shqiptarë jemi dëbuar me dhunë në qershor të vitit 1991, dhe qëllim i këtyre demonstratave ka qenë realizimi i pavarësisë së Republikës së Kosovës, realizimi i vullnetit politik të popullit shqiptar, për çfarë ai u deklarua në Referendumin e shtatorit të vitit 1991.
Pra, veprimtaria jonë në UPSUP ka qenë e orientuar kundër regjimit fashist serb të Sllobodan Millosheviqit, i cili me forcat e veta policore dhe ushtarake e mbante Kosovën të okupuar, kurse ndaj popullit shqiptar në Kosovë zbatonte dhunë, represion sistematik dhe terror të paparë. Gjithashtu, kam punuar edhe si Sekretar i Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Adem Demaçi. Angazhimi im si sekretar ka qenë në përfaqësimin dhe avancimin sa më të mirë të politikës së UÇK-së dhe Luftës së saj Çlirimtare. Lufta Çlirimtare e UÇK-së, ishte luftë e drejtë gjithëpopullore, që kishte për synim qëllimin e shenjtë: çlirimin e Kosovës dhe të popullit shqiptar nga robëria serbe dhe realizimin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Pra, Lufta Çlirimtare ishte mjet, kurse pavarësia qëllim. Pavarësia e Republikës së Kosovës është e vetmja zgjidhje e mundshme dhe e pranueshme. Për popullin shqiptar në Kosovë Pavarësia, është çështje ekzistenciale, sepse vetëm në Kosovën e pavarur shqiptarët ndihen të lirë, të sigurt dhe vetëm në Kosovën e pavarur ndihen si mund t’i realizojnë të drejtat e tyre. (…) Edhe në UPSUP, e
poashtu, edhe si Sekretar i z. Demaçi, kam punuar vullnetarisht, me përpikëri dhe punën time e kam kryer në mënyrë dinjitoze.
Për krejt çka kam bërë jam krenar.
Sikur të më jepej rasti që edhe njëherë të filloja nga e para, asgjë nuk do të ndryshoja, në çdo gjë do të veproja sërish njësoj.
Në fund, unë këtë gjyq nuk e njoh e as nuk e pranoj, ashtu, siç nuk e njoh e nuk e pranoj as Serbinë e as Jugosllavinë. (…) Ky gjyq është në shërbim të politikës ditore fashiste të Milosheviqit. (…).
Pas kësaj fjale time unë nuk do të përgjigjem më në pyetjet e këtij gjyqi, që nuk e njoh. Unë përgjigjem vetëm para gjyqit të popullit tim. Rrjedhimisht, nuk ka rëndësi, sesa do të më dënoni –10, 20, 30 apo 50 vjet.
Për mua dënimi nuk paraqet kurrfarë mase vlerësuese për asgjë”.
Rroftë heroi i kombit.
shqiptar, Albin Kurti!
Lavdi heroit të kombit shqiptar, Adem Demaçi!
Lavdi Komandantit të UÇK-së, Adem Jashari!
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
15 Maj, 2025

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 16/05/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk