Reverse psychology apo psikologjia e kundërt: është një teknikë ku dikush sugjeron të kundërtën e asaj që dëshiron, që ju të bëni për t’ju provokuar drejt një zgjedhjeje ose veprimi të caktuar pa ju thënë drejtpërdrejt.
Sherbime sekrete të sofistikuara e kanë aplikuar prej qindra vitesh. Nuk e kam idenë se çfarë shkollash të sherbimit sekret ka patur në Shqipëri. Në Angli ekzistojne ende shkolla ku meson teknika të artikulimit dhe shkrimeve të ndryshme, të cilat fshihen bukur. Disa të dehin me lavdi, por gjithmonë helmi vdekjeprures për të arritur qellimin do t’i shoqeroj . janë me mijëra teknika, taktika të pafund sherbimet sekrete aplikojne për të arritur rezultatin.
1- të thuash Enver Hoxha shiti Çamërinë është të mohosh tragjedinë më të madhe të kombit tonë: copetimin e trojeve etnike.
Vrasjen dhe shpopullimin e mbi 2.5 milionë shqiptareve gjatë periudhës 1912-1914, nga Nishi në Prevezë.
2- të mohosh martiret e rene në luftë për mbrojtje të Janines dhe pjeseve të tjera të Çamerisë. Luftetaret nga Çamëria ishin boshti mbrojtjes i Janinës. Qendruan deri në fund të luftës bashkë me disa çeta modeste nga zona e Laberisë.
3- të mohosh vrasjet, terroret, dhunimet e popullsisë Çame, ku vetem në një ditë, 73 kreret e kazasë Paramithisë u vranë pabesisht nga regjimi fashist grek më 1913. Njihet si masakra e Selanit.
4- Terrori fashist grek do të vazhdonte më 1919, ku shumë familje Came iken në drejtim të Shqiperisë. Një prej tyre është edhe familja e babait Teme Sejkod. E cila më pas do të shkepuste lidhjet me Çamërinë njëherë e pergjithmonë. Në Delvine, Sarandë dhe Vlorë do të formoheshin fshatra dhe lagje me popullsi Çame nga shperngulja e vitit 1919. Një shembull: fshati Varfanj i Delvines. U formua nga refugjate të vitit 1919. Ende sot banorët e saj janë më të varfërit ne republikën e Shqiperisë.
4- Presioni i shtetit Grek do të vazhdonte me traktatin e Lauzanes, ku me mijëra Çam u detyruan nen kercenimin e vrasjeve të braktisnin atdheun e tyre.
5-1932-1933, ofensiva për pastrimin e fshatrave të kazave të Gumenices dhe Margellicit. Shumë nga keta banorë të shperngulur do te shvendoseshin në fshatrat e Fierit si Kolonje, midis Fierit dhe Lushnjes.
Po ashtu në qytete të mëdha, si Tiranë Durres, Vlorë, Sarandë.
6- të mohosh një genocid të pashembullt, duke vrarë dhe djegur gjallë banorët e Çamërisë gjatë viteve 1944-1945.
7- Çameria nga viti 1913-1945 ka qenë nën terror konstant të vazhdueshem. Politikat reaksionare ultra shoviniste Greke qellim kanë patur dhe kanë shpopullimin e jugut Shqiperisë.
8- Të gjithë banorët nga Çameria të shperngulur nga viti 1933-1934, u vendosen në zonat më të prapambetura të Shqiperisë.
Pasardhesit e tyre disa vazhdojnë të jetojnë aty, të tjerë e kanë boshatisur duke përfunduar të asimiluar si emigrantë ne perendim, apo edhe si Grekë të vaftisur në kisha greke, sepse varferia, uria e fëmijëve nuk pyet për komb.
9- Si mund të shitet një territor, i cili u shkeput padrejtesisht më 1913 dhe njihej nga liga e kombeve si pjesë e shtetit Grek?
10- Djali i Teme Sejkos ishte i ftuar në një program televiziv. Një televizion që nuk flet kurrë për masakrat greke në Çameri, por për të bërë reverse psychology (psikologjia e kundert ) propogandon genocid të shtetit Shqiptar ndaj Shqiptareve të Çamerisë.
11- Djali i Teme Sejkos ka shumë të drejtë të flasi për tragjedinë e tij famijare, pasi ishte brutale, mizore , ajo që ndodhi ndaj tyre. Por nuk mundet djali dhe niperit e Teme Sejkos e kujt do tjetër, të bëjnë kurban një popull të tërë, duke i perdorur për hakmarrje personale.
12- Të gjithë mbrotesit e familjeve shqiptare të Çamerisë gjatë genocidit 1944-1945, u persekutuan në Shqipëri , disa u varën, të tjerë u burgosën nga regjimi komunist, pjesë e të ciles ishte edhe Teme Sejko , Musa Demi dhe bashkepunetorë të tyre. Duke akuzuar edhe njerëz që ishin vrarë për të mbrojtur famijet Çame, si nacionalistë, të padenje për t’u quajtur martirë, heronjë të kombit, siç është rasti i gjyshit tim, kryeheroit të Çamerisë, Selman Izeti Kushi, i cili për 38 vite mori pjesë në cdo luftë, mbeshteti levizjen nacionalçlirimtare, dhe i ndihmoi familjet Sejko dhe Demi të kishin impakt në Çameri, të percillnin idete e Enver Hoxhes për krijimin e brigadave mikste të majta. Por pabesisht i tradhetuar,pse nuk pranoi të zhvillohej lufte civile, dhe nuk lejoi komunistet Çam si Teme Sejko dhe Musa Demi të vritej Nuri bej Dino dhe nacionalistë të tjerë. Është ironike fati jetës. Disa vite më parë, Nuri bej Dino, Mazar Dino, Tefik Shqefari, kryenacionalistet e Çamërisë i ishin drejtuar ne kufirin midis fshatit Koske dhe Verves, Selman këta që ti sot po i mbron, një ditë do të hanë mbas krahëve.
Për të mos ju mbajtur gjatë, pasi historia e Çamërisë është komplekse, por të akuzosh Enver Hoxhen për shitje të Çamerisë, për genocid ndaj Shqiptareve të Çamerisë është produkt i sherbimit sekret Grek, dhe rrjetit mason të Filiki Eteria Greke në Shqipëri.
Rajmond Sejko dhe të ngjashëm me të nuk kanë të drejtë morale, por edhe ligjore të flasin ne emër të Çamerisë. Parardhesit e tyre nuk ndryshojne nga pseudokomandantet e luftës të Kosovës, që hanin e pinin te hotel Rogner i Tiranës.
Ku ishin keta gjeneralë, gjatë kohës popullsia autoktone shqiptare e Çamërisë digjej e gjallë?
Me të mirat dhe të metat e atij regjimi, të sapo dalë nga një varfëri ekstreme dhe luftë e dytë botërore, Çamët u vendosen në zonat më të mira të Shqiperisë. U shkolluan, morën zanatet me të mira, ku kishte burim leku me shumice. Sigurisht kishte padrejtesira, fatkeqesi dhe krime, por ishte si rezultat i sistemit, jo një politikë antikombetare për t’i zhveshur Çamët nga identiteti tyre kombëtar shqiptar. Në fund të dites, tokat, shtepitë dhe të drejtën për të jetuar të lirë në vatrat tona, na i grabiti shovinizmi Grek.
Nga 150 mijë Çam si popullsi më 1912, perfunduam diku te 20 mijë me 1945. Erdhëm në Shqipëri dhe më 1991 ishim gati 200 mijë Çamë. Flasin satistikat.
Ne shqiptarët e Çamërisë nuk duhet të kendojmë nën muzikën e sherbimeve sekrete greke, për të zevendesuar genocidin grek me një tjeter genocid, imagjinar të shtetit Shqiptar. Psikologjia e kundert po na dikton ti shërbejmë autoreve të cilët na vranë dhe na shperngulen si popull prej trojeve tona mijeravjeçare.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
