A FOLI DIÇKA BEOGRADI PËR SHIPKOVICËN?

16
Mar
2024
shkruan Akademik Abulla Mehmeti

Reflekse
(Kjo ka qenë pyetja e përditshme më e zakonshme për lajmet gjatë ish-regjimit komunist jugosllav – serbomadh)
Përgjigjen që duhet ta jep faktori politik shqiptar në Maqedoninë Veriore, përpara qytetarëve, votuesve në zgjedhjet e radhës, si dhe përpara historisë, lidhet me faktet e pamohueshme, se:
Aty ku është organizuar rezistenca kombëtare kundër sundimeve të huaja gjatë historisë, sidomos kundër sundimit serbomadh, kryesisht në qytetin e Tetovës dhe sidomos në Malësinë e Tetovës, me kryeqendër në Shipkovicë, sipas logjikës historike, aty edhe duhet të përfundojë kjo beteja kundër atij sundim barbar, i cili vazhdo në forma të sofistikuara deri në ditët e sotme.
Sa për njohurinë e lexuesve dhe të opinionit të gjerë, faktori politik aktual, asnjëherë nuk e ka parë të arsyeshme në këto 24 vitet e fundit, të ketë ndonjë përfaqësues të denjë nga kjo vatër e atdhetarizmit, asnjë deputet, ministër apo kryetar komune, nga vatra e rezistencës kombëtare, Shikovica, aty edhe ku e gjeti strehimin dhe mbështetjen dhe Shtabi i përgjithshëm i kryengritjes së vitit 2001, në të cilën kaq shumë thirren sot krerët e partisë së dalë prej saj.
Aty ku ka vluar gjithmonë rezistenca kombëtare, për liri, komb, gjuhë, flamur e atdhe, aty edhe mund ta merr goditen e fundit ndikimi serbomadh dhe rusomadh, pavarësisht nga rrjeti i agjenturave të instaluara edhe në këto vise, mes banorëve vendës.
Ndryshimi mund të vijë, dhe do të vijë një ditë patjetër për shqiptarët, por asnjëherë ky ndryshim nuk mund të vijë i plotë përmes atyre që nuk e kanë mësuar nga djepi dhe sofra e familjes së tyre, këtë atdhetarizëm të trashëguar ndër shekuj!
Duke i shkatërruar vatrat e rezistencës kombëtare tradicionale, as armiqtë nuk do të ngadhnjejnë dhe as ju nuk do të sillni ndryshime dhe ditë të bardha për shqiptarët!
Këtë mos e harroni, kur një ditë mund të vijë puna të silleni sërish si kurva të përdhunuara nga miqtë dhe aleatët tuaj të rrejshëm!
(16 mars 2024)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 16/03/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk