Dokumentet osmane, Muzeu Hebraik dhe nevoja për një histori të verifikuar
Shenim: Në rrjetet sociale ekziston shifra 80 % por nga deklarata me B. Fevziun ne TV Klan Anna Kohen deklaroj 80% dhe kjo është prova përfundimtare e saj…!
_____
Historia e komunitetit hebre në Shqipëri është një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë kulturore, pasi evidenton virtytet e popullit shqiptar. Megjithatë, historia e tyre në këto troje shkon më thellë në kohë sesa periudha e Luftës së Dytë Botërore.
Pas dëbimit të hebrenjve sefardë nga Spanja (1492) dhe Portugalia (1496), një pjesë e tyre u vendos në qytetet kryesore të Perandorisë Osmane, ndër to edhe në Vlorë.
Për këtë arsye, qyteti u shndërrua gjatë shekullit XVI në një nga qendrat më të rëndësishme të tregtisë hebraike në Adriatik.
Debati u rikthye në janar 2025, kur Kryeministri Edi Rama priti në Vlorë rabinin Yoshiyahu Yosef Pinto dhe shpalli projektin për ndërtimin e Muzeut Hebraik Shqiptar.
Paralelisht, në media dhe rrjetet sociale u përhap edhe pretendimi i Dr. Anna Kohen se në vitin 1492 “Vlora ishte 80% hebreje”.
Ky pohim ngre një pyetje të thjeshtë: çfarë thonë dokumentet historike?
1. Projekti i Muzeut Hebraik
Ndërtimi i Muzeut Hebraik është një nismë me vlerë kulturore që mund të promovojë historinë e hebrenjve në Shqipëri, traditën shqiptare të Besës dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Edhe pse kjo nismë mund të ketë qëllime turistike, çdo muze me karakter historik duhet të mbështetet mbi dokumente të verifikuara, sepse ai nuk është vetëm një objekt arkitekturor, por edhe një institucion që formëson kujtesën historike.
2. Çfarë tregojnë studimet mbi dokumentet osmane?
2.1. Për vitin 1506/1507: Burimi arkivor është një defter përmbledhës i livasë së Vlorës- shih linkun poshte *1: Sipas studimeve që e përdorin këtë defter, në qendrën e Vlorës kishte 665 shtëpi/familje të ishtera dhe 97 shtëpi/familje hebreje. Kjo tregon se në fillim të shek. XVI hebrenjtë ishin një komunitet i rëndësishëm, por jo shumicë.
2.2. Për vitin 1520: Shifra 528 familje hebreje është e dokumentuar në traditën arkivore osmane për Vlorën. Botimi zyrtar turk i defterëve të Avlonya/Vlorës përmend për Kazâ-i Avlonya kategorinë Hāne-i Yahūdiyān 528, -shih linkun poshte *2: pra 528 shtëpi/familje hebreje. Po aty shfaqen kategoritë fiskale osmane si hāne, mücerred, bīve, hāne-i gebrān, hāne-i Yahūdiyān, që tregojnë se kemi të bëjmë me regjistrim fiskal, jo me regjistrim etnik modern.
2.3. Leximi më i ri studimor jep një tjetër raport: Një studim i vitit 2024 mbi Avlonya-n, duke iu referuar shih linkun poshte dhe *3: jep për vitin 1520: 528 familje hebreje dhe 910 familje të krishtera. Sipas këtij leximi, hebrenjtë përbënin rreth 35-37% të popullsisë së regjistruar të qytetit.
3. Analiza e burimeve Osmane
Nga analiza e defterëve osmanë të viteve 1506/1507 dhe 1520 del se komuniteti hebre i Vlorës ishte një prani e rëndësishme qytetare, tregtare dhe fetare në fillim të shekullit XVI. Megjithatë, këto burime nuk provojnë se Vlora ishte qytet “hebre” në kuptim etnik, as se hebrenjtë përbënin popullsinë autoktone të rajonit.
Në vitin 1506/1507, në qendrën e Vlorës regjistrohen 665 familje të krishtera dhe 97 familje hebreje, gjithsej 762 familje. Në përqindje, familjet e krishtera përbënin rreth 87.3% të popullsisë së regjistruar, ndërsa familjet hebreje rreth 12.7%. Kjo tregon qartë se popullsia vendase e krishterë ishte shumicë dërrmuese, ndërsa hebrenjtë përbënin një komunitet të rëndësishëm, por jo shumicë.
Në vitin 1520, komuniteti hebre u rrit ndjeshëm dhe arriti në 528 familje. Por leximi më i ri i defterit jep edhe 910 familje të krishtera, pra gjithsej 1.438 familje të regjistruara. Në këtë raport, familjet e krishtera përbënin rreth 63.3%, ndërsa familjet hebreje rreth 36.7%. Prandaj, edhe në këtë fazë, hebrenjtë nuk dalin si shumicë absolute e popullsisë së regjistruar të qytetit.
Këto të dhëna dëshmojnë praninë dhe rolin e rëndësishëm të hebrenjve në Vlorën osmane, sidomos pas vendosjes së hebrenjve sefardë të ardhur nga Spanja dhe Portugalia. Por ato nuk e zhbëjnë, zevendsojne karakterin vendas arbëror të rajonit. Ato ishin refugjate të ardhur, ndërsa Arbërorët përbënin popullsinë rrënjësore të këtyre trevave, ndërsa hebrenjtë duhen parë si komunitet i ardhur, i vendosur dhe i integruar në jetën ekonomike, tregtare dhe qytetare të Vlorës.
Përfundimi metodologjik është i qartë: defterët osmanë regjistronin kategori fiskale dhe fetare, jo kombësi moderne. Prandaj, shifrat për familjet hebreje dëshmojnë praninë e një komuniteti të rëndësishëm hebre, por nuk provojnë se Vlora ishte qytet hebre, as se identiteti historik i rajonit ishte hebre.
Zërat që përpiqen të deformojnë provat historike dokumentare shkencore dhe të bëjnë analiza apo deklarime propagandistike, siç ka bërë edhe zonja Anna Kohen me pretendimin se në Vlorë hebrenjtë përbënin 80% të popullsisë, nuk thonë të vërtetën dhe nuk e mbështesin këtë pohim në prova arkivore.
4. Pse u rrit komuniteti hebre?
Rritja e komunitetit hebre nuk ishte rezultat i një faktori të vetëm. Ajo lidhej me: emigrimin e një pjese të shqiptarëve pas pushtimit osman; politikën e Sulltan Bajazitit II për vendosjen e hebrenjve sefardë në portet osmane; zhvillimin ekonomik të Vlorës si port strategjik në Adriatik. Kjo shpjegon rëndësinë e komunitetit hebre, por jo pretendimin se Vlora ishte “80% hebreje”.
4. Çfarë ndodhi më pas?
Komuniteti hebre i Vlorës lulëzoi gjatë shekullit XVI falë tregtisë ndërkombëtare. Më pas filloi rënia e tij për shkak të: ndryshimit të rrugëve tregtare; luftërave osmane-venedikase; rënies së rolit ekonomik të portit.
Sipas burimeve historike, gjatë pushtimit venedikas të vitit 1685 shumica e hebrenjve u larguan drejt Beratit dhe më pas në Janinë, Selanik, Manastir e Stamboll.
Nuk ekziston asnjë dokument që të provojë një dëbim të organizuar të hebrenjve nga Shqipëria.
Pretendimi se Vlora ishte 80% hebreje nuk bazohet në burime, siç i pamë më siper. Deri më sot nuk është bërë publik asnjë dokument osman, venedikas apo papnor që të mbështesë këtë shifër.
Përkundrazi, dokumentet tregojnë se komuniteti hebre ishte shumë i rëndësishëm ekonomikisht, por nuk provojnë një përbërje etnike prej 80%. Ky dallim është thelbësor. Historia duhet të mbështetet mbi dokumente arkivore dhe jo mbi interpretime apo kujtime personale.
Nuk mund të barazohet popullsia arbërore, autoktone dhe rrënjësore në ato troje, me grupe të ardhura më vonë për tregti apo interesa ekonomike. Arbërorët janë vazhdimësi vendase historike, ndërsa të ardhurit për tregti duhen konsideruar si popullsi e vendosur më pas, jo si themel etnik apo autokton i rajonit.
***
Projekti për Muzeun Hebraik mund të jetë një kontribut i rëndësishëm për kulturën dhe turizmin, por qasja historike që do të paraqitet në të duhet të mbështetet mbi burime primare dhe standarde shkencore.
Nuk mund të pranohen deformimet e së vërtetës historike. Respekti për historinë nuk kërkon ekzagjerime.
Përkundrazi, ai kërkon dokumente, transparencë dhe kërkim shkencor.
Vetëm kështu ruhet integriteti i kujtesës historike dhe shmangen interpretimet që mund të krijojnë keqkuptime në opinionin publik.
Nga analiza e dokumenteve osmane del qartë se defterët nuk mund të përdoren si regjistrime etnike, pasi ata evidentonin kryefamiljarët sipas statusit fiskal dhe përkatësisë fetare, jo sipas kombësisë.
Për këtë arsye, edhe të dhënat arkivore për vitin 1520 tregojnë një zhvillim të ri studimor, sipas të cilit hebrenjtë në Vlorë ishin në një përqindje më të ulët dhe nuk e kalonin nivelin prej 37%.
Sipas kronologjisë rritja dhe më pas rënja e komunitetit hebre ishte rezultat i një kombinimi faktorësh historikë, si politika osmane e vendosjes së hebrenjve sefardë në portet strategjike, emigrimi i një pjese të popullsisë arbërore pas pushtimit osman dhe zhvillimi ekonomik i Vlorës si qendër tregtare.
Prandaj, pretendimi se “Vlora ishte 80% hebreje” nuk mbështetet nga burimet primare të njohura deri më sot. Dokumentet historike paraqesin një realitet më kompleks, i cili kërkon interpretim të kujdesshëm dhe respektim të metodologjisë shkencore dhe transparencë nga ana e administratës shtetërore ajo duhet te jetë një çeshtje shkencore historike dhe jo deshire politike me ngarkesa emocionale.Historia duhet t’i shërbejnë kombit, emocionet politike nuk të shpien asgjekundi..!
__________________
Bibliografia
*Barleti, Marin. Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum Principis. Rome, 1508–1510. (Botime kritike të ndryshme.)
*Encyclopaedia Judaica. 2nd ed. Detroit: Macmillan Reference USA, 2007. Zërat “Albania” dhe “Valona.”
*Fish, Mark. “Over a Million Followers: Albanian PM Shares Footage of His Meeting with Rabbi Yoshiyahu Yosef Pinto.” The Jerusalem Post. January 7, 2025.
*İnalcık, Halil. The Ottoman Empire: The Classical Age, 1300–1600. Translated by Norman Itzkowitz and Colin Imber. London: Phoenix Press, 2000.
*İnalcık, Halil, and Donald Quataert, eds. An Economic and Social History of the Ottoman Empire, 1300–1600. Vol. 1. Cambridge: Cambridge University Press, 1994.
*Kohen, Anna. Flower of Vlora: Growing Up Jewish in Communist Albania. Bloomington, IN: iUniverse, 2007.
*Lewis, Bernard. The Jews of Islam. Princeton, NJ: Princeton University Press, 1984.
*Malcolm, Noel. Agents of Empire: Knights, Corsairs, Jesuits and Spies in the Sixteenth-Century Mediterranean World. London: Allen Lane, 2015.
*Schmitt, Oliver Jens. Skanderbeg: Der neue Alexander auf dem Balkan. Regensburg: Friedrich Pustet, 2009.
*The Press Service of Israel (TPS). “Albanian Prime Minister Hosts Israeli Rabbi, Construction of Jewish Museum to Soon Begin.” January 7, 2025.
*Valentini, Giuseppe, ed. Acta Albaniae Veneta saeculorum XIV et XV. 25 vols. Palermo: Centro Internazionale di Studi Albanesi, 1967–1977.
*Vickers, Miranda. The Albanians: A Modern History. London: I.B. Tauris, 1995.
_________________
Kol Marku-Itali
01/07/ 2026


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
