A po vjen çeku i bardhë?!

19
Oct
2023
Shkruan: Medai Shaholli


‘Çeku i bardhë’ që është proklamuar për Shqipërinë se ‘do të vij’ sot në samitin e Tiranës, si pjesë e agjendës së Procesit të Berlinit, do ta rikëmbë ekonominë Shqiptare apo janë vetëm broçkulla të radhës nga i gjati?
BE-ja nuk shpërndan çeqe të bardhë për barkderrët dhe hajdutët shqiptarë që i kanë bërë varrin Shqipërisë, ajo thjesht do të shoh dhe do të vëzhgojë si do të ecin punimet në projektet e mëdha të parapërcaktuar qysh më parë.
BE-ja nuk ndanë çeqe të bardhë, po kërkon relizimin e projekteve në vend dhe kontrollon drejtimin e fondeve që jep, nëse ato përfundojnë në xhepat e hajdutëve shqiptarë si deri më sot apo do të shkojnë në vendin e duhur.
Ndaj, le të jemi më skeptik për ato kredi 30 miliardëshe që thotë i gjati se do na jap BE-ja për projektet e mëdha të rikonstruktimit të hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës dhe Hidrocentralit të Fierzës.
Premtime pa mbulesë ka patur shumë në këto 30 vite të demokracisë liberale në Shqipëri, ku vetë sektori privat ka patur ‘sukses’, ndërsa sektori publik ka ngecur në kënetën e korrupsionit, ku nga të ardhurat e taksapaguesve shqiptarë kanë përfituar oligarkët e ‘suksesshëm’ të ekonomisë së varfër të tregut shqiptar.
Paratë do të ‘vijnë lumë’ thotë i gjati, pasi ne jemi qeveri e përgjegjshme dhe e mbajmë fjalën për realizimin e të gjitha projekteve që kemi marrë përsipër për t’i realizuar!
Le të shohim njëherë nisjen dhe përfundimin e projekteve të mëdha që ka premtuar qeveria dhe të shohim se mos keqpërdoren ato fonde që BE-ja paskësh ndarë për Shqipërinë, ku ai ‘çek i bardhë’ të mos përfundojnë si ngahera në xhepat e qeveritarëve barkderra të babëzitur për para.
Për këto premtime dhe zotime të mëdha nga i gjati ynë një fjalë e urtë shqiptare thotë :’Nga e thëna në të bërë në mes është një det i tërë’!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 19/10/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk