Abdulla H(K)oti është një faqezi!

19
Sep
2024
Shkruan: Eshref Ymeri


“Abdulla H(K)oti është një faqezi, i cili, gjatë takimit në Vashington me Vuçiçin, në prani të presidentit Tramp, fjalën Kosova e shqiptonte njëlloj si krimineli Vuçiç – Kosovë. LDK-ja, në sytë e popullit dardan, e ka vërtetuar me fakte konkrete se kur ishte në aleancë me krye tradhtarin Thaçi, kreu i saj, burracaku Isa Mustafa, ka nënshkruar marrëveshje tradhtare me Beogradin në Bruksel, marrëveshje kaq revoltuese ato, saqë e kanë kthyer Dardaninë në një Palestinë të Evropës.
Ju e keni të qartë se udhëheqja e LDK-së, si aleate e PDK-së thaçiste, është agjenturë në shërbim të Beogradit dhe ka si pikësynim rikthimin e Dardanisë në koloni të Serbisë. Abdulla Hoti deklaron në atë mënyrë se ashtu e ka urdhëruar ustai i tij në Beograd. Përveç kësaj, Abdulla Hoti e ndien veten të sigurt për “fitoren” e LDK-së më 09 shkurt, sepse kundër Albin Kurtit në krye të Vetëvendosjes, janë rreshtuar të gjithë ndërkombëtarët, duke filluar nga sorosisti Blinken i Departamentit të Shtetit, deri te sorosistët e brukselizmit, armiqtë tradicionalë të kombit shqiptar që nga koha e gjyshërve të tyre. Veç kësaj, Abdulla Hoti, si aleat i kryetr.. Thaçi, ka edhe mbështetjen e plotë të kryetr.. Rama, i cili, siç dihet, është rreshtuar me vendosmëri kundër Kryeministrit Albin Kurti dhe përgjithësisht kundër Republikës së Dardanisë“,

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 19/09/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk