Abdullah Mehmeti eshte nje njeri i paafte!

23
Aug
2023
Shkruan: Arsim Zekolli


Pasi qe askush, asnjehere nuk i ka dhene shans qe te deshmon aftesite.
Abdullah Mehmeti nuk ka kërkuar shans qe te dëshmon veten.
Vetem ka kërkuar qe mos ti bejne skamza.
Abdullah Mehmeti nuk e kupton se nese nuk i bejne skamza, nuk do deshmon veten aftesine, por edhe paaftesine. E atyre qe nuk i ofrojne shans.
Abdullah Mehmeti eshte Tetovar.
Por, jo bash Tetovar.
Dua te them, eshte tetovar me t te vogel, ama disi, nuk eshte nga elita Tetovare me T nen tupan.
Prandaj eshte me i madh se Tetova, se zeri i shkon me larg se tupanat.
Nuk ka miq ne Скопје. Nuk eshte familje ministrore. Nuk ka restoran. Nuk ka revole. Nuk ka pare. Nuk ka zagrebacka skola frajerstva, nuk ka beogradski univerzitet mangupstva. Eshte nje student Prishtine.
Per këto dhjete vite, Abdullah Mehmeti me perpikshmeri te habitshme ka paralajmëruar per ndëshkimet qe do paguajmë fale sjelljes horre ndaj arsmit, shkencës, kulturës, politikes, kombit.
Atehere, te diturit e perbuznin se nuk kupton politik, nuk din modernitetin.
Sot, e akuzojne se eshte fatalist, pessimist, ah ore vetem zi shiqon ky Dulla.
Kur me takonte Roland Gjoni nga Tirana, nuk me pyeste as per Arbera e Fatmira, as per Abdylmenafa e Teuta. Me pyeste, kush eshte Abdullah Mehmeti, pasi qe “vetem ai disi lufton ne shkrime per te vertetat”. Ne kafeterine perballe Qeverise ne Prishtine, nje vezhguese e rrjedhave ne Maqedoni (doktorante ne Oksford) me prezantohej me fjale “rregullisht percjelli shkrimet e Akademik Mehmetit, pasi qe prek tema ne thelb”. Ne Shkup, portal-gazetari arsyetonte refuzimin e intervistimit te Dulles me argumente “a be i mire eshte ai, ama nuk ka klikime, nuk e njofin lexuesit. E as nuk eshte ndonje professor me nam, as dekan”.
E verteta eshte se per dallim nga keta “akademik e profesor” qe paradojne para kamerave me pergjegje magnetofonike, Abdullahat dhe “profat” mendojne shpejt dhe flasin ngadal. Me pergjegje te papritshme e paparashikueshme. Gje qe i ben gezetaret te frikesuar se – tybe as qe kan lexuar nje paragraf nga shkrimet e te intervistuarve. Nese paraprakisht nuk jan perkthyer nga ndonje Makfax.
Secili qytet ne Maqedoni ka nje Abdullah Mehmeti. Te paafte.
E perbashketa trishtuese eshte se keta nuk i ka heshte as Brankoja e as Kiroja, as Lubcoja e as Vladoja, as Nikola as Zaevi, por rregullisht dhe me kembengulje lidershipi yne, akademija jone dhe mediatiku yne (gazetaria ka vdekur moti). Keta njerez jan eliminuar dhe ekzekutuar publikisht nga kohorta barbare e OJQ manekinave, te redaktoreve lahperist, te akraba-akademise.
Abdullah Mehmeti, dhe te tjeret si ai, e pine espresson e vetme te dites ne nje gjysem-kafeteri te Tetoves. Per dallim nga Elita Intelektuale, ky njeri nuk prek krahun me ndonje narco-diler, gangster-idol, dylber-partie, mastercard-redaktor, fresh-nga-haxhi esnaf. Thjeshte, Abdullahet e tille nuk jan “in”, nuk jan “cool”, nuk jan “car”, nuk jan “boss”, nuk jan “direktor”. Jashte kafeterive, te tillet qytetaret e rendomte i quajne vetem si “profi”. Dhe i konsiderojne si Zotni per nam, jo per qallam.
Abdullah Mehmeti eshte i cmuar ne Tetove nga ata qe dikur buronin nga klasa punetore, nga emigracioni i hershem, nga studentet e konvikteve, nga lexuesit e RIlindjes. Eshte i cmuar dhe vleresuar ne Shkup, ne Kumanove, ne Struge, nga e njejta structure si ajo ne Tetove. Dhe I injoruar nga po e njejta strukture si ajo e Tetoves.
Sa keq. Besoja se Vjosa dhe Albini do bejne nje pyetje per prof Dullen. Pasi qe, e dij, e dijne kush eshte. Po ku te mbrrijne deri te ai nga gjith ai rrethim rreshtuarish per “selfi” qe do vendosin mbi vitrine me “dy metra gjate, 20cm lart, 12cm thelle” librash zbukurimi.
Abdullahu dhe Dullat e qyteteva tona nuk vleresohen sot. Konform tradites tone kombetare qe nga Luigj Gurakuqi, mungesa e peshes se tyre ekonomiko financiare do i ben irrelevant ne kohen kur jetojne, dhe emra frymezimi pas 3-4 gjeneratash. Kur ster-nipat tane do bejne batuta me primitivizmin e akademise, politikes dhe inteligjences sone te sotshme, dhe do lakojne emrat e Abdullahut dhe Dullave si vlera positive te kohes sone dhe kohes qe do vjen.
Abdullahut dhe “profave” si tij ne qytetet tona nuk ju kan mbet edhe shum dekada per te hecurmes nesh. Do shkruaj per ta sot, per se gjalli, deri sa frymojne, qe t’ua lehtesoj per nje moment ate gure qe peshon mbi shpirterat e tyre. Sa per t’ju then: nuk jemi bash gjith te verber, e dijme se sa vleni, se c’pune historike beni. E dijme veshtiresine dhe sakrificen e bere. E dijme se jeni lodhur nga kfashimet e langojve partijak, profiter, sharlatanesk ne Tetove e Shkup.
E ju, zoti Abdullah Mehmeti, dhe ju, profa te gjenerates se tij, ta dini se na beni nder qe jeni ashtu si jeni: nje nga intelektualet me me renome she autentik qe kemi pasur ne Maqedoni.
E tani, c’ka nenkuptojme nen aftesi te ne, sot dhe ketu?

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 23/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk