Shkruan: Z. Bilimani
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Kosova ishte pushtuar,
trimat e lirisë,
dolën maleve
kërkonin dritë,
se errësira ua vërbonte sytë.
.
Ademi me shokë,
Jo, i thanë robërisë,
Duam n’trojet tona
Të agojë, dita e lirisë.
.
Në Prekazin legjendar
luftë e ashpër me barbarë,
Atje, luftoi familja Jashari, që ia pat frikën dushmani.
.
Sulm i ashpër, në atë vend!
Atje, luftoi Adem trimi,
Komandant e trim i rrallë,
E nderon, çdo shqiptar.
.
Tri ditë luftë, heroizma, qëndresë!
5,6 e 7 Mars, stuhi shekullore përbesë!
Nuk dorëzohemi kurrë të gjallë,
Jemi lindur dhe vdesim shqiptarë.
Tokën dhe qiellin e ndezim zjarr!
.
Shumë armiqtë u egërsuar, dhjetëra familjarë e të afërm, Familjes Legjendare, ia masakruan.
.
E vërteta, mos të ngurrojmë të thuhet e të shkruhet:
Jasharajt, si burrat e gratë e moteve luftuan,
Ato ditë stuhie, për rreze lirie!
Jo, jo, as armiqtë lehtë nuk shpëtuan, shumë u vranë dhe u tmerruan.
.
Epopeja e Prekazit
Mbet në histori, përherë,
Populli shqiptar,
Kudo i nderon çdoherë.
.
Janë aty shumë varre,
shpesh i vizitojmë.
Familjen heroike, Jashari
gjithmonë e kujtojmë.
.
Komandanti është i gjallë,
Në zemrat tona jeton,
Populli i këtij trolli, gjithmonë e kujton.
.
FUKARAIT NUK I QESHË BUZA!
.
Syri me vajti matanë xhamit,
Atje ku qengji dridhet në hell,
Unë i varfëri në pikë të hallit,
Nuk me del hesapi,
të ha një thel.
.
Goja e shkretë, më kullon lëng,
Aty pranë sofrës së ujqërve,
Ata zhvatin përveshin mëngë,
Dhe, mua me çahet fyelli i hundës.
.
Ah, fukara, poture grisur,
Një xham e ndanë,
me zengjinin,
Këtej nga unë, jetë e mjeruar ,
Atje matanë zgërdhijnë turirin.
.
Xhepi s’ma mbanë të ha një brinje,
Xhami s’më lë, të marrë as erë,
Thërrime u bëftë ajo vitrinë.
Të ngopet barku e syri i mjerë.
.
Një xham e ndanë botën ne mes,
Andej të nënës ,
këndej te njerkës…
I ngopuri, të uriturit si zë besë,
Përqafoje pjesën tënde të jetës.
.
TRAGJEDI NË BULEVARD
.
Në Tiranë, vërshuan rrëketë,
Bulevardi u bë, lum me dallgë,
Mbi dallgë u sulën rrufetë,
Katër kurban, në prag.
.
U dogj dita e janarit,
Nga avra e plumbave të nxehtë
Pllaka gri të tornuarit,
Mbetën të skuqura
përjetë.
.
Njerëz që nuk kërkojnë pushtet,
Veç bukë për të mbushur barkun.
Ah! Dora e horres njerkë i vret,
Zgërdhihej, u shkelë dhe gjakun.
.
Shtriga Salo, dha urdhër për zjarr,
Se i rrezikohej karrikja,
Një shkrepje dhe katër te vrarë,
Me tej dhe dhjetëra të plagosur, inati i shtrigës nuk sosej.
.
Kali me patkonj prej hekuri,
Hazdiset, mbi gjakun e varfërisë,
Në grazhdin e çilarit të vjetër,
Përtypet në torbën e tagjisë.
.
Dhe, o sa cinizëm,
O sa tmerr!
Kryekrimineli, përsëri kërkon te vije në pushtet!
I pangopuri me gjak shqiptarësh,
Donë që ta vazhdojë pushtet- krimin e vet.
.
Nuk ranë nga qielli ata plumba,
Por, dolën nga frëngjia e kupolës,
Që vuri shënjestër mbi pëllumba,
I dogji me koburën e Ndout dhe të Llupos.
.
Tirana e pagoi shtrenjtë,
Në prehër te pozitës rënkimet u treten,
Ç’e pati mallkuar kaq rendë,
Që jetojnë jetimët me njërën.
.
Dymijë e njëmbëdhjeta ulet në gjunjë ,
Plagët i puthë, bulevardit,
Me dhëmbë e përtypin plumbin,
Gjaku i tyre, mbanë dheun ende të lagët…
.
Drejtësi e vonuar, ku je futur,
Pse nuk vë pikën,
mbi, i ?!
Çfarë pret,. ..do që masakra të ndodhin përsëri,
Kur shtrigat të vijnë në pushtet?!!!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!