Nga: Agim Sylejmani
Kur një ushtar apo polic i uniformuar, i maskuar dhe i armatosur kalon kufirin e vendit të tij dhe futet në territorin e një shteti tjetër quhet AGRESION! dhe bien këmbanat e alarmit të përgjithshëm për mobilizim për të mbrojtur atdheun e rrezikuar nga agresori.
Ndërsa në të gjitha mediat tona lidhur me agresionin e shtetit fashist serb në pikë të ditës, trumpetohet për kidnapim!!! Kjo i bie se thuajse s’ka ndodhur asgjë, kanë hyrë ushtarë të Serbisë dhe kanë prangosur policë të armatosur të Kosovës, të cilën po na e “ruajnë” ndërkombëtarët!!!
Këto ditë shpesh është përfolur fjala “koordinim”, ndërsa mua më shkoi mendja te një “koordinim” i mundshëm i këtyre “miqve” ndërkombëtarë (që po “ruajnë” kufinjtë e Kosovës) me Serbinë, për të ushtruar presione shtesë për qeverinë e Kosovës. Tani duhet të lihen të gjitha gjërat kontestuese mënjanë dhe të “negocohet” për “shkëmbimimin e robërve të luftës”! Bile Serbia këto ditë ka arrestuar në pikën kufitare të Merdares edhe shtatë shqiptarë të tjerë dhe përmes kësaj “plaçke” mendohet të shtrëngojnë qeverinë e Kosovës për të liruar kriminelët e arrestuar në veri të Kosovës, e sidomos Milun Milenkoviq – Llunes.
Mendoj se qeveria e Kosovës nuk duhet rënë në këtë grackë të përgatitur me “koordinim” të “miqve” tanë ndërkombëtarë dhe Serbisë fashiste.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!