Ky më lart është etiketimi që më bën prof. Eda Derhemi (pedagoge në universitetin e Ilinoisit në USA) me një koment në revistën e Ardian Vehbiut “peizazhe të fjalës”.
Me Derhemin nuk kam patur kurrë një kontakt dhe as e njoh veprën e saj. Edhe pse nuk njihemi dhe zonja në fjalë nuk ka paraqitur kurrë një oponencë kundër ndonjë botimi tim, i lejon vetes të më shpallë publikisht si “mashtrues publik” e “plehër sociale, morale e shkencore”.
Prej 16 vitesh botoj studime gjuhësore e fjalorë etimologjikë, për të cilët kam kërkuar oponencë shkencore në ASh, ASA e universitete dhe askund nuk e kam marrë oponencën që kërkoj, ndaj nuk e kuptoj zonjën Derhemi se ku i gjen referencat shkencore që më shpall mashtrues e plehër sociomoraloshkencore.
Në revistën “peizazhe të fjalës” u futa të replikoj pasi më kishin përmendur në studimet që botohen aty dhe shfrytëzova rastin të jap disa mendime rreth etimologjisë e që redaktorët i panë si etike e të përshtatshme për t’i lejuar të shfaqen e mbase për t’i hapur udhë një debati shkencor.
Prania e komenteve të mia shkencore me natyrë kritike e kthehu revistën në një agresivitet të palogjikshëm dhe në vend se të merreshin me debat shkencor, devijuan në formula fyese ndaj meje. Ruajta qetësinë dhe mendova se është publiku ai që vlerëson. Asnjë koment i imi nuk doli jashtë natyrës së debatit shkencor.
Së fundi komentova në dy shkrime të prof. Albert Riska dhe prof. Bardhyl Demiraj. Asnjëri prej tyre nuk iu përgjigj debatit dhe mua më erdhi “këshilla” nga bosi i revistës se: “nuk duhej të koemtoja nëpër shkrime ku nuk më ishte përmendur emri”. E kuptova “këshillën” si presion që i ishte bërë revistës prej artikullshkruesve, të cilët në pamundësi të debatit, i kërkonin revistës të censurohej A. Dalipaj e të mos lejohej të komentonte. Duke qenë se revista ishte private, mendova të respektoj këshillën për të mos komentuar në rastet që nuk më përmendnin emrin. Porse znj. Derhemi bëri një koment denigrues ndaj personit tim dhe pas këtij komenti Vehbiu i mbylli diskutimet dhe nuk më ngelej tjetër, përpos ta ndaj me miqtë e mi në fcb atë çka ndodhi te Blogu i Vehbiut.
E lus zonjën Derhemi, që në vend të denigrimit verbal, të tregojë me fakte se ku A. Dalipaj e mashtron publikun. Nëse nuk mundet të faktoj dot asgjë, profesoresha e sociolinguistikës në Universitetin e Ilinoisit duhet të tregohet ca më e përmbajtur.
Pa ju lodhur shumë, po jap një pjesë të shkurtër nga shkencëtaresha e sharjeve publke, znj. Derhemi dhe le të diskutojmë rreth etikës së komunikimit të kësaj sociolingojste.
Ja një pjesë nga komenti i saj për personin tim te “peizazhe të fjalës”:
4 Shkurt 2024 te 8:14 pm
“…. Sado e painformuar, siperfaqesore dhe e kompleksuar qofte masa qe e mbeshtet, eshte detyre e kujt ka pergatitjen e duhur ne fushe te paraqese arsyen, logjiken dhe mashtrimin qe ben Dalipaj. Sic e kam thene edhe me pare, ky manipulues i tufes qe pret ushqim pa cilesi per njohjen e vet te ceket e te manget, nuk eshte naiv. Eshte nej dukuri qe s’ndodh vetem ne Shqiperi. Predikues qe mashtrojne per te krijuar nje profil qe i lejon te perfitojne, ka pasur kurdohere e kudo. Dhe ndodh edhe qe jane jetegjate, derisa perseritja e vetes i con drejt kanaleve jashteqitese te dijes, atje ku e kane vendin. Per mendimin tim, kjo reviste ka bere detyren e vet morale dhe shkencore ndaj lexuesit ne kuptimin e gjere. Personalisht nuk besoj se A. Dalipaj duhet te sillet me verdalle ketu. Eshte fyese nderhyrja e tij. Na ben pis te gjitheve. Jemi gjynah te merremi me dicka aq te shemtuar, te papaster dhe idiotike. ….. Eshte nje pleher social, moral e sidomos shkencor qe na prish ajrin ketu”.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!